Drejtësia, a mundet që ky pushtet i fortë të kushtëzojë politikën?

1 Dhjetor 2025, 18:28Politika TEMA
Drejtësia, a mundet që ky pushtet i fortë të

Nga Ylli Pata

Në fakt gjithçka është politikë, edhe pse gjërat në një sistem etik siç është demokracia emrat janë të ndara. Që në lashtësi, drejtësia ka qenë një pushtet që ka tundur themele, në çdo organizim apo perandori të lashtë, deri në shtetet moderne me zgjedhje universale drejtësia ka qenë një motor i shtetit që ka ushqyer apo ka ndikuar në zhvillimin politik. Sipas rasteve ka nddhur edhe përplaje, madje shumë të forta, deri në pikën më ektreme. Ku herë njëra e herë tjetra, kanë prevaluar dhe fituar apo edhe humbur.

Ne nuk kemi pasur një drejtësi që të ketë pasur një pushtet të fortë mbi zhvillimet e vendit deri më sot. Ka qenë politika ajo që ka prevaluar dhe e ka kthyer drejtësinë në një vegël qorre. Sa herë krijoheshin hapësira për “kërpurdha pavarësie” dilte dikush si Enver Hooxha dhe e shkrinte ministrinë e Drejtësisë, apo Sali Berisha që kërkonte të merrte peng Zef Brozin, kreun e Gjykatës Supreme, apo ta qunte Kryeprokuroren e Republikës “lavire bulevardi”. Prej pak vitesh po përjetojmë nëpërmjet SPAK një pushtet përbindësh që ka mundësinë të shkatërrojë karriera, jetë, pore dhe të ndikojë në mjedisin politik të vendit. Po sa vërtetë kjo mund të jetë reale?

Në fakt nuk jemi në një arë të palëruar. Perëndimi, që ne duam t’i përkasim e kalon përditë një sfidë permanente mes fuzionit politik në drejëtsi dhe anasjelltas.

Por për ta sjellë një panoramë sa më të kuptueshme për ne, terrenin tonë, mjafton të shikojmë situatën në vendin tonë fqinj, Italinë, ku edhe e kuptojmë më gjartë, pasi mjaft i kanë ndjekur shumë nga këto zhvillime, të cilat kanë qenë edhe spektakolare herë pas here.

Në vitin 1992, siç dihet në Itali ndodhi një hetim i madh i një grupi Prokurorësh të Milanos për korrupsionin e partive kryesore që kishin pushtetin në vend. Të ashtuquajturat “Penta partiti(pesë partitë”.

Hetimet sollën një ortek të madh që mori para klasën e vjetër politike. Duke zhdukur me disa fletë-thirrje, arrestime e më pak procese thuajse të gjithë klasën e vjetër politike.

Por në realitet, Mani Pulite, edhe pse solli një zhvillim të madh j vetëm italian, por  dhe europian e më gjerë, në logjikën e gjetjes së korrupsionit në politikë, nuk arriti të sjellë politikanët e pakorruptuar në krye. Pëkundrazi!

Në krye të qeverisë u votua Silvio Berlusconi, njeriu më i afërt i politikanit më të akuzuar nga sistemi i vjetër.

Ndaj të cilit nisi sapo hyri në zyrë një seri hetimesh që nuk ju ndanë sa ishte gjallë. Këtë fenomen, Berlusconi e ktheu nga pikë të dobët, në pikën e tij të fortë, duke bërë një betejë politike permanente me drejtësinë.

Por nuk është vetëm Berlusconi i vetmi politikan i lartë që është përplasur me drejtësinë gjithë kohën. Ka politikan të së majtës dhe të djathtës, të qendrës dhe ekstemeve, të cilët nga përkrahës të zellshëm të drejtësisë “jacobine” janë kthyer në viktima të sistemit.

Themeluesi i Lëvizjes pesë Yje, Beppe Grillo, është realisht viktima më e madhe. Partia e të cilit u ngrit mbi kudhrat politik të antimafias dhe antikorrupsionit, por më në fund komediani politikan ran ga një çështje penale fatkeqe e të birit ndaj një vajze të mitur.

Sipas mjaft gjasave, çështja në fjalë mund të ishte një rast i montuar, i prodhuar në epruvetë në mënyrë perfekte nga mjeshtra për ta rrëzuar.

Shumë thonë se ka qenë e tillë, por Grillo nuk e kishte mundësinë për tu mbrojtur apo kundërsulmuar mbi këtë montim, nëse ka qenë i tillë. Pasi kishte agresuar kundërshtarët në mënyrë më të egër sapo një prokuror kishte hapur çështje.

Matteo Renzi, sot është lideri i një partie të vogël të koalicionit të qendrës së majtë. “Italia Viva” quhet. Para disa vitesh ka qenë kryeministër i Italisë dhe lider i partisë më të madhe të së majtë: Partia Demokratike. Renzi, një politikan i shkathët ambicioz arriti të rrisë kuotat e së majtës, duke sjellë më shumë qendër në politikën e tij. Aty u ndëshkua nga armiqtë e shumtë. Një hetim i hapur në qytetin e tij të lindjes ku ka qenë edhe kryebashkiak, Firenze, goditi jo vetëm atë personalisht, duke i shkatërruar karrierën pore dhe familjen e tij. 

I futën në burg babain dhe mamanë, për mashtrime faturash fiskale. i hetuan fondacionin e partisë dhe kontrolluan shtëpitë e zyrat e të gjithë bashkëpunëtorëve. Mediat, siç ndodh shpesh i bënë gjyqin publik, por Renzi mbajti qëndrim duke i konsideruar akuzat e padrejta. Në fund, në të gjithë shkallët e gjyqësorit ai fitoi. Prindërit u liruan, por jeta e tyre nuk ishte si më parë. Renzi u rrëzua nga kryeministër e Giorgia Meloni erdhi në qeveri duke sulmuar kundërshtarin e tij.

Sot këta politikanë janë përballë. Meloni ka nën hetim thuajse pjesën më të madhe të qeverisë. Një ministre e saj, përkatësisht Daniela Santanchè është e akuzuar nga prokuroria për mashtrim fiskal. Meloni jo vetëm nuk e largoi por e mbrojti, duke bërë një betejë me drejtësinë.

Para disa ditësh mazhoranca miratoi një ligj ku vendosi ndarjen e karrierës. Ku një prokuror apo një gjykatës nuk mund të bëjë as analistin, e as opinionistin apo një zanat tjetër.

Megjithatë, duhet thënë se sa e fortë ka qenë reagimi i politikës, aq më i fortë është bërë krijimi i një opininoni apo lobingu nga një numër prokurorësh dhe gjykatësish që nuk pushojnë të bëjnë betejë për një politikë të pastër. Mjaft prej tyre janë bërë depuetë, senatorë, madje Pietro Grasso, një nga ikonat e prokurorisë antimafie arriti të bëhet edhe president i Senatit.

Italia natyrisht nuk është e vetme, pasi kemi pasur këtë panoramë edhe në SHBA në rastin e hetimeve ndaj Trump, Biden apo Hillary Clinton, pore dhe në Francë, apo vende të tjera.

Sot që flasim kryeministri i Spanjës Pedro Sanches është nën sulm nga drejtësia, ndërkohë që ai e konsideron si politikë nëpërmjet drejtësisë. Kjo luftë është siç duket pjesë e sistemit, ama gjykatat, ata nuk lëvizin, por vënë vulën, të cilën e respektojnë të gjithë…

10 Komente

  1. A
    Arvanites

    Gjykata pas nje procesi gjyqsor mund te te shpalli fajtor dhe te ndaloje ushtrimin e funksioneve publike. Ketu po flasim kur nje prokurordhe nje gjyqtar te shkarkojne nje minister ne faze hetimesh ndersa neser mund te shkarkoojne dhe kryeminostrin. Pra mjafon qe nje lider opozite, SB ose nje i pasur ZM te kete ne dore nje prokuror dhe nje gjyqtar dhe rrezon qeverine.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xyz

      Dum dumani ,oslli dodo,greku bami..…marrim urdhëra nga Sal Berisha,nuk ka mundësi të marrin kryeministrin,se atëherë shpërthen,kështu mbajnë ,situatën në kontroll të skapistëve.U bë lufta për ata shkrimet e Erion Veliajt kundra dordolecit dodo,kurse Sala i quan dum dumana ,organizatë kriminale ,të shitur….dhe asgjë ,vetëm se ja lirojnë masat,duke ia kthyer edhe pasaportën.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Noci

      Dy problemet kryesore qe ka Drejtesia jone dhe qe jane kërkuar edhe nga amerikanet si negative eshte arrestimi i njerezve para provave,pra rri ti ne burg deri sa te zbulojmë diçka per ty. Problemi i dyte eshte rasti i Ballukut,apo i çdo personi te zgjedhur ne rastin tone edhe kryetaret e zgjedhur te bashkive,per te njejtin motiv.Arrestimi duhet te jete i fundit thote Komisioni i Venecian,kur te kesh zgjidhur plotesisht akuzat,pa u arrestuar personi.Kuvendi duhet te rregulloje ligjin per kete problem,sigurisht bazuar ne ligjet e BE,ku ne asnje shtet nuk ndodh diçka e tille qe neser nje Gjykatës,pezullon gjithe qeverine dhe Rama i ka votat,por kam bindjen se edhe opozita ka leverdi per t'a votuar se neser vjen ne pushtet dhe zahmet se mund te kete ndonjehere 83 deputete

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        Eh , ketu duhet te kthehet per pak kohe xhaxhi Enver dhe te gjykoje sipas ligjeve te tij te gjithe politikanet e ketyre 30 viteve qe kane shkelur nenin e asaj kohe " Vjedhje dhe shperdorim i pasurise se perbashket". Te jape denimet , dhe te ike perseri. Pastaj te shohim do guxoje ndonje te fute duart ne leket e taksapaguesve shqiptare !!!!

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILIR

          A e dini se ky Pata Patoku eshte nje servil i pa pare Tipik bythlepirs Te ben te besosh se te ecesh ne shi pa çader.nuk lagesh Ptu

          Përgjigjjuni
          1. f
            fjala

            Ne radhe te pare une ndikohem nga emra dhe mbiemra njerezisht qe nuk i perkasin njeriut, por sendeve pa jete, shpendeve dhe kafsheve. Valle keta s'kane pasur nje emer apo mbiemer njeriu shqiotar, nuk e kane gjetur dot? Te therrisnin gjitonin. E dyta eshte se gazetari apo çfare profesioni ka, temen e nis per drejtesine duke nxjerre foton e Dumanit dhe gjithe shtellunga e tymit ishte Italiq. Nuk pashe ndonje gje per Shqiperine dhe e treta eshte me kushtetute deputete flasin si dhe çfare duan dhe nuk i denon njeri( vete e shkruajne vete e vulosin), tani na jane kthyer dhe prokuroret dhe gjykatesit qe populli nuk i ka votuar. Kane dale si kerpudha pas shiut dhe konsiderohen si me te fuqishmit, por kur ata nuk japin drejtesi, vjen nje dite dhe e pesojne si ai gjyqtari ne salle, p^randaj , meqense nuk e tha gazetari, po e theme une. Neser gjykata kushtetuese do te vendos o me ne o kunder neshe.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labi

              Si tha ai te filmi,te gjithe po na dalin te genjyer,po kush vrau e preu popullin,keta jo kane vjedhur po kane bere aq shume sa gjithe familjen ne burg ti fusesh prap eshte pak.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tim

                Gjykatat nuk Jane politike, se Jane zgjedhur me zotesi shkollore dhe dije, e Jo me llafollogji e me vota. Ka ndryshim

                Përgjigjjuni
                1. N
                  NACIONALISTI

                  DREJTESISE. POLITIKA. APO. PARLAMENTI. ME 3/4. APO. ME 2/3. E. NUMURIT. TE DEPUTETEVE. IA. PRET DERI NE. RREZE. KOMPETENCAT.PROKUROREVE . ZOTI PATA MOS CAJ DERRASA. ME ITALI E. KU PARTITE APO KUALICIONET PARA ZGJEDHORE NUK MARRIN ME SHUME SE 30%TE VOTAVE DHE ME, I KRIJOJE QEVERINE NE SHQIPERI 94. APO 84 DEPUTETE BEHEN ME NJE MARRVESHJE DHE NDRYSHIMET KUSHTETUESE JANE 100%TE MUNDESHME DHE QE MUND TE FUSIN. NE. DARE DREJTESINE PRANDAJ MBROCULLAT ME ITALI E MBAJI PER VETE

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Holy justice

                    Po te kete prova te forta spak e drejtesia jo ti arrestoje por ti vare ne sheshin skenderbej te gjithe politikanet ne pushtet e opozite. Mjsft te kene dashur a te duan ti mbledhin provat e faktet se ka pafund, sheshit. KETA POLITIKANE NUK KANR LENE NEN E GERME TE LIGJIT PA SHKELUR E PERDHUNUAR!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje