Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

8 Shtator 2024, 14:22Politika TEMA
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të

PS caktoi në Asamblenë e zhvilluar ditën e sotme, emrat e drejtuesve të qarqeve politike me të cilën do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme 2025.


Lidhur me këtë listë ku u panë edhe ndryshime, por edhe emra që kanë mbajtur postin e tyre të mëparshëm, në një lidhje skype në edicionin e lajmeve me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Ben Andoni u shpreh se qarku që PD do e ketë më të vështirë është Fieri, ku përballë Ballukut është Bardhi.

Bardhi sipas tij, nuk ka pasur ndonjë angazhim të madh në terren.

“Forca që mori Benet Beci pas fitores dhe investimet që po bëhen në Shkodër, kanë inkurajuar shumë që ai të mbajë peshën e një qarku që ka qenë problematik për PS, ndërkohë qe ka liruar shumë Spiropalin që shoh se do të ketë peshën kryesore në Tiranë. 

Në Gjirokastër ka mbetur Kumbaro dhe duket që socialistët duken të kënaqur me punën e saj. Në vendet e tjera shoh ndryshime, ata e konsiderojnë garë me veten dhe jo me kundërshtarin. Një nga qarqet që është hambarë për PS është Fieri, që i është besuar Ballukut që përballë do të ketë Bardhin që nuk shquhet për punë të madhe në terren”, tha ai.


Lidhur me kandidimin e kryeministrit Edi Rama jashtë liste, Andoni u shpreh se me këtë Rama tregoi se është i sigurt për fitore.

“Rama do të kandidojë jashtë liste. Kjo është një nga sfidat më të mëdha që ka bërë ai, ashtu si në në zgjedhjet e kaluara që e vendosi veten dy herë në listë në Durrës dhe në Vlorë dhe me këtë që ka bërë tani, ai të djathtës i ka dhënë një mësim të mirë dhe kjo tregon se socialistët janë shumë të sigurt për mandatin e radhës”, tha ai.


Analisti komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS, për ti shpallur ‘luftë’ atyre që nuk deklarojnë pagat në sektorin privat.

Ai tha se me korrupsionin që është në vendin tonë, është diçka e vështirë që kjo të arrihet që të realizohet.

“Unë them që është një nga gjërat më të mira, nëse do të bëhet, por me korruposionin që është në vend është e paarritshme. Unë shpresoj që Rama ta çoj më përpara këtë, informaliteti është një lloj plage më të mëdha që mund të bëhet edhe kauzë zgjedhore, sepse pjedh korrupsionin. Në vendin tonë informaliteti ka përmasa të frikshme, kërcënimi ndaj biznesit më duket pak e tepruar nga ai”, tha ai.

8 Komente

  1. S
    Shkembi

    Me kete te djathte fashiste, Rama gjithnje ka tallur bythen dhe bravo I qofte. Keshtu e meritojne halet qe e shpresojne fitoren vetem nga armet. Ne Fier!!! E sigurt qe fiton Argita, se fieraket s’do e harrojne sa te jene masakren berishiste te Libofshes.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mësuesi i fillores

      "....sepse pjedh korrupsionin " . T'i kishe vënë një "r" para gërmës " "dh" , o gazetar ; e bëre që e bëre , t'a bënte tamam . Do të jesh me siguri nga Shkodra e për rreth , që , në vënd të "ll" vini "dhë" dhe e kundërta . Nuk thoni vodhi , por volli , nuk thoni vëlla , po thoni vëdha .

      Përgjigjjuni
    2. V
      Veri

      Kandidimi i Rames ne listat e lira qenka sfide. Edhe ti o Ben Andoni qenke blere, dhjere apo pjerdhur komplet.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kuituzovi

        Shume mire e ka Beni. Kandidimi i Rames ne listat e hapura,jo vetem qe eshte sfid por guxim dhe besueshmeri te elektorati i Shkodres.Asnje nga PD-ke nuk e ka bere kete gje deri sot. Eshte i vetemi Edi Rame dhe per kete meriton respekt. Do votohet masivisht.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Demokrati i vërtetë

        Pse, nëse nuk është sfidë, çfarë është? Le ta provojnë kryetarët e tjerë që ta bëjnë këtë që t'i shikojnë majën e veshit deputetllëkut. Jo vetëm kryetarët, por si në PS, të gjithë deputetët me më shumë se një mandat të konkurojnë jashtë listës së sigurtë, si të tillë, për të qenë jeniçerët e kryetarit në legjislaturën e ardhshme, dhe jo deputetët që përfaqësojnë votuesit, siç nuk e kemi parë të ndodhë deri më sot.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Veri

          Po pra ti kishte hapur listat ky babloku jot o demokrati i vertete e te mos vazhdonte pazaret e ndyra te 2008 me non graten. Te jesh kryeminister me kaq shume pushtet dhe me nje ushtri patronazishtes e tere administaten publike, oligarket e bandat nga pas dhe qenka sfide per te mbledhur vota sa per nje deputet, a ke logjike ti o patronazhisti i vertete ???

          Përgjigjjuni
          1. d
            demokrati i vertete

            "Demokrat i vertete ", do te thote demokrat i vertete. Pra as enverist, ramist, berishist a dreqi me te birë. Aq me pak militant i Berishes apo patronazhist i Rames (te dy palet njelloj jane militante). Sfide do te thote, qe: "Po ta mbajti bej dhe ti si une"- i thote sfidanti atij tjetrit. Epo sigurisht qe Rames ia mban. ndaj dhe vepron keshtu. Psh, nuk di ti, po une nuk i dua deputetet qe na sjellin ne parlament kryetaret e te gjitha partive e partiçkave, aq me pak kur jane per çdo gje pervecse aty si jeniçere te tyre. Thene kete une psh, nuk dua te jete deputet Saliu, Iliri, Mediu, Duka, Shehi, Dule etj, por ata duke qene në listen preferenciale dhe aty në vende te sigurta, i kemi ne parlament peshqesh prej 30 vjetesh. Pse nuk dalin e t'u kerkojne voten popullit siç ben Rama? Jo patronazhiste, jo korrupsion, jo vjedhje votash etj etj si keto, qe mund te jene disi faktor ne zgjedhje, por kur nuk të duan, nuk të duan dhe pikë, duke vepruar si une qe kam 30 vjet qe i votoj kunder! Thuhet nga kundershtaret e tij se Rama eshte e keqja e Shqiperise. ja e thashë kete dhe une, po atehere shqiptaret ç'jane, qe e votojne ate. Pa shiko, or mik, se mbase duhet te mendohesh dhe te kuptosh ca gjera më mire, sepse politika nuk eshte sport i lehte dhe aq më pak (me keqardhje po e them) per tuhave si puna jote dhe qe per fatin e keq te demokracise shqiptare jeni ca si shume. Jeni jua pa jane ata!.

            Përgjigjjuni
        2. F
          FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

          O 'analist'i pordheve te integralistit eneofashistit 'thonj pa' prere'! Per cilen te 'djathte' e Ke fjalen ekekonsideron te mengjeren e Bythes SpiroPidhin!?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje