
Mero Baze ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur ndër të tjera edhe për mekanizmin që përdor Edi Rama, për të korruptuar kundërshtarin në mënyrë që të sigurojë jetëgjatësi politike, duke patur gjithmonë përballë Sali Berishën, i cili nuk vjen dot në pushtet.
Sipas Bazes, Rama dhe qeveria u ka “ndarë” përfitime të mëdha financiare, përfshirë edhe një resort dhe një kullë 64 kate në Tiranë, njerëzve pranë Berishës dhe të birit të tij Shkëlzenit, në mënyrë që ata të jenë të kënaqur, të vazhdojnë qëndrimin në opozitë dhe kështu të sigurojnë qëndrimin e përhershëm të Ramës në pushtet.
Baze tha se kompromentimi i opozitës në këtë mënyrë, është një “llogari regresive” që nuk i shërben vendit dhe nuk lejon daljen e politikanëve dhe kundërshtarëve me të cilët mund të ketë vërtetë garë.
“Problemi që kam unë dhe që e kam me Edi Ramën dhe qeverinë e socialistëve, të cilët ashtu siç janë, me të mirat dhe të këqijat e tyre, kanë një të metë themelorë, që shoqëritë si këto tonat, që duhet të ringrihen patjetër në luftën kundër korrupsionit nuk duhet ta kenë, këta janë njerëz që e dinë që Berisha është hajdut familjarisht. E dinë që të birin e tij, mund ta arrestosh për pesë ditë, t’ja gjesh letrat, e dinë që dhëndri i tij ka privatizuar parkun, e dinë që Shkëlzeni ndërton në të gjithë Tiranën, nga Lalzi në Tiranë dhe e lejojnë, sepse kanë këtë parimin që shiko se ky na duhet të jetë në lojë, sepse na bën punë. Duke qenë ky në lojë, le të bëjë ca lekë, duke bërë ca lek ky ndihet i rëndësishëm, duke u ndjerë i rëndësishëm ky nuk ikën nga politika dhe duke mos ikur ai nga politika ne rrimë në pushtet. Kanë bërë një llogari regresive, duket pak si konspiracion por është e vërtetë.
Nuk mund të them dot që Edi Rama nuk e di që Shkëlzen Berisha është ortak tek ai resorti që ka dhënë ky si investitor strategjik në Lëlz… Nuk besoj dot që Edi Rama nuk e di që ai që ka marrë kullën 64 katëshe (në Tiranë), është i punësuar i Shkëlzenit… Okej nuk e ka emrin por e dimë se si funksionojnë, mund ti bësh nja dy provokime të vogla dhe ata të tregojnë vetë se kush janë dhe si funksionojnë. Dhe këta e dinë, por thonë le të bëjnë ndonjë lek.
Ndaj them që beteja ime me Berishën nuk është obsesionale, unë nuk kam obsesion ndaj Berishës por nuk e duroj dot këtë situatë që këta bëjnë sikur Berisha ka ikur dhe ti tani pse lodhesh. Berisha jo vetëm që nuk ka ikur, por të gjithë këta të tjerët që më thonë mua që ke obsesion, luftojnë që Berisha të rrijë. Ky është problemi.
E mbajnë me idenë, na duhet ky, le të rrijë sepse ky nuk fiton më, është shktarruesi i krahut të vet, mban një grusht idiotësh…
Atyre u duhet, por është një gjë regresive për shoqërinë, sepse duhet ta lësh garën të hapur dhe duhet ti japësh shansin shoqërisë që të dalin elementë opozitarë, që të jenë avant-garde. Unë e di që Edi Rama është më i zoti në këtë vend, por më i zoti akoma do të jetë nëse lejon që përballë tij të dalë një i zoti, por ai e ka bërë lojën që përballë Edi Ramës të jetë Saliu dhe tani Saliu e ka aset kombëtar.
Nuk është obsesion, por është një problem që nuk ka përfunduar Saliu, është një problem i pazgjidhur. Është i rëndësishëm tani, si shkatërrues i opozitës", tha ndër të tjera Baze.
Shumë e saktë Mero. Por habitem se si shumë komente në të njëjtën linjë tash e ca kohë nuk i nxirrni ??? Ata janë si puna e fantit spathi të madhit Sulejman Pitarka tek "Ballë për ballë" si gjarpër me dy koka "monomaridhe" I thonë andej nga jugu. Binjakë siamez, Katowica dhe fallciteti i poleve te kundërta në politikë. Si e si pushteti të ngeli në po ato duar... "Ku ti kërkoj rrënjët e tua parti". Zor se bëhet më Shqipëria me këtë kastë monopol.
Katovicë e Satome
Ne qofte se kjo edhte e vertet, ky nuk eshte verem cinizen i semure i Rames, por katastrofe per te ardhmen e shqiptareve! Ose keto informacione qe ndoshta te gjithe flasin neper kafene, por per nje si Baze qe eshte shume delikat ne kritika ndaj Rames dhe shume "gjeneroz" ne levdata, te beje deklarata publike te ketij lloji, me jep pershtypjen se diçka po levis!! Mos ndoshta Rama ka projektuar pasardhesin e nuk eshte ai qe duhet??po fillon ndonje lloj intrige e natyrisht ne raste te tilla, eshte nje fare detyrimi rreshtimi i Meros duke kritikuar linjen e ngjashmerise te Saliut me Lulin??!!
Te erdhi goja pjeter. Dikur thurje lavde per sufllaqet e Rames e tashi po prekatitesh per padronin e ri
64 katet e dime kush I ka e di gjithe Tirana ai qe e ka dhe tani. Pra Mero nese sy peshkaqeni ben lek po pushteti sa ben? Nese ja jep kshu si thua ti pa gare si dhe e dime a shkelum ligjin? Pra zi e me zi...shtet bajraktaresh. Cuditem si aspirojne ende per ne BE...gjoja sa per te genjyer fakiret we duan te punesohen te lire ne BE.
Deklarata me e ndershme e një gazetari shqipetar. Kjo vjen se Mero Baze nuk ka frikë. Nuk pati frike nga Berisha, dhe Jo me nga Edi Rama. Ne lidhje me faktin se pse Berisha mbahet akoma si faktor opozitar, kur ne fakt është nje i vdekur i pakallur, kete nuk është se e them vetem unë. Kete e kane thene para meje me qindra komentues ketu, por militantët e Rames nuk besojnë. Ndersa me rrumpallistet e Berishës nuk mundet te flasesh. U ka mbetur mendja tek Rama, dhe perserisin si papagall "Rama ik". Rama ikën me vote, Jo me protesta të njerezve të korruptuar deri ne fyt si Berisha dhe Meta. Hiqni Berishen dhe Metën, dhe Rama do dridhet. Vendosni ne krye të PD njerëz të rinj, pastrojeni nga haletë e Berishes, shperbejeni Partine e Ilir Metajt dhe nxirreni si legen jashte politikës, dhe Shqiperia do ndryshoje. Rama do ikë, Berisha do ikë, Metaj do ikë, dhe fanatikët e Ramës, rrumpallistet e Berishës, ndyresirat e Metës do mbesin si peshku pa ujë.
Mero Baze ka thene te verteten per politikanet se si funksionojne? Por ne e dinim me kohe kete
Prandaj Mero, Sic e kam thene qe ne krye te here, Shqiperia ime nuk behet. Dhe ajo qe permend ti eshte Maja e ajsbergut. Mjere ne. Te ndershmerit jane ose jane larguar, ose jane strukur e si puna ime bejne ndonje koment te Ty. S sa per te rinje te afte te marrin fatet e vendit ne dore duke drejtuar opoziten ta harrojme. Aty ku mbizoteron erresira, mos prit te lulezojne trendafila.
Po SHYQYRRRR o Mero se na plase e the nje dicka tamam. Jane mut te dya palet. Ne cdo parameter ekonomik e social jemi bloze por cuditerisht ka disa konstante qe jane te perhershme si forca e gravitetit. 1. Ndertime pa hesap 2. Njerezit qe ikin ne mase kryesisht rinia 3. Metri katror qe vec hypen vertikalisht 4. Paraja e zeze qe po pershpejton 5. Manipulimi i kursit te kembimit me Euron e Dollarin 6. Berisha ne opozite 7. Varferim i shtreses se mesme qe mezi ekzistonte 8. Rritja e borxhit publik 9. Reklama sikur Shqiperia eshte nje kombinim ndermjet lluksit ne Dubai, plazhet e Maldiveve, korrupsioni i Danimarkes, faktor gjeopolitik si Izraeli dhe fuqia ekonomike e SHBA. Nje delir qe nuk ka ku te vete e bie ndesh me realitetin e te gjitha pikave me siper.
Shok I dashur Ymer, Partia do te dijë më shumë për copat që EDrama të hedh ty që ti te tregohesh bujar dhe ta lësh të shijojë fronin. Në fakt që të mos e rrëzosh nga froni.. se ti e heq nga pushteti për 24 orë. Kujt ja mban të kruhet me ty!!
Kush po e nderton kullen 64 kate?
