PD humb një mandat në Tiranë

13 Maj 2025, 20:25Politika TEMA
PD humb një mandat në Tiranë

Partia Demokratika ka humbur një mandat në Tiranë, teksa po numërohen edhe votat e fundit të mbetura për subjektet politike.

Sipas burimeve nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ky mandat deputeti i ka kaluar Partisë Mundësia.

Ndërkohë mbetet për t’u parë deri në fund të numërimit se kush do ta gëzojë këtë mandat, pasi është hera e dytë që ky mandat kalon nga njëra forcë politike te tjetra.

Gara për këtë mandat deputeti është tejet e ngushtë në kryeqytet, dhe aktualisht Partia Demokratike zbret në 13 mandate. 

1 Komente

  1. S
    Shqiperia Behet Mirdite

    PD dhe Mundesia = Nje

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje