Procesi penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar prej muajsh me një përplasje të fortë procedurale mes mbrojtjes, SPAK dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në qendër të këtij debati ka qenë e drejta e të pandehurit për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore.
Prej disa muajsh Veliaj dhe avokatët e tij kanë pretenduar se kjo e drejtë nuk është garantuar plotësisht. Vendimi i fundit i gjykatës, që i dha mundësinë Veliajt të njihet me aktet e dosjes, erdhi pas një serie kërkesash dhe debatesh të forta në seancat paraprake.
Fillimi i përplasjes procedurale
Çështja nisi të marrë dimension publik në momentin kur mbrojtja e Veliajt ngriti pretendimin se ai nuk kishte akses real në materialet e hetimit, të cilat përbëjnë bazën e akuzës ndaj tij. Në disa seanca në Gjykatën e Posaçme, Veliaj deklaroi se nuk kishte pasur mundësi të njihte personalisht dosjen, duke theksuar se përgatitja e mbrojtjes bëhet e pamundur pa këtë akses.
Në një nga seancat gjyqësore ai u shpreh se prej muajsh ndodhej në paraburgim pa pasur mundësi të shihte dokumentet që përbëjnë bazën e akuzave, duke e cilësuar këtë si cenim të së drejtës për një proces të drejtë.
Dosja voluminoze dhe debati për kohën e mbrojtjes
Sipas avokatëve, materiali hetimor përmban rreth 60 mijë faqe dokumente, të cilat duhet të studiohen për të ndërtuar strategjinë e mbrojtjes. Për këtë arsye, ata kërkuan shtyrje të seancave dhe kohë shtesë për t’u njohur me aktet.
Mbrojtja argumentoi se një proces penal nuk mund të vazhdojë në mënyrë të rregullt pa u garantuar që i pandehuri dhe avokatët e tij kanë akses të plotë në provat dhe dokumentet e dosjes.
Nga ana tjetër, SPAK mbajti qëndrimin se dokumentet ishin vënë në dispozicion dhe se procedurat ligjore për njoftimin e të pandehurit ishin respektuar. Prokuroria theksoi se Veliaj dhe mbrojtja e tij janë njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe për të drejtën për të marrë kopje të akteve.
Përplasjet në seancat paraprake
Debati arriti kulmin gjatë seancave paraprake në Gjykatën e Posaçme, ku Veliaj kërkoi edhe shtyrjen e procedurës deri në momentin kur të garantohej plotësisht e drejta për njohjen me aktet dhe për përgatitjen e mbrojtjes.
Në disa raste seancat u shtynë pikërisht për këtë arsye, ndërsa mbrojtja kërkoi që Veliaj të kishte mundësi të shqyrtonte dokumentet edhe në ambientet e paraburgimit.
Në të njëjtën kohë pati edhe tensione në sallën e gjyqit, ku Veliaj kundërshtoi mënyrën e zhvillimit të procesit dhe kërkoi garanci më të plota për respektimin e të drejtave procedurale.
Vendimi i gjykatës për njohjen me aktet
Pas disa kërkesave dhe debateve procedurale, Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën për njohjen me aktet, duke i dhënë Veliajt dhe mbrojtjes së tij mundësinë të njihen me materialet e dosjes para vijimit të mëtejshëm të procesit.
Vendimi u interpretua si një hap i domosdoshëm për të garantuar standardet e procesit të rregullt ligjor. Në praktikën gjyqësore, kjo fazë është thelbësore, sepse vetëm pasi mbrojtja të ketë analizuar dosjen mund të paraqiten kundërshtime procedurale, kërkesa për prova apo argumente për pavlefshmërinë e disa akteve.
Një debat më i gjerë për procesin penal
Rasti i Veliajt ka hapur një debat më të gjerë në Shqipëri për mënyrën se si zhvillohen proceset penale në çështje të mëdha korrupsioni. Përplasja mes mbrojtjes dhe organit të akuzës ka nxjerrë në pah tensionin mes dy parimeve themelore të drejtësisë: efikasitetit të hetimit dhe garantimit të të drejtave të mbrojtjes.
Në këtë kuptim, beteja procedurale për njohjen me aktet ishte shndërruar në një nga elementet më të diskutuar të gjithë procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, gjë që u zgjidh në seanën e ditës së hënë në GJKKO, ku kjo e fundit mori vendim që kryebashkiaku Veliaj të ketë mundësinë e njohjes me aktet e hetimit./TemA
Sa me volumineuse te jeté nje dosier , me pak fakte ka . Eshte teknike qe perdorin prokuroret kur duan te denojne dike qe nuk eshte fajtor. Nuk ka gjyqtar prokuror qe lexon 16 mije faqe.
Kaq naiv të jesh ti sa beson vërtetë qe dosja ka 16 mije faqe? Këto janë deklarime propagandistike gazetash, janë tym për të gënjyer mbështetësit e partive. Është luftë politike, me një fjalë mut qeni.
Marrin gjithe arkiven e bashkise apo te ministrive dhe thone eshte "prove".
60 mij o figure, jo 16 mij. Dhe teorikisht gjyqtarja duhet ti lexoj per 10 dite, se aq eshte afati. Perlat skane te mbaruar dmth. Rrobi normal lexo max 200 faqe ne dite para se ti shkrihet truni. Sipas llogarise duhen 300 dite pa ndalim me lexu dosjen. Prokurori ka 10/15 veta staf opgj, qe mbushin dosjen qe nga 2023. Kurse gjykata ka 10 dite me e lexu. Per drejtesine qe duam, te na rroje shoku enver
Greku nuk ja fal Edi Rames fushatat ne Greqi, humbjet e zgjedhjeve te kryebashkiakeve ne Greqi e pastaj burgosjen e bejler vrasesit, kurves. Kjo e gjitha eshte VEPER E TE SHITURVE te sherbimet greke. Edhe bllokimi i punimeve per Porto Romanon e kantjereve te tjera neper Shqiperi... eshte veper e QELBESIRAVE qe kemi mes nesh e jane shitur familjarisht e si fis, sidomos te sherbimet greke. As mos u lodhni, te gjithe ata qe puna u ka duk ne Shqiperi , e jane ne krah te Edi Rames... te gjithe do te kene shkopinj ne rrota. Kjo u vjen pershtat edhe PLEHRAVE qe i njohim tashme ne kete vend. Duhet nje VETTING i ri me kritere te forta ne Drejtesi, dhe ne Politike gjithashtu. Populli shqiptar po paguan edhe rroga milioneshe per SABOTATORE, qe Qoftelargu Enver, do t'i kishte VARUR ne shesh me kohe.
Pra ju po thoni qe gjykata nuk ja ka mundesuar avokateve dhe te akuzuarit njohjen me aktet e dosjes hetimore? Mesa di une Avokateve ju eshte dhene ne forme elektronike nepermjet nje usb-je te gjitha materialet apo aktet e hetimit. Apo e kam gabim?
ne kete rsat te pandehurit i jane mohuar ne kundershtim me kodin penal si dhe kushtetutes!
E ke gabim. Nuk i eshte dhene asgje. Vetem ne Shqiperi ndodhin keto, dergohet tjetri per gjyq pa dit cfare akuzash ka kunder tij.
Po dhe Lalit, meqe te pelqeka keshtu, nuk i lejohen as pajisjet qe te perdore usb.
Kam një pyetje. A ka ligj që dënon një prokuror për moszbatim ligji apo abuzim të detyrës duke I pritur lirinë dikur tjetër në mënyrë abuzime?
Ne bote quhet "contempt of court" dhe ne fakt perdoret shume sidomos ne Amerike. Ne shqiperi nuk ekziston, ose mbase ekziston ne leter. Por ne realitet nuk ekziston pasi ne shumice derrmuse gjykates, prokuroret e avokatet bashkepunojne per te dhene vendime drejtesie sipas pageses. Duhet te jesh komplet idiot te mos e shohesh.
Te keto 600 mije faqet per jeten e Veliajt eshte dhe leja e Dados me 30 apartamente te rruga e Kavajes? Pyetje nga salla!
Pergjigje nga salla. Shiko mire se kjo leja e Qirje Dados eshte edhe per Dum Dumanin.
Po kur prokurori te fut ne burg padrejtesisht dhe ne fund mer pafajsine nga Gjykata e Strasburgut (se gjykatat tona jane per te DHJERE)..... Kush mban pergjegjesi?....... A nuk duhet nje ligj qe te denohet ky mender Prokuror 10 fishin e atij qe i ka rene ne qafe kot................ A po si pelqen Salehut dhe Gites keshtu se ju iken per LESH organizata kriminale qe quhet SPAK =KAK
Mire t’i behet Lalit, i dha leje ols dados, i futi ne pune gjithe familjen e gruas dumanit, shkoi per lesh reforma