FOTOT: Socialistët të 'shokuar' nga ndryshimet që shpalli Rama në Asamble

8 Shtator 2024, 12:46Politika TEMA
FOTOT: Socialistët të 'shokuar' nga ndryshimet që

Kryeministri Edi Rama, deputetë e ministra kanë mbërritur paraditen e sotme në Durrës, ku po mbahet edhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Rama përcaktoi drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, emra të cilët do të udhëheqin edhe listat e deputetëve në zgjedhjet vitit të ardhshëm.

Ashtu siç pritej ka pasur rotacion në disa prej qarqeve me rëndësi elektorale për vendin, ndërsa është shtuar edhe një drejtues politike që do të jetë i fokusuar pikërisht për diasporën, ku në zgjedhjet e pranverës së ardhshme do të mundësohet për herë të parë edhe vota e emigrantëve. 

Këtë post kryeministri Rama ia besoi Taulant Ballës, i cili nuk do të jetë më drejtues i qarkut Fier, dhe do ta pasojë në këtë post zv.kryeministren Belinda Balluku.

Pjesë e drejtimit politik të PS në qarqe janë bërë edhe ministrat e rinj në qeveri, ku në Elbasan është vendosur Arbjan Mazniku, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin. Ndërsa në Dibër në vend të Ballukut është emëruar Blendi Gonxhe

Edhe në Tiranë si pasojë e numrit të lartë të deputetëve që nxjerr qarku do të drejtohet nga Elisa Spiropali, Erion veliaj dhe Ogerta Manastirliu.

Të gjitha këto ndryshime për kryesocialistin Rama vijojnë si pjesë e përpjekjeve dhe organizmit të ri për arritjen e fitores së një mandati të 4 qeverisës.

Mirëpo, këto emërime duken se kanë shokuar socialistët, siç duket dhe në fytyrat e tyre në fotot më poshtë. 

 

15 Komente

  1. l
    lexuesi

    e nnjejta foto 5 here mashtrusa

    Përgjigjjuni
    1. M
      Militanti patronazhist Belo

      Se ke kuptuar o lexues qe keta tallin karin me ty gjithe diten

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionist Kominterni

        Kane demokraci te brendshme keta socio-kamunistat?

        Përgjigjjuni
        1. l
          landi

          shembulli i kermes se ballkonit, gjitheandej

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kuituzovi

          Me kete organizim te persosur qe ka bere Edi Rama sot ne Asamble,e ka te sigurt fitoren.

          Përgjigjjuni
        3. N
          Nga blloku ne sarajet e Surrelit

          Jane sejmenet e piktor- kryevezirit, qe kulmon me kryevezireshen manastirliu,kanakaren e beut te surrelit,qe mbasi e dhjeu tek shendetsie, bojaxhiu yne e ngjyrosi, perseri si ministre tek… arsimi!!!

          Përgjigjjuni
          1. f
            flase

            PO mire, ja sulmoni Edi ramen, me thoni cilin doni per kryeminister ne 2025 qe ta propozoj une dhe tu theme shqiptareve ta votojn? E keni emrin? Flisni o bythelepires injorante !

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari anti shpellar

              Ik o shpellar se nuk flet dot rraca jote as për shëndetësi as për standarte as për mirqenie , as për zhvillim, as për be Surreli se nuk është as be e as pasha në tokën e tij në shtëpinë e tij por beu yt eshtë Nuli Nguli Sali gerdallla Zeni, Argit,a Bardha apo Salijarani i Gridës që të vjenë për te vjell ti kesh afer ne rruge.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shqiptari

              Kaq te shokuar ishin delegatet e PS,saqe nje disa prej tyre u futen me gjithe rroba ne det,nja 2-3 te tjere tentuan te vrasin veten dhe nje grup tjeter u bene tape me raki per t’a kthyer dhimbjen ne force.Pika qe nuk u bie me keto perralla me fytyra te shokuara.Po kudo neper parti politike qe synojne te mbajne pushtetin ka hatermbetje,largime,afrime,perplasje,ndarje dhe rinovim te organeve drejtuese,deputeteve Vetem ne partine e Salukut nuk ndodh kjo.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shoku?

                Ju eshte shokimi ketu? Te njejtet njerez i rrotullin njesoj si Berisga. Ben qef sa ka Berishen perballe.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ABC

                  Ore gazetar trap , me dy rreshta ne fund kerkon te na mbushesh mendje se sa jane habitur socialistet qe duhet t’i shohim ne foto , ku ne to nuk duket asgje . Shkrim idiot

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Enti

                    Po ca shokimi, te njejtat ftyra, te njejtet hajdute vetem me ca emra te ndryshem perfshire Taven e gerrqise! Skiperia perpara

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      AqiF AqiFi

                      E me ç’merret ky lexuesiiii…….me kolloqifka….

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sara

                        s'besoj se ka mbetur ndonje qe mund te shokohet ne ate parti....

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Reja

                          Ore gazetar! Po ku e di se si ndihen ata njerëzit e PS aty?A mos je brenda mendjes së tyre,apo kështu ta ka qejfi ty që të jetë? Mësoni të bëheni njëherë profesionistë dhe tju tregoni njerëzve të vërtetën reale dhe jo “ të vërtetat” tuaja!Po qe se ata ndihen kështu ,sikurse thoni ju , merrini në intervistë dhe ta dëgjojmë nga goja e tyre dhe jo nga çfarë supozoni ju se shikoni ne foto. Përndryshe kësaj i thonë të jesh jo gazetar por zagar.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje