Celibashi letër policisë dhe Prokurorisë, për shmangien e incidenteve gjatë procesit zgjedhor më 14 maj

11 Maj 2023, 12:15Politika TEMA

Celibashi letër policisë dhe Prokurorisë, për shmangien e

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku ku u kërkon koordinim të përgjegjësive për shmangien e incidenteve gjatë procesit zgjedhor më 14 maj.

Letra e Celibashit përkundrejt krerëve të 3 institucioneve vjen 3 ditë para zgjedhjeve vendore.

Në letrën e tij, Celibashi shkruan se “Në njohje dhe respektim të kompetencës dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej institucioneve që ju drejtoni si edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj nevojën për të koordinuar ushtrimin e këtyre përgjegjësive me qëllim parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve në mënyrë efikase, më së paku në raport me kohën.

Kjo, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.Mbi sa më lartë, rekomandojmë të caktohen dhe të njihen reciprokisht kontaktet përkatëse, të posaçme, pritëse dhe dërguese të informacioneve të rastit. kjo veçanërisht për periudhën nga sot deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave”.

Celibashi letër policisë dhe Prokurorisë, për shmangien e

Lini një Përgjigje