Spahiu: As mafia italiane nuk ka kërcënuar prokurorët si Meta në gjykatë para kamerave

24 Tetor 2024, 22:14Politika TEMA

Spahiu: As mafia italiane nuk ka kërcënuar prokurorët si Meta

Juristi Kreshnik Spahiu e shikon mjaft të gabuar qasjen e Metës ndaj prokurorëve të SPAK dhe veçanërisht Altin Dumanit dje gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, në Gjykatën e Posaçme. 

Në  emisionin 'Frontline' në Report Tv Spahiu thekson se as mafia italiane nuk e ka kërcënuar në gjykatë prokurorin ashtu si Meta me Dumanin dhe Krajën.'E papërshtatshme kanosjet e presidentit të republikës kreu të SPAK para procesit. Gjatë arrestimit dhe gjatë seancës. Ashtu siç nuk kemi parë as mafioz të arrestohen kështu. Kam qenë në seancë gjyqësore të Fatos Nanos, Ramiz Alisë, kam parë reagimet e tyre. Kam qenë edhe tek salla e gjykimit si është bërë,. Reagimet për kanosje nuk i kam parë as tek familjet mafioze në Itali që të kërcënojnë në sallë prokurorët' tha Spahiu për gazetaren Marsela Karapanço.

Dje në 5 orë seancë mes debateve e kërcënimeve ndaj drejtësisë, gjykata e posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Ilir Metën, dhe caktoi detyrim paraqitje 1 herë në muaj për Monika Kryemadhin nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë. Të dy, sulmuan ashpër drejtësinë për një proces pa prova me urdhër politik. Meta iu drejtua me kërcënime të hapura, fjalë të rënda dhe ofenduese ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar  “Dumduman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbajë mend çfarë kam për të të punuar”.

10 Komente

  1. J
    Jugu

    Me legen se ky nuk mund te gjesh ne kete vend. Pasi hajdutosi me Bamken duke emeruar gjyqtaret tani leh si kone ne interest te Rames pasi gjatoshi i jep disa favore. Berisha dhe Meta duhet te ikin dhe iken, por ky nuk mund te pranohet se eshte pa shtylle kurrizore.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lexuesi

      Sepse Shqiperia nuk ka shtet ligjor qe kush shantazhon denohet me ligj, ligji nuk zbatohet nqs ekziston..!!! Qeveri leshi, c'do njeri bene dhe flet si ti vije permbare...

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elbasanlliu

        Ne Frontex sot pashe nje debat midis Meces dhe Shemsi Premcit. Ky i fundit eshte bere analist per gjithcka dhe therritet nga disa moderatore te lidhur me krimin e politikes. Shemsi Premci ne vitin 1997 ka qene drejtor i policise Elbasanit. Ka qene diku nga muaji mars i vitit 97 kur ai u largua nga zyra dhe kur arriti ne qafe krrabe per tirane urdheroi vartesit e tij te braktisin detyren. Brenda 1 ore u larguan te gjithe policet, hapen dyert e birucave ku qendronin te arrestuarit dhe per pak minuta rajoni i policise ne Elbasan u perfshi nga flaket. Spak duhet ta hetoje kete ngjarje dhe pergjegjesine penale te Shemsi Prencit.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          Populli ka memorje po mjere keta se po ti leshua populli ta tregon kush eshte mosbindje civile

          Përgjigjjuni
        2. R
          Real

          Mafia eshte organizate e fshehte, pandaj quhet mafie. Ne rastin ne fjale kemi kercenim ndaj mafies qe eshte bashkepunimi i ketyre ptokuroreve me pushtetin kriminal te ripjelljes.

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesia

            eshte per tu habitur qe lejohet te flase me kete quhe ky kriminel Po ne qoftese te gjithe perdorning kete quhe dhe ne menyre te perseritur nga njerez te thjeshte kunder atij durin presidency dhe si kryetar kuvendi cfare do ndothte ? Plumb ose ndoje aksident ose vdiq per shkaqe te tjera J a cfare ka patur ne krye populli shqipetar per kaq vite Beni si them une se ju vras mos beni si beje une Nuk arrije te kuptoje si e lejojne te flas keshte me kete fjaror dhe ne public Kjo eshte e denushme ligjerisht me heqje lirije Ne qoftese ai ka probleme ti drejtohet drejtesise Ky eshte standarti i shtetit e shtetareve tane prandaj jemi kutu ku jemi Jemi nje popull i malkuar dhe qe malkoje veten cdo ore Ne qofte keto ndyresira nuk pastrohen shoqeria shqipetre do te vuaj jo 30 por 100 vjete te tjera sepse ata duan te ndertojne shoqerine me standart e krimit ku ata te jene Al Kapone Keta qe u vene pas do ishte mire ti therasin mendjes sepse te keqia e kesaj shoqerie do ti vuajne femijet e tyre

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juristit

              Te kercenosh prokurorin ne sallen e gjyqit apo nga ballkoni i rruges se qorrave eshte veper penale.Asnje jurist nuk merret me ta ne kete pike. Shpifjet publike dhe kercenimet duhen denuar bashke me qindra vepra penale te tjera te kryera nga Meta -Berisha.

              Përgjigjjuni
              1. f
                f.l.m. per mirekuptimin.

                O koqe o bythe lepires i Ed Brekushexhiut e vertete eshte qe Mafia italiane nuk i ka kercenuar prokuroret si Likja, por i ka vrare ata. Mafia italiane nuk ka llogje si Likja, por vepr, qe te hedh ne ere me dinamit e nuk te gjenden kockat per t'i varrosur.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  doktori

                  Kjo ndodh sepse shteti yne nuk ka as prokuror e as gjyqtar, pervec SPAKK. Nuk e di si eshte e mundur qe Prokurori i Pergjithshem na ka humbur, a di valle ndonjeri se ku mund te jete?!! Po Presidenti, KM apo Kuvendi a thua e dine se ku eshte k/prokurori?!!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Niku

                    E thashe une para teje Kreshnik, qe kur dol video nga gjykata. Asne nga keta birbot e TV nuk e permend ate fakt, por e mbrojne se gjasme s'i shkon Presidentit te arrestohet ashtu. As Al Kapone, as John Gotti, as Gambinot, askush nuk eshte sjelle ashtu ne salle gjyqi. Ky jo vetem hekurat qe i duhen, por edhe nje xhakete e bardhe me menge te gjata dhe lere ne izolim nja 2 vjet.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje