Deputeti aktual i Parlamentit, Enkelejd Alibeaj, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm sipas rezultateve tashmë pothuajse zyrtare, ku “Djathtas për Zhvillim” ndodhet shumë larg shifrave për një mandat.
I ftuar në Report Tv, në emisionin e moderatores Marsela Karapanço për maratonën zgjedhore, ai bëri edhe analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, zhgënjimin që pati koalicioni me rezultatet, planin PD-PS apo Rama-Berisha me Kodin Zgjedhor dhe kontrollin e politikës dhe pushtetit.
Për Alibeajn nuk ka asnjë dyshim se prej vitit të kaluar, ashtu siç e kishte denoncuar, pati një Pazar Rama-Berisha.
“Kushtetuta ka një rregull, pesha e votës duhet të jetë e barabartë, përsa i përket edhe sistemit zgjedhor. Ndaj u bë edhe pazari Berisha-Rama, që Berisha të mos bëhej një zonë zgjedhore. E që kur e thashë pasi u bë marrëveshja, se PD i shiti PS-së edhe 12 mandate me Kodin e ri Zgjedhor, kjo ishte edhe shitja e zgjedhjeve këtu e një vit më parë. Të dyja palët kanë një synim, që të asgjësojnë çdo parti dhe lëvizje të re”, tha Alibeaj.
Ai këmbënguli në tezën që ka deklaruar që prej vitit të kaluar, kur PD dhe PS bënë marrëveshjen e Kodit Zgjedhor me listat e mbyllura. Kjo krijoi edhe këtë rezultat, ku qëllim mbetet asgjësimi i të gjitha forcave të tjera, ku Rama mban pushtetin, Berisha mban partinë.
“Për Sali Berishën ishte më e vlefshme të shiste qeverisjen për mandat të katërt te Rama, thjesht për të ruajtur monopolin e opozitës. Ka marrë edhe 3 mandate më tepër parazitare si pasojë e sistemit, që nuk i takojnë. Pra nuk i ka dalë keq kjo lëvizje. Nga ajo që shohim te lista e mbyllur e PD-së, kandidatët e saj nuk kanë punuar, janë vetëm 34% vota, pothuajse aq sa ka lista e mbyllur, madje duke rrezikuar në disa raste sipas shifrave. Asnjë nga kandidatët e listës së mbyllur nuk lëvizi të punonte, sepse e kishin siguruar, kurse ata të listës së hapur ishin të demotivuar. Motori i listës së mbyllur ishte e mbyllur, ai i të hapurës gjysmë i ndezur apo pa karburant”, analizoi kreu i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, aktualisht deputet.
Ligjvënësi nënvizon se me atë që po shihet aktualisht nga procesi i numërimit, po shfaqet efekti diasporë, që po e thellon rezultatin dhe po tregon se me Kodin Zgjedhor Berisha i shiti plotë 12 mandate Ramës, ashtu siç e kishte parathënë vitin e kaluar.
“Po vota e diasporës? Efekti i parë u dha në Vlorë. PS i mori një mandat PD-së. Këtu dalim të thelbi, se një mazhorancë kaq e fuqishme bëhet e pakontrollueshme. Kjo tregoi se pse Berisha i shiti zgjedhjet dhe qeverinë, vetëm për hallin e vetë, për hallin e SPAK-ut. Ndaj edhe bashkëpunuan, Rama i dha edhe vulën e PD, sepse ferra më e madhe në këmbët e tyre është SPAK. E shoh të rrezikshme këtë mazhorancë me mbi 84 vota”, vijoi ai.
Po rezultati i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”? A ishte një zhgënjim?
“Nuk po them të zhgënjyer, por se nuk arritëm atë që prisnim. Me shumë gjasa është dështimi ynë, sepse duhet ta nisim nga vetja. Kemi edhe problemet financiare dhe bllokadës, sistemi, PD dhe PS përballë”, tha Alibeaj.
Pyetjes nëse Berisha duhet të dorëhiqet, ai iu përgjigj?
“Çfarë rëndësie ka më se çfarë bën Berisha te partia e vetë. Kujt i hyn më në qese. Fakti sot është që Rama sot ka 84 mandate, uroj që jo, me të cilat mund të bëjë gjithçka që do”.
Lere Berishen por jep llogari per veten. Pse nuk te votoi kush ty? Sepse je po aq bajge sa Berisha. Gjithe karrieren politike e ke nga Berisha. Kur pe se nje mundesi u hap te beje karriere vete i dole kundershtar Berishes por populli te njeh mire se kush je dhe te beri shurren te dielen.
Njesoje si Bufi , asnje ndryshim midis tyre . Bufi thote u blene , ky thote i shiti... Paskeni qene te gjithe njesoje si Bufi dhe bravo votuesit se ju ndeshkojme . Nje djale i ri i shkolluar me expérience politike ne vende se te uroje kundershtarin per fitoren , del dhe tregone peralla.
po more teoricien zvaranik qe mban vete rende dhe kur flet.Kuptoni sa te pavlefshem jini ne mjedisin politik dhe mos e gjeni shkakun cfare shiti api bleu Berisha sepse kini vegjetuar nen hijen e tij
Or ti Alibeaj PS i ka 83 sot edhe e mer dhe nje ose dy kur te mbarojne numerimet e fleteve te votimit te Greqise , e zeme se nuk mer asnje , 83 i ka e 3 i ka Tom Doshi ja qe bejne 86 keshtu qe ka mbaru ajo puna mos i befte 84
Atë ide mbaj dhe mos e perserit se jemi mesuar me perallat e juaja. Por degjo o turi derr se populli esht lodhur me ju që keni vegjetuar ne stanin e Berisheve dhe jeni ber palë me krimet e tij prandaj, moret ate që merituat. Sa per mua mu be qefi që s’fitove se nuk te honeps dot. Keta jeni ju që nuk respektoni nje dit te vetme qe ka populli ne 4 vjet.
Ja edhe ky loqja, njësoj si Saleh serbi, "u blenë, u vodhën, u shitën, mafia, Sorosi..". Fiks si Salehu, u ka futur virusin.
ke vetem 91 vota o qyq ....ke ngrene ne kyrriz te berishes gjithe ato vjet ,te pakten mos peshty atje ky ke ngrene ,doni apo sdoni ju pa berishen jeni nje hic elektoral.....saliu edhe i marre fund sic eshte prape merr me shume se ty e luli e kulluri (55) vota .....