Edi Rama: Albin Kurtit i shkruaj shpesh në WhatsApp, por rrallë më përgjigjet

7 Korrik 2023, 09:09Politika TEMA

Edi Rama: Albin Kurtit i shkruaj shpesh në WhatsApp, por rrallë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur sërish rreth raporteve të tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një intervistë në Klan Kosova, Rama tha se Kurtit i shkruan edhe në WhatsApp, por ai rrallë ia kthen.

“Unë flas, ai dëgjon por nuk flet. Rrallë ma kthen por s’ka lidhje është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij”, theksoi ai.

Kryeministri shqiptar ka kërkuar që të organizohet një konferencë për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Një konferencë për mua, ku mbyllen dhe të mos dalin pa e mbaruar të gjithën”, – theksoi kryeministri shqiptar.

Rama shtoi se politika në Prishtinë ka bërë që Serbia të duket si viktimë para bashkësisë ndërkombëtare.

“Tragjike! Serbia ka dalë nga ekrani. Duket sikur është viktimë. Para botës ata nuk janë viktima. Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Nuk e ka bërë këtë një lëvizje inteligjente e Serbisë. Kjo është vepër e Prishtinës. I është dhënë Serbisë pozicion komod dhe këtu qeveria merr rrufetë e planetit”, – është shprehur ai.

Rama ka theksuar se nuk ka asgjë personale me kryeministrin kosovar, Kurti, por që nuk pajtohet me politikën që ai po bën së fundmi.

“Kjo politikë është bërë pengesë, politika e gabuar, nuk e kam fare me personin. Nuk e godas kryeministrin Kurti. Unë mbaj qëndrim ndaj politikës së caktuar. Nuk kam asgjë personale. E kam mik dhe është njeri me të cilin debatoj me kënaqësi”, ka shtuar ai, duke ironizuar me shprehjen e Kurtit se “Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor”.

13 Komente

  1. O
    Olsi

    Kurti duhet te beje dicka per kete situate

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Albini eshte Spiun i Beogradit. Kur do ta mesoni o Delet e Kosoves

      Përgjigjjuni
    2. E
      Era

      Turp per Albinin per kete sjellje qe po ben

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leo

        Duhet te gjejne nje zgjidhje per kete konflikt

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klea

          Nje turp per Albin Kurtin qe po sillet keshtu me kryeministrin

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhemilja

            Ore Rama mos ka ndonje frike tjeter Kurti se ka pare dhe ate fotografine tende nudo dhe trembet . Se ne burg ne Serbi dihet qe serben e kane te vogel .

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gerta

              Mendoj se Albin Kurti duhet te tregoje pak me shume pergjegjesi rreth kesaj situate. Kjo pasi duhet nje Konference rreth arritjes se marrdhenieve mes Kosoves me Serbine. Keshtu dhe politika qe do ndiqet sdo te jete e gabuar.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aleks

                Rama po ben punen e tij sic duhet por albini po gabon rende bravo rama

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Albin

                  Rama eshte lider i duhur per te gjithe Shqiptaret

                  Përgjigjjuni
                  1. Vjosa.al

                    Zoti Kryeminister, Edi Rama! Me vjen ndohte nga sharlatanizmi dhe narrativa jote perverse, qe tenton ta ktheje situaten ne Veri te Kosoves kokeposhte, qe e shpall ujkun serb si qengj te bute dhe Kosoven qengj e trajton si fajtore dhe agresore, si nje ujk te rrezikshem edhe pse eshte pa nje dhemb ne goje. Le ti veme edhe nje here per publikun mbare shqiptar pikat mbi ''i'': Kosoven agresore e fajtore, Kosoven kriminele lufte te burgosur e te damkosur ne Hage dhe nga ana tjeter, Serbine si viktime dhe si te perkedheluren nderkombetare, thjeshtren e Frances dhe Gjermanise te cilat flene ne nje shtrat me Rusine, i kane shpallur dhe i kane trajtuar si te tille, qe prej 15 vitesh, Brukseli filoserb, BE-ja te ciles i qan zemra per sllavoserbet e Ballkanit, dmth e ka ujdisur e sajuar keshtu skenen, Evropa-Kurva e Motit. Dhe pikerisht kesaj Evrope historikisht antishqiptare, ja ka dorezuar Kosoven qe prej 15 vitesh si placke tregu Daj Sami yne i cili eshte teper i zene gjetke neper bote ndofta, apo sepse ja ka marre me gjume tani per tani, tamam si atehere para masakres se Srebenices ku u therren si berrat 8000 boshnjake myslimane nga armata e Milloshevicit, nen qesendisjen dhe talljen e forcave hollandeze qe kishin detyren ti mbronin ata te gjore nga spastrimi etnik qe po u bente lozonjarja Serbi, e perkedhelura Serbi. Dhe deri ketu, gjeopolitika makiaveliste eshte ne sallonin e saj, apo ne sheshin e gijotines se saj, ndjek interesat e veta, miklimet dhe ndeshkimet e veta, pazaret e veta dhe perdor monedhat e veta. Ne shqiptaret nuk kemi goje per te qare ne kete histori, perderisa, pa asnje ushtri shqiptare, dmth pa asnje dhembe ne goje, nuk mundemi te kafshojme e te ndukim ndonje gje per vete. Por ti, ore delenxhi kryeminister i shqiptareve, si ke fytyre, si ke sy e faqe ti qe je bere loloja dhe gaztori i Brukseli, ti bashkohesh e ti besh hosanara armiqve te bashkombasve te tu, ti qash hallin Serbise dhe te rreshtohesh me akuzatoret dhe shantazhistet ndaj Kosoves se gjore, te jesh pale me ata qe jo vetem e kercenojne dhe i dergojne ultimatume asaj, por e izolojne ate dhe i vendosin edhe sanksione financiare dhe politike, i nderpresin bashkepunumin dhe projektet asaj. Ti more kryeminister delenxhi, e ke ulur aq shume pazarin tend te bythelepirjes ndaj agresoreve te Kosoves, sa ishe i pari qe hodhe gurin e izolimit dhe ndeshkimit ndaj saj: anullove mbledhjen e planifikuar te dy qeverive shqiptare ku edhe duhej te kishe rastin me te favorshem dhe detyrimin qe te deklaroheshe hapur dhe pa ekuivoke ne krah te Kosoves, te denoncoje Serbine se shkaktaren e qellimshme te tensioneve dhe konflikteve ne Veri te Kosoves, skenare te cilat Serbia i ben ne bashkepunimte plote dhe me nxitjen e vete Brukselit filoserb, per te vene ne zbatim skenarin e hartuar edhe me doren ruse, te detyrimit me force e me shantazh te Kosoves per te pranuar Zajednicen, si precedentin dhe strumbullarin coptimit te saj, te delegjitimin e Shtetit te Kosoves, te humbjes se integritetit teritorial dhe shteteror te Kosoves. Duke qene ky, qellimi imediat i kesaj farse qe po vihet ne zbatim ne Kosove me pjesmarrjen e bandes proruse evriopiane, ne planin afatgjate mund te thuhet se ka filluar koha mbrapsht per pavaresine Shtetit Kosovar, ka filluar procesi i rikthimit te saj si nje province serbe dhe reduktimi i saj ne nje miniprovince me teritor te reduktuar, si nje nga pjeset qe mund te negociohet ti bashkohet Shqiperise, ne nje Dejton te Ri nderkombetar, me prani te forte te Rusise dhe me slloganin: shtete me kufinj nacionale, nje super Serbi me Republiken Serbskaja dhe Zajednicen kosovare brenda, sapo te shoshitet pluhuri radioaktiv i perfundimit te luftes ne Ukraine dhe coptimit edhe te saj ne dy pjese: Ukraina Lindore Ruse dhe Ukraina Perendimore e Natos. Ti more zagar e birbo kryeminister, do te hysh ne analet me te turpshme te historise boterore kur nje kryeminister, vetem per bythelepirje dhe komfort personal prej sharlatani, u rreshtua me armiqte e bashkekombasve te tij, u be pale dhe mik i ngushte me kasapin e vellezerve te tij, e be i pari qe nguli hurin e gardhit te izolimit te shtetit vella te cilit duhet ti dilte ne krah e ne mbrojtje, duke pasur edhe te drejten, edhe te vertetn me vehte. Shqiptare, mos harroni se vandalizmi dhe lincimi publik mediatik kunder Albin Kurtit dhe i shumices dermuese te entorazhit politik dhe te shqiptareve, kendej dhe andej kufirit qe i jane bashkuar atij, qe eshte ne fakt Kollona e Peste e tradhetareve dhe gjakshprishurve tane qe marshojne bashke me kollonat armike, per te permbysur ceshtjen shqiptare ne Ballkan, per te reduktuar apo edhe eliminuar krejtesisht faktorin shqiptar ne Rajon. Qellimi i tyre eshte kapitullimi I Albin Kurtit, me objektiv kapitullimin e Rezistences Kombetare, eshte pranimi dhe zbatimi i Zajednices se Serbise ne Kosvove, ne kembim te asgjeje. Ne kembim te asgjeje, absolutisht! Sepse Serbia, e mbeshtetur nga Brukseli dhe nen nxitjen e tij, kurre nuk do ta njohe Kosoven, kurre nuk do te lejoje vendosjen e Paqes ne Mitrovice edhe me gjere ne Veri, derisa ta coptoje Kosoven dhe te gllaberoje pjesen me te rendesishme dhe me te pasur te saj. Ja edhe pse rendin dhe cirren nga te gjitha anet e Evropes, BE-ja, kryeministra, ministra, te derguar te posacem dhe burokrate te Keshillit te Evropes dhe te Parlamentit Evropian, gjithefare sanksionishtas, shantazhistesh, kercenuesish dhe izoluesish, duke therritur ne korr dhe me orkester, duke ju cjerrur Kosoves: Dorezohu! Kosova eshte Serbi! Mbani mend, do te deklarojne se anullohet shqyrtimi i heqjes se vizave per Kosoven. Mbani shenim rradhen e kryeministrave, pas atyre te Hollandes e Luksemburgut, qe do te shkojne ne Kosove dhe te kercenojne Albin Kurtin, ne fakt te kercenojne vullnetine popullit te Kosoves qe e mbeshtet Albin Kurtin: Dorezohu! Kosova eshte Serbi! Mos kujto se i plasi kujt per 2-3 kryetare komunash me shumice serbe! Jo, ore jo! Ne, ne emer te BE-se jemi ketu te te themi se ne jemi bere pishman qe e lejuam Shtetin e Kosoves. Ne na dridhet zemra akoma qe, me urdherin USA, qe na terhoqi zvarre, ju bashkuam bombardimeve kunder Miloshevicit per te ndaluar spastrimin tuaj etnik, Sa mire do te kishte qene qe tju kishin spastruar juve, dhe Kosova te banohej nga serbet. Dhe imagjinoni te dashur shqiptare se ketyre ulurimave i eshte bashkuar edhe zeri i kryeministrit tone palaco, gaztori dhe parvenuja e oborreve te Evropes, miku dhe vellai i Vucicit. Dhe bashke me te, edhe urdia dhe bashibozhuket e mediave te tij dhe rretheve qe majmen rreth tij. Kane te njejtet padrone, hane ne te njetat grazhde. Shikoni sintonine e stuhise publicitare kunder Albin Kurtit, palacot e mediave jane bere njesh me ata qe trashnin zerat dhe benin kombetaristin, por qe tani ngrysen e gdhihen me artikuj kunder Albin Kurtit dhe kurre nuk ndalojne te sqarojnepublikun: Ore, po dale njehere, cfare mbron Kurti dhe cfare kerkojme ne? Cfare thote plani franko-gjerman apo ediramjan per Kosoven? Cfare i jep ky plan Kosoves , me cfare garancish dhe cfare i ofron ky plan Serbise? Mbase keto mund te na i sqaroje me ndonje shkrim shterues zoti Mero Baze, qe kryeson kollonat mediatike te sulmit kunder Albin Kurtit dhe Vjisa Osmanit, sepse te dashur miq, zotit Mero Baze i dhimbset Kosova me shume se sa i dhimbset Albin Kurtit dhe popullit te Kosoves. Per zotin Mero Baze Zajednica serbe, Vorio Epiri dhe Janullatosi jane fenomene qe i duan nderkombetaret dhe kush del kunder tyer jane injorante, jane nacionaliste folklorike, jane kunder interesave kombetare. Mbani shenim: kur se shpejti, greket te shtrojne ne Keshillin e Evropes, ne BE dhe ne Parlamentin Evropian te drejten e minoritetit grek ne Shqiperi per vetvendosje dhe per nje zajednice greke autonome fillimisht, zoti Mero Baze do te jete i pari qe me editoriale te perditeshme do te argumentoje se duhet te degjojme dhe te bindemi cfare do vendose Evropa dhe do te sulmoje cdo ''Albin Kurti'' shqiptar qe do te kerkoje qe Shqiperia, duhet tju thyeje turrinjte grekeve dhe te ngreje ne Parlamentin Evropian te drejtat pronesore te cameve ne Greqi si dhe te kerkoje qe te njihet si genocid spastrimi i cameve nga tokat e tyre denbabaden. S'ke c'te besh! Jemi te gjithe shqiptare dhe duhet ta pranojme njeri tjetrin ashtu sic jemi! Edhe si Edi Rama, edhe si Esat Toptani; Edhe si Sami Frasheri, edhe si Mero Baze; Edhe si Enver Hoxha, edhe si Sali Berisha. Vetem, te lutem o Edi Rama: pse ankohesh qe nuk te pret Albin Kurti? Ti duheshe kapur per bythe dhe duhej te isha flakur jashte kufinjeve te Kosoves!

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      goni

                      Turp i madh per Kurtin qe nuk pergjigjet

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tosi

                        Rama po ben te pamunduren per te bere me te miren per kosoven por kurti eshte nje fisqir

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          klodjan

                          edi rama kampioni i shqiperise

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje