Vjosa Osmani "provokon" Albin Kurtin, poston foto me Ramën: Forcimi i bashkëpunimit mes dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë

6 Korrik 2023, 18:55Politika TEMA

Vjosa Osmani "provokon" Albin Kurtin, poston foto me Ramën:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit të zhvilluar gjatë ditës së sotme me kryeministrin Edi Rama në Prishtinë.

Komentet Osmani i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se gjatë takimit u diskutuan proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Ajo shtoi gjithashtu se forcimi i mëtejshëm mes dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët euroatlantike.

"Me kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike", shkruan ajo.

3 Komente

  1. P
    Patrioti

    Jeni e madhe Osmani. Sepse rat ne toke!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Nje mur me pak ne kalane e bajraktarit Albin Kurti.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa vlere

        Edhe Vjosa Osmani eshte ne listen e te rekrutuareve te Serbise. Sa kohe Albin Kurti e kryen "punen" per ti prishur pune Kosoves eshte Ok. Vjosa eshte rezerve. Pastaj kur Albini nuk do vleje, do dali Vjosa ne loje..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje