Depuetetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet pranë Prokurorisë së Posaçme(SPAK).
Mësohet se Hoti është kallëzuar nga Policia se hodhi lëndë të rrezikshme gjatë seancës plenare të 17 tetorit në Parlament. Me dyshimin se bëhej fjalë për lëndë djegëse, garda ndërhyri ta neutralizonte.
Hoti u pa në seancë teksa spërkat kolegët e PS me një material të lëngshëm, për të cilin deputetja demokrate pretendon se ishte parfum.
Lini një Përgjigje