Turi i Ramës, Besnik Mustafaj: Kërkon protagonizëm, por edhe Kurti gaboi

6 Korrik 2023, 21:40Politika TEMA

Turi i Ramës, Besnik Mustafaj: Kërkon protagonizëm, por edhe

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka analizuar turin ballkanik të kryeministrit Edi Rama në rajon. Ai tha se Rama po përpiqet të marrë një rol protagonisti që nuk e mori dot në Open Balkan dhe që kërkon ta marrë për Samitin e Berlinit. Megjithatë ai kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk priti Ramën në Prishtinë.

“Qëllimi turit ballkanik është samiti i Berlinit, i cili në edicionin e radhës do jetë në Tiranë. Kurti për mua ka bërë një gabim te madh që nuk ka takuar Ramën. Duhet të jetë një burrë shteti i hapur për takimet dhe nuk mund të shmangë shkëmbimin e mendimeve. Kjo nuk është hera që parë që ndodh.

Vitin e kaluar erdhi presidentja Osmani në Tiranë dhe nuk u prit nga kryeministri. Osmani është shumë më diplomate dhe e zgjuar se dy kryeministrat. Edhe kur erdhi në Shqipëri, që Rama jo vetëm që nuk i rezervoi një pritje të veçantë, por nuk shkoi as në Kuvend ku ajo foli, sërish Osmani e kapërceu me dinjitet dhe nuk e ktheu çështjen në personale.

Kjo gjuhë para politike, arkaike që përdor Rama është e padenjë për një drejtues shteti, Ç‘hyn Kanuni këtu? Rama po përpiqet të marrë një rol protagonisti që nuk e mori dot në Open Balkan dhe që do ta marrë për Samitin e Berlinit. Është çështje protagonizmi.

Sjellja e sotme e Kurtit nuk është prej burri shteti dhe politikani vizionar. Ai duhej të takohej me Ramën dhe të flisnin për procesin e Berlinit. Tirana është vend mikpritës për samitin, por jo udhëheqës gjithsesi. Unë e bëra kritikën time shumë serioze për Kurtin, por gjatë këtyre dy viteve, Kurtin e ka lënë pas dere dhe e ka trajtuar si të pazotë”, – u shpreh Mustafaj në një intervistë në News 24.

8 Komente

  1. e
    eli-tiv

    ...ky shoku si minister i jashtem kerkonte autonomi te kufizuar per Kosoven....kur pritej pavaresia e saj..

    Përgjigjjuni
    1. r
      rrofte Lexhenda dhe Mustafa

      Te asht trash qafa si Kaut or Mutafa. Jeni ndyresira !!!!!!!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Detyra ndaj kombit ne nje moment shume delikat... Eshte DETYRE qe po nuk è beri AI, Kush duhet ta beje.... O malok te trashe... se na nxite jeten... O NYJE!

        Përgjigjjuni
        1. d
          deda

          po mirë more besnik se ke qenë dhe minister i shqipërisë çfar të keqe ka kur një njëri pajton gjagje pajton fqinjë pajton njerëz . zot na ruaj nga këto qe duan vetëm sherre. po ai idjoti albin pa fondet e europës nuk ka pare me pagu as shoferin. po mirë thojnë për ne që bythën në diell e qibrin në qiell. dmth brekët e grisura e mendje mëdhej

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje