Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona

13 Maj 2025, 21:26Politika TEMA
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të

Volodimir Zelensky ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

“Urime @ediramaal dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar.

Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.

Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”, shkruan Zelensky.

1 Komente

  1. S
    Stepan Bandera

    sa u merxita qe s'fitoi Sala se do kishim marre urime nga Putaini

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje