
Në dalje nga selia e Kuvendit të Kosovës, ku zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca në kuadër të turit të tij ballkanik, gazetarët pyetën kryeministrin Edi Rama nëse do të ketë një konferencë.
“S’kam homologun, nuk bëj dot konferencë”, ishte përgjigja e Ramës.
Në këtë mënyrë kryeministri la të kuptohet se do të fliste nëse takimi dy palësh do të ishte zhvilluar me Albin Kurtin, ashtu siç ndodhi gjatë paradites me Dimitar Kovaçeskin në Shkup.
Shefi i qeverisë ndodhet ne Prishtinë, ku më herët është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa ka dalë jashtë agjendës duke pasur një bashkëbisedim edhe me ambasadorin e SHBA-ve, Jeff Hovenier.
Ende nuk ka një konfirmim për takimin Rama-Kurti, ndërkohë që ministrat e qeverisë së Kosovës kanë nisur të nënshkruajnë marrëveshjet që ishin parashikuar të firmoseshin në mbledhjen e anuluar të dy qeverive që do të mbahej më 14 qershor.
Pa fjale......no coment
zoti kryeminister: vizat ne kufi dhe na shpeto ..... nese tjetri nuk do te ndihmohet, mos u lodh kot.
Para Edi Rama: 1.A.Kurti vazhdon të thelloi MARRËZITË,siç ja përcaktoi BILL KLINTON.. 2.Konjufca është PUTHADORË E A.Kurtit dhe do mbronte Atë.. 3.Skandali e ka emrin A.Kurti dhe shpurës së tij të VV që A.Kurti do e krijonte në Tiranë me urdhër të Sb për të rrëzuar Qeverinë Rama 1,2,3..por dështuan me tyrp. 4.Kur i zoti shtëpisë nuk e pret mikun do të thot që Miku është në avantazh.. 5.A.Kurti e ndjen se është në RRETHIM.ND/KOMBËTAR por nuk di të dal nga rrethimi SI MIZA NË QYP..! 6.E.Rama Vazhdo para për organizimin shkëlqyeshëm të SAMITEVE TË RADHËS. 7.Shqipëtarët e ndershëm SOT PO KUPTOJNË 100 % SE KUSH JANË ANTIAMERIKANËT NË SHQIPËRI E KOSOVË.. 8.V.Osmani duhet të shkëputet nga A.Kurti dhe të shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme duke kandiduar vet si Kryeministre...nëse është pro SHBA BE SHQIPËRISË(E.Ramës)