Kreshnik Spahiu: Kurtin sot po ta pyesësh për bashkimin kombëtar thotë "Nuk na lejojnë amerikanët"

6 Korrik 2023, 19:47Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: Kurtin sot po ta pyesësh për bashkimin kombëtar

Ish-aktivisti për bashkimin kombëtar Kreshnik Spahiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ndryshuar qasje ndaj Shqipërisë.

Spahiu tha në Info Magazine se po të pyetet Kurti se pse ndryshojë qëndrim ndaj referendumit Shqipëri-Kosovë, ai thotë “Nuk na lejojnë amerikanët dhe ndërkombëtarët”.

“Kur bëhet fjalë për çështje të pushtetit e të karriges thotë “Ne jemi shtet sovran dhe çka na duhen amerikanët, mua më ka votuar populli”, tha Spahiu.

Sot, kryeministri i Shqipërinë Edi Rama, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ndërkaq deri më tani nuk ka ndonjë shenjë se mund të ketë takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

3 Komente

  1. Y
    Y

    Po dihet qe ste lejojne ore shkerdhat burre. Dhe kete do ta mohosh?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turp ....nje skizofren i tille te votohet

      Lexoni dokumentin prej 52 faqe e shkruar nga vete Kutovici Vetfundosjes ku shkruan qe: ( Dhuna e gënjeshtra të trajtohen si mjete legjitime të marrjes së pushtetit politik.,) haaaa orgjinal si non grata Berrisha. Turp turp turp per ata idiot qe e kane votuar

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noc. Rroku

        Të gjithë punëturët e udb, atje dhe këtu, vinë në pushtet me sllogane patriotike; pastaj bëjnë atë që u kërkon milosh-vuçiçi. Njësoj si ti o spahiu i salës.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje