Efekti politik i “luftës civile” në PD

3 Janar 2023, 20:30Politika TEMA

 

Efekti politik i “luftës civile” në PD

Përplasja egër njëvjeçare në mjedisin politik të opozitës, ka nxjerrë në breg disa të dhëna nga ku mund të analizohet më qartë se çfarë ndodh e pse po ndodh. Kjo natyrisht për të gjithë ata që ose kanë pasur iluzione, ose kanë qenë të pavëmendshëm, ngaqë kanë jetën e tyre të përditshme. E këtu hyn shumica.

Mjeti politik më i përdorshëm në këto 30 vjet dhuna verbale, ka qenë natyrisht “arma” më e zakontë në këtë zallamahi që shoqëroi eventin politik që tronditi politikën shqiptare; shpallja Non Grata prej SHBA e Sali Berishës dhe përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD-së. Përjashto disa artefakte arkeologjike të mesjetës që u modifikuan në mjediset parapolitike për tu përdorur më 8 janar në ish-godinën e SHQUP-it, e cila prej vitit 2013 është seli e Partisë Demokratike.

E kjo dhunë verbale që na është bërë bukë e djathë në Parlament e në panelet e darkës, e cila si municion kishte deklarata të përgatitura, emisione të regjizoruara apo edhe video të montuara, nisi të ndryshojë drejtim.

Madje, ndryshonte drejtim në mënyrë periodike, në bazë të kundërshtarëve që lëviznin në fushë. E mbani mend çfarë i kanë bërë Rudina Hajdarit kur mezi lexonte fjalimet e saj në Kuvend? Të parët që e tallnin deputeten e PD-së, ishin pikërisht qarqet, faqet, e portalet pranë Sali Berishës. Të cilat gjithashtu tallnin e përqeshnin Kujtim Gjuzin e Selami Jenisherin, se kanë sjellë nivel të dobët intelektual në Parlament, a thua se ata vinin nga listat e “grupit Zjarri” apo të të “rinjve”. Kur në fakt ishin kandidatë zyrtarë të Partisë Demokratike në listat që janë dorëzuar në KQZ.

Por sapo ikën nga Kuvendi, shumica e deputetëve të ish-“opozitës parlamentare” ju bashkuan Foltores. E kështu u harruan të gjitha të sharat, e sot ata janë pjesë e rëndësishme e “mendimit politik konservator”. E meqë ra fjala te konservatorët, një tjetër shembull i freskët është Evi Kokalari, që nga “bashkëpunëtorja e afërt e Donaldit”, sot është “agjentja e Sorosit”, që i është shkrepur të themelojë Partinë Konservatore, duke e dubluar Kujtim Gjuzin.

Çfarë ishte Grida, më 8 janar kur nxorri zjarr nga goja për kolegun Berisha, e çfarë është ajo sot, e cila është kthyer në një ikonë mediatike e “dhomës strategjike” të Foltores.

“Aleati” Agron Çela, i cili i dhuroi triumfin politik Berishës dhe Metës më 6 mars, sot është “tradhëtari” Çela.

Mjaft prej aktivistëve, apo mbështetësve të opozitës ndër vite, të cilët kanë një qasje përgjithësisht intelektuale të zhvillimeve, shprehin vazhdimisht habinë në rrjetet sociale se pse sot janë armiq më të egër Basha e Alibeaj dhe jo Edi Rama për Berishën.

Natyrisht e gjithë kjo është një “habi” metaforike për ta shprehur në mënyrën më të saktë e qartë një kundërshtim me këtë mënyrë agressive dhe hipokrite që bëhet politikë prej 30 vitesh. Ku armiqtë bëhen miq brenda 24 orësh dhe lojtarët ndryshojnë bluzat si pa teklif.

Ekziston edhe pjesa pragmatiste, apo e ashtuquajtura “gri” e opozitës, e cila pas humbjes së 25 prillit 2021, u bë më agresive ndaj Lulzim Bashës, e madje mbajti anën e Sali Berishës në luftën e tij ndaj SHBA, vetëm për ta përdorur doktorin si një trampolinë për tu afruar në detashmentin e tij. Por kjo nuk ndodhi, e s’kishte sit ë ndodhte, pasi Sali Berisha është njohës më i mirë i politikës, e sidomos i grupeve të interesit që ka kontrolluar të gjithë këto 30 vjet. Në fakt grupet e interesit janë mbështetja reale e Sali Berishës, qoftë financiare, qoftë mediatike, apo edhe e nivelit operative paramilitar.

Ndërkaq, kanë dalë hapur si pasojë e kësaj lufte, grupi që kërkon ta deberishizojë Partinë Demokratike. Kush më shumë i ekspozuar, e kush më pak, ky është përgjithësisht një rreth që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, janë militant e pjesëmarrës në PD prej vitesh. Por shumica prej tyre s’kanë përfituar fare ose fare pak nga pushtetet e Partisë Demokratike në vite. Ky grup është ai që u linçcua i pari nga operativët parapolitik të Berishës më 6 janar, por dhe para e pas asaj date.

Të gjithë i mbajnë mend sulmet fizike dhe sharjet ndaj Roland Bejkos, i cili nuk është thjeshtë një antiberishian në arqipelakun opozitar shqiptar, por një i zgjedhur në PD që prej vitesh, ku ka drejtuar edhe degën e Gjirokastrës, si dhe ka qenë deputet. Por disa nga antiberishjanët e pas 8 janarit në PD, si Grida Duma, u tërhoqën nga pozicionet e tyre, natyrisht për zgjidhje pragmatike.

Ndërkaq, dy janë zhvillimet më të rëndësishme brenda opozitës; bërthama e grupit parlamentar, që është edhe zyrtarisht de jure e de fakto opozita në Parlament, e cila mbeti e fortë, edhe pse u tentua të çahej, si dhe strukturat e Partisë Demokratike në bazë. Të cilët kanë përballuar politikisht një agresion të fortë për t’i marrë jashtë procesit politik strukturat organizative të opozitës. E është pikërisht kjo bërthamë që ka gjasa të shërbejë edhe si qendra gravitacionale e zhvillimeve të ardhshme të opozitës. Sado që të ketë efekte nga “lart” siç janë mediat e zhurmshme apo rrjetet sociale, një forcë politike qëndron në territor. E ky është një fillim ku ndoshta nuk mund të korren frute sot, por po mbillet një opozitë krejt ndryshe jashtë “përbindshave” të “epokës së dinosaurëve”.

TemA

 

11 Komente

  1. F
    Falje per fjalorin

    Pa e lexuar.Nanat ku i kane. Perbindshi i Viçi ...DOLIT ....FATKEQESIA JONE KOMBETARE RROFYE LEXHENDA qe vrau nje KOMB. RROFTE enveri qe ndertoj nje KOMB.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      PD, me cfardo emri ap grupi te paraqitet, eshte nje sajese, ne zyrat e Ramiz Alise. Me date 8 Dhjetor 1990, me urdher te tij, me nje program te rekomanduar nga Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, qe ka ne themel sajimin e nje opozite "demokratike" te tille qe te jete ne gjendje te mbaje te shtypur disidencen historike te ndergjegjes dhe te fuqizohet duke thithur te gjitha burimet financiare, materiale, token dhe nentoken e Shqiperise, duke krijuar keshtu elektoratin e saj hajdut besnik per ta perdorur ate ne dite te zeza, si ne 1997, 21 Janar 2011, per te granatuar institucionet qendrore, etj. Keshtuqe PD, si krijese e tille, nuk eshte as konservatore, as demokratike, as popullore. Eshte thjesht nje formacion paramilitar. Si e tille, nuk behet kurre parti.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        Illi ka filluar te botoje si anonim

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tata luigji

          Ne Pd lufta civile duhet te vazhdoj me dekada

          Përgjigjjuni
          1. S
            Svetllana

            Lufta Civile ne PD do te vazhdoje deri sa te rroje i padenuari nga Gjykatat Shqiptare Perbindeshi i Vicidolit, kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vuk Karaxhich Berisha.

            Përgjigjjuni
          2. L
            L.Xh

            Për sa thoni e shkruani, ndofta - ndofta, edhe keni të drejtë, por me sa shohim e degjojmë, kjo që thoni ju mund të jetë një 10 % në tërë rrethinat urbane te kesaje force politike, sepse ushtarhanet militantomilitarë, do të fillojnë (në mos kanë filluar) të ushtrojnë presion psikologjik në fshatarë e kudo, duke i joshur me lekë dhe thesin e miellit sikunder e kanë traditë dy partitë PL(LSI) dhe PD. Gjithsesi, le të shpresojmë.

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              flisni flisni ai dhe gjithe shoket e tij bejne ligjin ju beni der der

              Përgjigjjuni
              1. S
                SPAK

                A ja vlen me PD dhe provincialet hajdute te saj! Saliu? Jo me eshte umbje kohe! A ja vlen me Preshi,Mul Noka dhe te tjere! Ylli Rakipi, Sejamini,Arjani, Abilekaj, Curri zvendesoi Buzhalen tek Grida, Mendoni Grida kurva!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Komentues i perhershëm i gazetes Tema

                  Nuk e kuptova çfare deshe te thoshe! Opozite me keta? Kurre s'ka per te pasur; fati shqiptareve dhe triumfi i ballistit Edi Rama.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Amin

                    Sa të ketë frymë Sali Berisha , Partia Demokratike do ti jetë një aliazh shumë i dobët dhe i pa formuar , për të konkuruar për pushtet . Po nuk u pastrua nga elementët që dëmtojnë formimin e aliazhit , ajo do të jetë një tigër prej letre . Zoti e shpëtoftë nga kjo rrumpallë e madhe .

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shkodrani-Belgjike

                      Ishalla vriten tan mes vetit bashk me Ilirin Saliun Bashen, Dulen Mediun

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje