DW: Shqipëria nuk mbyll ende portet për anijet ruse, por do të kontribuojë për Ukrainën në Konferencën e Donatorëve

5 Maj 2022, 11:45Politika TEMA

DW: Shqipëria nuk mbyll ende portet për anijet ruse, por do të

Shqipëria do të kontribuojë për Ukrainën duke marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve që organizohet në Varshavë, por ende nuk i mbyll portet për anijet ruse.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kanë thirrur në Varshavë të enjten, (05.05), Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.

Në këtë konferencë merr pjesë edhe Shqipëria. Kjo konferencë me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, i dedikohet “qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshme drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta,” bëhet me dije në një njoftim për shtyp nga kryeministria në Tiranë.


Shqipëria do të rradhitet përkrah vendeve kontribuuese, një angazhim që do ta shprehë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që merr pjesë në këtë konferencë.

Pjesëmarrësit diskutojnë për masat konkrete në përgjigje të fatkeqësisë humanitare të shkaktuar nga lufta, ku sipas vlerësimit të OKB-së, miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqim, furnizime mjekësore dhe strehim.

Në përgjigje të rritjes së shpejtë të nevojave, OKB-ja ka ngritur strukturat e posaçme për të hyrë në zonat më të goditura në ndihmë për shpëtimin e jetëve, duke vendosur ekspertë për koordinimin, angazhimin e komunitetit, mbrojtjen dhe menaxhimin e informacionit.


Ndërkohë kërkohet më tepër angazhim nga komuniteti ndërkombëtar për t’iu përgjigjur intensitetit të këtyre nevojave.

Ndalimi i anijeve ruse në portet shqiptare – Nuk ka një vendim të BE

Lidhur me kërkesën e presidentit të Ukrainës, Zelenski, për  të ndaluar hyrjen në portet e Shqipërisë të anijeve ruse dhe kufizim të turistëve rusë, drejtuar Parlametit të martën, (03.05) përmes një fjalimi online në video, Kryeministri Rama tha të mërkurën, se “nuk ka një vendim të Bashkimit Evropian për ndalimin e anijeve dhe kufizimin e turistëve rusë prandaj do të vazhdohet si vitet e shkuara.”

“Vendimet tona janë gjithmonë në linjë me ato të BE-së. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi menjëherë me BE-në.

Kjo është shumë e thjeshtë, nuk është një çështje e ngatërruar”, deklaroi Rama./ DW

19 Komente

  1. D
    D erci-W erci !More Kafshe jeni ne vehte ju ?

    More jane ne vete kta ? Ku po jetojme ne Diktaturen e Neofashisteve te BE-se ? Shqiperia ka ber detyrimin e saj Moral (ka denuar Nderkombetarishte Luften ne Ukraine - ka strehuar mijra Refugjate Ukrainas ,ka ngritur zerin e saj ne OKB .me knaq Padronet ) - porrrrr Shqiperia nuk mundet te shkaterrohet vet Ekonomikishte e ndermarre te tilla saksione sepse do Kurva Plake ! Shqiperia nuk eshte Gjermania apo Franca qe ka Rezerva Shteti e jane Shtete te pregatitura qysh me pare per kte qe ndodhi sot Luften ne Ukraine sepse e kan pas ditur e jane Pregatitur me Rezerva e gjithcka ,nderkohe Shqiperia eshte jashte ksaj Bote Konspirative qe luan kart me popujt e Shtetet e varfera e te pafuqishme si Shqiperia . Pra nqs funksionon ala Demokracia ne BE e ka Logjika Njerezore , Shqiperine duhet ta len jashte ksaj Lufte Sanskionesh ,sepse kjo do te varferonte Shqiperine e cila nuk Konpensohet naspak me Miljarda ne BE-ja , poooor kjo le tjetren te nenkuptohet qe ktu po ndiqen Politika te qellimeshme kundrejt popujve te pafuqishem e po cohen qellimishte me te tilla Metoda e Politika drejt shkaterrimit ! Shqiperia duhet te mos shndrohet ne nji Majmun i Cirkut te Politikes se BE-se etj ,dhe ta Kundershtoje Sanksionin kunder Rusise ,si bejne edhe Shette qe jane brenda BE-se psh HUngaria e cila nuk vendos Sanksione Rusise per Naften Ruse dhe vazhdon ta bkeje ate . Perse ???? Sepse sdo qe ekonomija e saj te shkaterrohet . Pra Shqiperia duhet t'ja bej te qarte BE-se Pasur gjitcka . Detyrim Moral po .Por Ekonomik qe Sanksionet te me shkaterrojne mua si Ekonomi JO . Shqiperia s'mundet te bej vetvrasje sepse keshtu do Diktatura Neofashiste e BE.-se .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka ikur koha kur i referoheshim cfare thote dw

      Mos u merni shume cfare thote Dw Schroder eshte Gjermane qe punone per Rusin gazprom 51 % gazit Gjermania e mere nga Rusia Shqiperia s' ka lidhje fare me Rusin Dw me kujtone proverbin hajduti bertete kapeni hajdutin . Mos u plakni shume cfare thone gazetat e huaja jemi 2022 nuk kemi nevoje ti referohemi cfare thote ai nga Berlin Parisi

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komentator Politik ????????

        Gjermania përzihet në politikën tonë sikur të ishim koloni e saj afrikane.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Vendimet tona pervec se kane qene ne nje linje me politikat e ndjekura nga BE jane dhe vendime te drejta , ne krahun e atyre qe kane te drejte pavarsisht nese eshte nje shtet i fuqishem apo jo

          Përgjigjjuni
          1. r
            redi 10

            ne nuk eshte se jemi fuqi shume e madhe dhe te donatojme tek populli ukrainas por perseri ngelet per tu admiruar iniciativa dhe gatishmeria per ti ardh ne ndihme

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bona

              Kur vendi yne ka pasur nevoj per mbeshtetje e ka marre dhe me vjen mire qe po i qendrojme prane Ukraines dhe po i japim mbeshtetjen tone tani qe kane nevoj

              Përgjigjjuni
              1. a
                albozi

                Sic na jane gjendur prane neve ne situata te veshtria si termeti apo pandemia shume shtete te europes dhe ne ne nje situate te veshtire si kjo duhet ti ndimojme , we stand with ukrahine

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aldi

                  Shqiperia po jep kontributin e saj dhe ka dale hapur ne mbeshtetje te ukraines. Kjo nuk do te thote qe te leme pas dore interesat e vendit tone

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sindi

                    Shqiperia ka treguar gjithmone qe I qendron ne krah cdo populli ne nevoj dhe deshiron te vendose paqe ne bote.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Besmir Agolli

                      Duket qarte anen e kujt po mban shqipria ne ket luft. Titulli mu duk shum i padrejt po gjithsesi gazetaret e kan ne dor cfar te publikojn

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        albert

                        shqiperia tashme ne cdo tavoline kur behet fjale per te qen te gjithe.Kjo eshte nje nga gjerat me pozitive sepse po mesojme se dhe sjemi mbrapa.por kjo gje vjen si pasoje e punes se Rames i cili ka krijuar vertete nje marredhenie te ndersjellt me vendet e tjera.Jemi te hapur qe mbeshtesim ukrainen me aq sa mundemi

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xhevdet

                          I uroj sa me shpejt paqe popullit te ????????.Dhe nje gje per t’u vleresuar ndihma qe po i jepni shtetit te Ukraines!

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            luis

                            Qeveria shqipetare po tregohet e gatshme per ti hyre ne ndihme popullit te ukraines me aq mundesi sa mund te kete.Nje gje shume pozitive per ne epr vet faktin se jemi ne nje tavolon me te gjitha vendet

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Landi

                              Ka shum rus qe jan kundra luftes ateher pse duhet te ndeshkohen te gjith per faj te putin

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Klevi

                                Te japesh kontribut per te ndihmuar nje shtet me donacione eshte shume per tu vleresuar. Kjo nisme nga qeveria shqiptare per te bashkepunuar me shtetet aleate per ti qendruar ne krah Ukraines , tregojme qe do i ndihmojme me aq sa te kemi mundesi .

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Endi

                                  Shqiperia ka qendruar ne krah te popullit te Ukraines qe ne fillim te luftes. Ne e kemi treguar gjithmone qe jemi nje popull me zemer te madhe dhe do vazhdojme ta ndihmojme Ukrainen me gjithe mundesite qe kemi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vangjel

                                    Eshte dicka shume pozitive qe shteti jone po merr pjese ne nje konference te tille. Ashtu si jemi ndihmuar ne ne periudhen e veshtire te termetit, po bejme tashme dhe ne pjesen tone. Eshte dicka e mire qe nuk po ndryshojme gje sipas kerkeses se Zelensky pasi tregon se jemi nje shtet qe nuk do te perfshihet ne konflikte. Bravo qeverise qe merr gjithmone vendimet me te sakta per kete popull.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. r
                                      rexha 10

                                      Kjo tregon edhe nje here se EUROPA nuke e dine se ku ndodhet Shqiperia per nga pozicioni gjeografike .I vetemi shtete i Europes qe e dine se ku ndodhet Shqiperia jane ITALIA dhe GREQIA . Europa nuke duhet qe ta detyroje Shqiperine qe te vendosi embargon ndaje anijeve Ruse ,ku fare mire e dine qe disa shtetet eBallkanit e bejne pjese ne Europe nuke po ndjekin planin e EUROPES ,pore c'do shtete i europes po veprone sipase deshires se tije . Pytja vjene per DW :Se c'fare po bene shteti Gjermane ?''??? shteti Hungarez ??? Po shteti i Serbise qe po trumbetone forcen ,me armet e blere nga gjyshi i tije qe eshte shteti KINEZ. Kjo eshte nje thike me dy te mprehura per Shqiperine .Kjo vlene te krahasohet me qendrimet qe europa ka mbajtur ndaje shtetit Shqiptare Le ta dije mire europa se Shqiperia bene pjese ne europe ,duan apo z'duan RUSET FRANCEZET GJERMANET apo SERBET

                                      Përgjigjjuni
                                      1. l
                                        lisa

                                        Ukrainasit sot kane nevoje me shume see kurre per ndihme! E nderkohe qeveria jone ka menduar teper mire ne lidhje me kontributin ndaj Ukraines!

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje