Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të shqyrtohet sot kërkesa e SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në 'arrest shtëpie'.
Seanca pritet të mbahet në orën 10:00.
Sipas prokurorëve të çështjes nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxjerrë nga arresti shtëpiak Berishën.
Kundërshtimi u bë në Apelin e Posaçëm nga dy përfaqësuesit e organit të akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Gjyqtari Engert Pllumbi do të shqyrtojë ankimin e SPAK.
Berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024.
SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksione nga SPAK që po vijon hetimet për pasurinë e familjes së ish-kryeministrit 'non grata' Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij.
Nuk e di si mund të lihet i lirë ky kriminel që ska lënë njeri pa sharë e pa shpifur.Nga ana tjetër dosja është kpsitur dhe ai duhet të gjykohet e të shkojë burg dhe të vazhdohet me 21 janarin Gërdecin etj etj.Nuk duhet të ketë mëshirë për këtë njeri bastard..
Duhet patjeter arrest shtepie per Berishen . Kushdo qe kundershton vjedhjet qe ben Rama hajduti duhet te perfundoje ne arrest me burg , dhe biles ta pushkatojm . Looooool hahahahahaha . SPAK eshte tamam nje bande vrasesish me pagese qe drejtogen nga Rama hajduti
GJKKO duhet e tera te shkrihet dhe gjykatesit e saj te korruptuar e te kapur nga Saliu duhet te shkojne ne burg ne vend te nongrates.