
Gjatë turit të falenderimit për besimin që i është dhënë PS-së në Tiranë, kryeministri i vendit Edi Rama është ndalur dhe tek çështja e pronave.
Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se Hipoteka është trajtuar ndër vite si një vend ku të fuqishmit e PS punësojnë njerëz teksa shton se për këtë duhet të ju vijë “turp” pasi nuk është bërë mjaftueshëm për reformën në drejtësi.
Kryeministri Rama ka shtuar se kush ka pasur “2 Lekë pushtet” në PS, e ka parë Hipotekën si një zonë trafiku interesash të veta dhe se qytetarët nuk marrin lehtësisht certifikatën e pronësisë.
Edi Rama: Ne akoma sot, kemi një problem shumë të madh, jemi një vend që nuk ka stabilitet në çështjen e pronës dhe këtu nuk flas për konfliktet e pronësisë, por për faktin që sot një shqiptar i zakonshëm nuk e ka akoma të lehtë që të marrë nga Hipoteka certifikatën e pronësisë që e ka atje, e ka nxjerrë se i duhet. Mund ta marrë, por edhe mund të mos ta marrë.
Ne kemi përgjegjësisë që një bankë (Hipoteka), e kemi trajtuar si një vend ku të fuqishmit e kësaj partie punësojnë njerëz sepse nuk mund të krenohemi mjaftueshërisht për reformën në drejtësi nëse jemi pengesë për trajtimin e drejtë të qytetarëve përtej gjykatave që ka edhe një drejtësi tjetër, të qenit i drejtë i shtetit, i institucionit me qytetarin që nuk përbën një vepër penale, administrative të gabuar, por përbën padrejtësi.
Po cilën drejtësi bëjmë ne në të përditshmen tonë në dyert e Kadastrës dhe si mundemi ne që t’i themi vetes që ne e meritojmë atë votë dhe atë besim nëse ne nuk i japim atyre njerëzve, si mund të shkojmë ne dhe të flemë të qetë? Si mund t’i gëzohemi kësaj fitoreje pa e menduar faktin që pjesa më e madhe e atyre që na kanë votuar ne, nuk trajohen si njerëz në Kadastër?
Kush ka pasur “2 Lekë pushtet” në parti, e ka parë hipotekën si një zonë trafiku interesash të veta. Këtë të vërtetë është mirë ta themi, të na vijë turp nga kjo gjë. Kush ka dorë në këtë turp, duhet të heqë dorë dhe ajo agjenci duhet të bëhet bankë. Ashtu sikur nuk i shkon në mendje njeriut për të bërë lodra me kurset e këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ashtu mos t’i shkojë mendja të merret me tokat e shqiptarëve. Kjo është më e rënda.
Ne kemi mundësi që pas 2 vitesh, këtë pritshmëri të madhe, të mos e kemi humbur dhe të mos e shohim atë hartën që të ndryshojë, por të shohim se si ajo mund të ndryshojë akoma më shumë për ne dhe kjo nuk ka të bëjë fare me fundin e demokracisë.
Se mos vetem hipoteka. Gjithe drejtoret dhe kryetaret nuk te mbarojne pune pa paguar. Zoteri leri fjalet, ulu ne zyre dhe rrit kontrollin ndaj administrates.
Ta kuptojmë situatën.Pergjegjësi i administratës së korruptuar dhe hajdute,po na denoncon dhe shjegon korrupsionin që populli e ka paguar në kurriz per 30 vjet ? Kjo ngjan me përqeshje të turpshme për të ,dhe të dhimbshme për popullin. Hajduti vrasëtar i të drejtës shkruan libër për si na vodhi dhe si nuk duhet të na vidhte ? Kulmi i degjenerimit që vërteton se jeni shtet i korruptuar dhe ne të mallkuar.
Ik, mor kar. Po të kërciste aq shumë sa thua ti jo sekuestro që do u bëjë abuzuesve, por do ja u shëmbje shtesat pa leje. Ke plot abuzues që bëjnë ndërtime dhe duke ngrënë nga trotuari. Si mund të mjaftohesh me sekuestro? Ato shtesa duhen prishur, se vënë në rrezik jetën e këmbësorëve.
Po kujt ja thua more hajdut. Kush jane ata me 2leke pushtet ne parti.? Po ti sa lek pushtet ke ne kete parti? Apo PS e ka humb rolin se ti je drejtues i sektit te vjedhjes. Hipokrit deri ne neveri.
O shqiptar verifikoni regjistimin e pronave tuaja ne hipotekë,hipoteka priftin e con ushtat dhe hoxhën e le me barë.Adresa e prones tuaj nga vari bamit del ne Laprak,nga Sauku në Bathore,nga Tirana ne Durrës etj.Kur të verifikoni do me besoni.
Ikni mos u lodhni kot me Grupin e hajdutve te pozitë opozitës. Ju gënjejnë, problemet nuk ju zgjidhen. Vetëm do degjoni si u zgjidhen disave por juve kurrë.
Hipokrit.
Zoti Kryeminister shikoni edhe drejtorite rajonale te sigurimeve shoqerore .Une jam qytetar qe kam fituar ne gjykaten e apelit administrativ Tirane qysh ne vitin 2019 dhe DRSSH ELBASAN akoma nuk e ka zbatuar me gjithe se ju kam vene edhe Juventus ne dijeni disa here .Heren e fundit ju kam vene ne dijeni me dt 7 /11/2021. Keto jane institucionet Shqiptare Nr i vendimit te gjykates se Apelit Tirane eshte VENDIMI Nr1608 dt 28 /5/ 2019 .
Të të vij turp ty me 40 hajdutët e tu. Gjete shfajsim pas 10 vjetësh. Je komplet t'u ndjek rrugën e Salehut. Paç fatin a tij !!
Me kete shpejtesi reflektimi te duhen edhe 100 vjet te tjera (ose je vete brenda koke e krye).
Legen kryeminister ,tallet me shqiptaret ,njehere heq gjithe prefektet ,sikur si ve ky ,pastaj keta drejtoret e hipotekave qe i ve vete me rekomandim ,fillon me drejtoret e ujesjellesave ,o Ramut je deshtak ,dhe njerzit jane merzit me ty .
Te shkreten dhe kush flet nuk di gje fare ky per korupsionin e pronave.Me vjen keq ta them ti je hajdut me lezet hedh gurin dhe fsheh doren .Te heq kapelen per pastrimin qe i bere Tiranes por per te luftuar korupsionin jo eshte per te ardhur keq. Per mua si popull e nisi Saliu i mesoi gjithe te kqijat kesaj rinie, rrugen e hapu Sali mavria duhet nje revolucion i madh qe te ndreqemi te krijohet dhe njehere ajo ndergjegja e paster njeru te njohe vehten jo o bura kush mund te vjedh pa ea vrare ndergjegja fare te mos mendojme per njeri tjetrin.Me nje fjale Saliu ja ariti qellimit e prishi njeriun. Keq ardhje per Kryeministrn qe nuk di gje.
Turp?! Ku e njeh turpin ti o shkerdhate?