
Partia Socialiste ka zgjedhur sot kryesinë e re, ku përveç kryeministrit Rama, kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali si dhe Niko Peleshit e Blendi Klosit, asambleja ka votuar pesë nga shtatë kandidatët burra dhe zonja.Të zgjedhurit e asamblesë si prurje të reja në kryesi janë Albana Koçiu, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.
Ndërsa si më i votuari nga asambleja me 295 vota ishte senatori socialist Erion Brace pasuar nga Arben Pëllumbi me 1 votë më pak.
Të propozuarit e Ramës për në kryesi Klotilda Bushka, Delina Ibrahimi, Pirro Vengu dhe Vangjel Tavo nuk morën votat e mjaftueshme të asamblesë.
Ndërkohë nga kryesia e shkuar Edi Rama preferoi të mos rikandidojë Ditmir Bushatin, Armando Subashin, Olta Xhackën, Mimi Kodhelin, Blerina Gjylametin dhe natyrshëm Ilir Beqaj i arrestuar nga SPAK.
Ndërsa në sekretariatin e ri ekzekutiv dy janë prurjet e reja, Zerina Bruçi- Sekretare për Diasporën dhe Roi Bashaj- Sekretar i Rinisë.
Të zgjedhur nga Asambleja e PS:
Sekretariati Ekzekutiv i ri PS:
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm,
Damian Gjiknuri – Sekretar Organizmi dhe Zgjedhjet,
Milva Ekonomi – Sekretare e Programit,
Romina Kuko- Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare,
Zerina Bruci- Sekretare për Diasporën,
Roi Bashaj- Sekretar i Rinisë.
Top Channel
Erion Brace senator?
Tema u bone si zeri popullit
Ne shqiptarët,jemi populli më debil,kur vjen puna për interesin tonë,nuk bëhemi merak dhe lëmë të tjerët të majmen me gjakun e djersën tonë. Votuam si idiotë për vite në masë të madhe për PD,të cilët shkatërruan dhe vodhën vëndin,duke u shndruar në miliarderë,shikoni oasuritë e Salu Berishës,Ilir Metës,Meksit,Tritan Shehut,Nokës e co.U distacuam,por nuk vumë mënd.Shkojmë pas qeres së hajdutëve të rinje.Erjon Velisë,Drejtirëve të ti,Gjiknurit,Ekiput të grumbulluar në SPAK,Arben Ahmetaj.Dhe unë votuesi e pensionisti i shkrte,skam pension për të blerë medikamentet e jo për tu ushqyer e jetuar,dhe vazhdoj gjoja për të majtën e Benet Becit dhe Olta Xhaçkës.Pika që su bie që një pikturist i dyshimtë,tall b... me ju që kini punuar e vuajtur gjithë jetën tuaj Merni more shëmbull,nga populli grek,francez,anglez etj,që janë kurajozë për të drejtat e tyre kur u shkelen.Duke protestuar me fircë,e tundur kariget e qeverive të zgjedhura preh tyre.Shikoni protestat në ayë vënde. Pale,por e mbani veten dhe trima api të zgjuar e leshit.
Po,poooo , senator e kaluar senatorit ! Kjo eshte fytyra e bukur e Shqiperise tone , te sotme dhe per ditet qe Po vijne! Panorama surreale me figurat lebyrese te Mul nokeve , gogeve , vokeshve , medive , braceve , gaz bardheve , salianjeve , dukeve , gjekmarkeve , tabakeve , spiropaleve , palokeve , kellice ve ...( Eh , pse mbarohen !? ) . Dhe , te mos harrojme , tre legjendat e gjalla qe I kavardisin ne laboratoret e tyre : Ilir Meta , Edi Rama dhe , I vecante e mbi te gjithe , elsploratori I pare I kesaj Bote , me keto lloj specie , Sali Stalin Berisha .Te na rrojne e te na Lene prapa !
Pa dyshim keshtu ka qene ne kohen e Saliut e keshtu vazhdon ne kohen e Rames . Mbasi mbushin xhepat ,sigurojne femijet,niprit , mbesat e te afermit ,ju vjen radha te terhiqen nga detyrat e "veshtira" te pushtetit e politkes . Keshtu ka qene e keshtu do mbetet Shqiperija .Populli me brek neper kembe e barkun bosh,lartmadhenit ne jeten prallore .