Deputeti opozitar dhe kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, thotë se përballja me Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare 2025 është shumë e vështirë.
Shehaj u shpreh se beteja politike ndaj mazhorancës socialiste është e fortë dhe se në zgjedhjet e vitit 2025 ka shumë gjasa që të mos ndodhë rrotacioni politik.
Por sipas tij, opozita duhet të fitojë besimin e qytetarëve dhe se rrugëtimi është i gjatë.
“Ne si opozitarë kemi dy alternativa. Ose do themi ka mbaruar kjo punë, jemi të vdekur, na ka vënë Rama përpara dhe të marrim sa të marrim. Ose të merremi dhe të mundohemi të japim atë që shqiptarët duan. Do mjaftojë? Dhe mund mos mjaftojë. Ka shumë gjasa mos mjaftojë. Por ne këtë kemi në dorë, të bëhemi të besueshëm. Këtë bën opozita. Se ndryshe alternativa është nuk po mundohem fare.
Gjendja është e rëndë dhe pikërisht sepse është e rëndë, nuk është një zgjidhje që jepet menjëherë. Por ka gjasa që mos mjaftojnë. Jo ka gjasa, por është shumë e mundur që zgjedhjet e ardhshme mos të jemi në gjendje të japim zgjidhje, në kuptimin që të bëjmë rrotacionin politik. Është e vërtetë. Është një rrugëtim i gjatë.
Shqiptarët janë të zhgënjyer dhe bombardojnë çdo ditë me mesazhin janë të gjithë të korruptuar, është e vërtetë që ne jemi të korruptuar thotë Rama, por këta të gjithë kanë korruptuar, s’kemi çfarë t’i bëjmë. Është kontrasti shpëtimi, zgjidhja dhe fitimi i besimit. Është një rrugëtim i gjatë, pak nga pak, lufta është e jashtëzakonshme”, deklaroi deputeti Agron Shehaj.
Po e pranon se eshte ringjallur enver hoxha,mbas 34 vjetesh jemi kthyer si ne vitin 90 por edhe me keq,banda kriminel korrupsion kush flet burg etj etj
Shyqyr qe e kuptove me ju nuk fitohet , kush je ti , çfar i ke dhene pd ? Ti je nje bizesmen hajdut i mbushe xhepin lulushit dhe te beri deputet se deri atehere nuk te njihte asnje antar i pd .Kerkon te na japi mend nje halabak , pa dinjitet .Me kujtohet kur humbet te pretendono besniket e tu dhe te thane : çfar do te besh o gone tani , me mire l'argomento, ti i u pergjigje :jo mor jo nuk l'argomento se i thone lek o Vella. Lumemadhi ti mor gone .(agron )
E paska marre teseren e Rripjelljes ky Shehaj. Harram besimin qe krijuam per kete legen dyfytyresh
Po thuaja perbindeshit te vicidolit qe pellet cdo nate dhe mban me shprese trushplaret tip Sokol bushkola se do vije ne pushtet kur te qethen delet ne 2037.