VIDEO/ “Sharlatan, maskara” - Kryezëdhënësi i Berishës humbet toruan, godet me shishe analistin

25 Tetor 2024, 08:44Politika TEMA
VIDEO/ “Sharlatan, maskara” - Kryezëdhënësi i

Një debat i ashpër dhe plot fyerje ka shpërthyer në studion e emisionit “Open” mes drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, dhe analistit Fitim Zekthi.

Debati filloi me Zekthin që e akuzoi Lelën se po mbronte një politikë të papranueshme, duke thënë: “E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.”

“Çfarë halli kam unë?” pyeti Lela, ndërsa Zekthi vazhdoi me akuzat, duke pretenduar se Lela po mbante anën e politikanëve që kanë vjedhur vendin.

“Mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend,” tha Zekthi.

Pjesa më e tensionuar e debatit erdhi kur Zekthi e akuzoi Lelën se kishte mbrojtur politikanë si Edi Rama dhe Ilir Meta, ndërsa Lela kundërshtoi këto akuza, duke theksuar se kishte lënë mediat e mëdha për të mos mbrojtur Ramën.

“Unë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës,” u shpreh Lela.

Tensioni në studio u intensifikua me replika të forta dhe hedhjen e një shishe uji drejt Zekthit nga ana e Lelës.

Zekthi: E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.

Lela: Ti po më thua them marrëzira dhe do të lë.

Zekthi: O Fredi nuk je i marrë, je shumë i zgjuar, por e kuptoj hallin tënd.

Lela: Çfarë halli kam unë?

Zekthi: Mbron një politikë të papranueshme.

Lela: Për cilin hall e bëj, përveç se dua?

Zekthi: Pikërisht, mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend.

Lela: Ti ke qenë kandidat për deputet i kësaj partie, unë s’kam pasur asnjë rol në atë parti vëlla

Zekthi: Ti i ke mbrojtur të gjithë me radhë, ke mbrojtur Ramën, Metën, të gjithë me radhë

Lela: Hahaha

Zekthi: Ta dinë shqiptarët. E do personale tani? Më ka thënë, Zekthi unë do tradhtoj PD-në, këtë herë jam me Ramën. A ke kërkuar mandat të dytë për Ramën, me editorial e ke bërë

Lela: Ti po bën një turp të madh, edhe nëse i kam thënë…

Zekthi: E ke bërë editorial

Lela: Si e kam bërë ore ti b… Unë kam ikur nga media e madhe për Ramën. Unë për këtë kam ikur. Si nuk të vjen turp?! (Hedh shishen drejt Zekthit)

Zekthi: O maskara!

Lela: I kam bërë publikisht betejat unë, jo skutave. Për këtë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës. Kujtoja këtij sharlatani!

Zekthi: E teprova Alfred, mos e tepro më!

12 Komente

  1. a
    avukatiu

    niveli i televizioneve emisioneve politike edhe i ketyre menderelepiresve me rende se i nje rrugaci

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Alfred Byth@iri hahaha

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pena

        Te dy jeni plehra, kellira te saliut dhe metes, nuk keni asnje dallim nga njeri tjetri, zot, nje sahat e me pare, na i largo keto mbetje te epokes se injorances.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Shikoni me çfarë zelli mbrojnë ata që vodhën dhe shkatërruan Shqipërinë,nga këto gjëra kuptohet se sa shumë paguhen këta plehra analistë nga lekët qu ju grabiten shqiptarëve . Spaku duhet të investigoje dhe mediat se janë pjesë e bandës së këtyre politikanëve

          Përgjigjjuni
          1. a
            albatros

            Më fal o Lela, po dal pak nga tema. Si tu bë fytyra në aeroportin e Bergamos kur të ktheu mbrapsh ajo policja e re se ishe futur “gamimisht” te pasagjerët preferencial? E fortë ishte apo jo?

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilirjan

              Mire keta... se ky eshte mielli(KRUNDE) brumi, por Drejtuesit e tv, SI DREQIN I FTONI me kete nivel Mizerabel ?! TURP TE KENI!

              Përgjigjjuni
              1. J
                Juli

                Shum e çuditshme, opozita ka një veçanti të grumbulloje gjithë personat me antipatik në anën e saj.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Artibr

                  Ceshtje bbb she.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Niku

                    Lela i fshatar nga fushe kruja qe lexoi 2 libra e i duket vedi si intelektual.qr fshatari vje eja djerse dhe qe i bi bythes ban trimin.haha o lela kam i pytje thone se sban fmij se impotent e gay? Gjegju

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Saliu

                      Bobo cfytyre e shemtuar ky Lela.As per pastrues halesh nuk ben

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        robi

                        A ka femer ne bote qe pranon te mbaje siper kete monster qe eshte simboli i gomarit me te shpifur te planetit. Dhe ky eshte zedhenesi i trushplareve me molotov ne xhep. Fundi i botes.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lela by...

                          Korbi korbit ja nxjerr syte.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje