Në 11 janar, platforma online PER, do të hapet zyrtarisht për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Platforma do të rrijë e hapur deri në 6 mars.
Për këtë ju duhet një kompjuter, laptop, tablet, telefon i çdo marke, i cili duhet të plotësojë dy kushte: të jetë i lidhur me internetin dhe të ketë një kamer. Ju mund të hyni direkt në faqen e KQZ-së, dhe në seksionin “votues nga jashtë” të klikoni dhe të vazhdoni procedurat.
Ose mund të shkarkoni në telefon aplikacionin e KQZ-së dhe mund ta zhvilloni aty aplikimin. Pavarësisht çfarë rruge e mjeti zgjidhni, rregullat janë të njëjta.
Redjon Lila, specialist në KQZ për votimin nga jashtë, shpjegon për Report TV, hap pas hapi, se si duhet të veproni për një aplikim të suksesshëm.
“Sa herë hyjmë në llogari, ne duhet të shfaqim fytyrën tonë të gjallë. Sistemi na verifikon dhe kjo garanton që procesi po kryhet nga vetë ne e jo nga dikush tjetër. Në momentin e regjistrimit, pasaporta ose karta juaj shqiptare e identitetit mund të jetë edhe e skaduar, por duhet ta rifreskoni më vonë”,-thotë Lila.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpjegon për Report TV, se brenda 5 ditëve nga aplikimi, KQZ do tu kthejë përgjigje votuesve nga jashtë, nëse aplikimi i tyre është pranuar ose jo.
Më tutje, KQZ do tu dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë.
“Postieri do t’ia lërë zarfin në dorë individit, dhe jo familjarëve të tij. Do ta provojë deri në 3 herë për ta gjetur dhe do ta kontaktojë edhe në telefon. Shërbimi postar është i parapaguar.
Qytetari nuk do të paguajë asgjë. Ka nevojë për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor e kjo besoj do të bëhet, por qeveria dhe Kuvendi kanë ndarë veç një fond për vajtje ardhje të shërbimit postar. Fondi është 5 milionë euro deri tani.
Mund të jetë një operator postar ose një bashkim operatorësh, kjo do të varet nga gara që do të hapet. Inkurajoj votuesit nga jashtë që sapo ta marrin fletën, të votojnë sa më shpejt të munden dhe ta dërgojnë votën pasi nuk ka shumë kohë në dispozicion”,- tha Ilirjan Celibashi.
Po o zotri po. Të japim gjithë të dhënat tona në një aplikacion të pambrojtur. Injorantët e IT që keni punësuar juve janë të njëjtët me ata të e-albania. Dhe të dhënat tona përfundojnë në të gjitha mediat.
Mos e vrisni menjen! Diaspora eshte tmerri i regjimit ne fuqi e cilido regjim qe do vije.Ata kurre nuk do lejonin qe vota e diaspores te kishte rendesi. Fakti qe nuk ka nje ligj dhe kjo pune behet me aplikacion e formulare tregon se sa serioz eshte regjimi Narco i Edvin Rames dhe sa respekt kane ata per diasporen. === Nuk ka budallenj te mbushin ate formular me spec, dhe kjo eshte fitore e Narco Rames.
Kalec ,Ju nuk bani pjese ne Diaspore por ne "mergaten e qyqeve"!Mos e ngatro djathin me hirren or Kalec Dega,o hej o hej o hej.
Lali ti qe paske frike per te dhenat luke barin ne Bruksel.Ha ha ha ha ,si dekonspirohen baristet.Apo ke qene SHIK-as i Gazidedes dhe ke frike se te dalin te dhenat!!!!!!Hajde ketu dhe voto apo s'ta mban se je i skeduar dhe prijsi jot lexhendar nuk ashte ne forme.
Si mund ta dorezoj postieri ne dore kur ne në ate orar jemi ne pune ? Mund ta terheqim ne zyra postare ? Gjysma e shqiperise jan jashte gjysma jeton ne shqiperi , per te numeruar votat do beni nje lemsh kete here qe do lini nam ne gjithe boten , duke pare se vetem me votat aty jemi per rekord vonese .
Qia nenen shqiptari do nxjerre bishtra per cdobgje. Pu pu.
Ik o te shkerdhefsha rropt ,pse aplikacioni nuk behet nga e-albania ,dhe pse fleta duhet te dergohetme poste dhe jo ne menyre elektronike
Kur bej aplikimin nepermjet internetit perse te me dergohet fizikisht fleta e votimit me poste e te mos me vije nepermjet aplikimit ne internet e te votoj online? PRA FLETA E VOTIMIT TE VIJE NE MENYRE ELEKTRONIKE.Ky lloj votimi eshte pa kosto postare.PERSE duhet paguar postimi?panvaresisht kush e paguan.
Per votusit qe jane ne Amerike nuk ka shume probleme. Cdo individ ka nje numur SOCIAL SECURITY(***-**-****) Ky numur duhet te vendoset me doemos!!! Nje person nuk mund te votoj dy here! Sistemi duhet te cfaq vetem 4 numurat e fundit!
Ku behet aplikmi