Pershendetje Mero, urime per kete denoncim tuajin. Sot Rama eshte bere ortak me ortaket e Zenit dhe te Ilirit. Ai po ju ben dhurata te paimagjinueshme. Shtiret, se ata si "investitore strategjike", jane zgjidhje e halleve te Vendit. Teksa ata jane dhe mbeten ndertues apartamentesh, kryesisht mbi toke shtetrore te grabitur, qe i shesin dhe fusin leket ne xhep. Shembulli me i turpshem eshte afera e Portit te kroçierave Vlores, ku ishin investuar miliona euro nga taksat e shqiptareve, gati krejtesisht i perfunduar. Hapsira ju dhurua "ortakeve" per ta shkaterruar dhe per te ndertuar pallate. Per ata qe jane te interesuar çmimi me i lire eshte 8000 euro/m2. Ekuacioni i kenaq te gjithe. Saliu me Ilirin jane ortake, Edi me te vetet nuk ngel pa gje, krejt armata e nepunesave hajdute, qe nuk dine ku ti çojne leket e korrupsionit, blejne apartamente me çmim te deklaruar "modest".
Mendoja se Merua do dilte ne nje konkluzjon me te pranueshem per keto vite qe drejton Rama. Suksese i Rames mbeshtetet ne kollona te qendrushme. E para ne forcen dhe mbeshtetje e brumit te socjalistve. E dyta tek administrate e punesuar. E treta ka fituar simpati tek aleatet tane. Favoret qe u bene disa figurave te se djathtes(perfshire Berishes e Bashen), nuk i prishin pune.
uauauauuuuuuu,çfarë po lexoj mor mero??si mor lal po flet kështu??të ka rënë djelli në kokë apo i kupton gjërat pak si vonë??o meroooooo!që po thua të vërtetën!?asqë e vë në diskutim!më të vërtetë se kaq!?do të dukej sikur ta kishe shpikur vetë,gënjeshtër me një fjalë!!problemi është se ke nja 7 a 8 vjet që thua të kundërtën,që dhe kur e thotë dikush tjetër,e kanë thënë shumë,shumë komentues,në të gjitha mënyrat,ti e ke mohuar,ju je kundërvënë!!mu bëre dhe ti si fatos lubonja!!ai gjeniu i analëve,tre vjet pas humbjes së '13ës,na tha shkakun përse humbi berisha!!ti më koqe se tos koqja,po na i thua 8 vjet më pas?? mero,me moshë ke filluar dhe ti ta kuptosh se nuk ja vlen të lëpish bythë diktatorësh për të mbijetuar,apo diktatori i radhës të ka futur dhe një herë gishtin në byçkë?? po të jetë varianti i parë-ke filluar të kuptosh se me një sistem ligjor pa diktator, që bën si i do hallati a vrima e sumës(nuk ka lidhje me gridën),nuk fiton shumë,por fitimi mban më gjatë,është më i sigurtë? po qe varianti i dytë-të ka dhëmbur gishti që të ka futur diktatori që mbrojte deri tashti(gishti është një eufemizëm,në fakt ty të dhëmb brryli.gishta ke ngrënë boll)atëherë,provoje dhe një herë me një diktator të ri që ti kujton se do vijë në pushtet!!
Alibaba me 40 ahajdut,kjo eshte shqiperia,mafja politican qe vrasin nen e bab per lek,shqiperia e primitiveve e njerzeve me bisht
Kisha bindjen se Mero Baze eshte perkrahes i Rames dhe sulmon pa drejtersisht Berishen. Nga kjo interviste bindem se Berisha me familjen e tij po favorizohet me ndertime dhe nuk ka te drejte morale te dale ne krye te opozites per te vendosur shtet ligjor dhe drejtesi. Ne kete vend duhet te dali nje force e re e pa konsumuar, ndryshe ky vend do shkoj zvare, ku oligarkia e majte dhe e djathe do majmet, ndersa ne vegjelia do vuajme per buken e gojes, ku do punojme jo vetem per Ramen dhe shokeve te tij, por edhe per Berishen ,Zenin dhe dhendrin e tij qe na hiqet si shpetimtari i kombit. Jemi bere corap dhe nuk ka force politike qe ta zbiliroj situaten.
Mero paske ik për lesh, si duket druri makbules pasja qënë porosi e metës
po Mero shyqyr po reflekton pak per te miren e pergjithshme te shqiptareve dhe demokracise ne vend. ke te drejte te jesh kundra Berishes por ky Rama eshte shume me i keq. eshte skizofren dhe me kult individi te semure. eshte fatkeqesi per vendin. prandaj Mero nqs vertet ke mision gazetarine mbaj llogoren e gazetarit dhe sulmo cdo te keqe qe kanoset ne vend , demokracine parane e piste qe ka mbyt vndin etj etj.