Kryeparlamentarja Elisa Spiropali është takuar me homologët e Polonisë dhe Gjermanisë, në Samitin e tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë.
“Me Szymon Franciszek Hołoënia, Kryetar i Parlamentit të Polonisë, diskutuam mbi intensifikimin e diplomacisë dhe marrëdhënieve dypalëshe parlamentare, avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe çështje të sigurisë që ndikojnë në Europë dhe rajon.
Polonia është mbështetëse e fortë e Shqipërisë për integrimin e plotë në BE???????? dhe një aleat i vendosur në NATO për ruajtjen e sigurisë në Europë”, shkruan ajo.
“Me Bärbel Bas, Presidente e Bundestagut Gjerman, në Riga, Letoni, diskutuam mbi bashkëpunimin intensiv e produktiv mes Kuvendit dhe Bundestagut, mbështetjen për reformat dhe anëtarësimin në BE, bashkëpunimin me Gjermaninë në NATO dhe organizata ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e palëkundur për Ukrainën”, vijon Spiropali.
Yll goca jone... na nderon Shqiperine.
Popo ! Ylli, na rrit pak pensionet sepse s’e blejme dot XARELTON .