E moshuara 77-vjeçare që ka marrë pjesë në çdo zgjedhje fton qytetarët të votojnë

14 Maj 2023, 18:25Politika TEMA

E moshuara 77-vjeçare që ka marrë pjesë në çdo

Një e moshuar 77-vjeçare nga fshati Gegë i bashkisë Kuçovë tregon se nuk ka lënë asnjë vit zgjedhor pa marrë pjesë në votim. Zonja Nure votoi ditën e sotme, edhe pse me shkopin me vete dhe e shoqëruar, duke inkurajuar qytetarët që gjithashtu të votojnë.

E moshuara tregon për TCH se erdhi me nusen që jeton në Kuçovë për të votuar:

Nurja: Çdo vit unë s'kam lënë as edhe një vit pa votuar.

Të ka ndodhur ti thuash t’i fëmijëve të ty shko voto?

Nurja: Jo asnjëherë, ata vijnë vetë për të votuar.

Pate momente që e mendove dy herë për të mos ardhur për shkak të shiut?

Nurja: Jo unë do vija që në mëngjes po nuk pata njeri, erdhi nusja nga Kuçova, erdha me nusen. Çdo zgjedhje unë do vij.

Çfarë do ti thuash qytetarëve që e kanë me dy mendje për të votuar?

Nurja: E kanë gabim, le të votojnë. Unë s’jam dakord mos të marrin pjesë, të tërë duhet të votojnë.

2 Komente

  1. M
    Mosha

    Po duket si 100 vjeçare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje