Vijon numërimi për kandidatët e listës së hapur për qarkun e Vlorës, teksa nga 449 kuti në total, janë numëruar deri tani 325 të tilla.
Votimet e 11 majit i kanë siguruara Partisë Socialiste 9 mandate në këtë qark, ndërsa PD ka marrë 3 mandate, duke siguruar futjen në Kuvend të 3 deputetëve nga lista e mbyllur, duke lënë kështu jashtë të katërtin në listë, Atird Hoxhën.
Në listën e hapur sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, deri më tani PS ka siguruar 5 ulëse në Kuvend për deputetë.
Kështu në Parlamentin e ri do të jenë deputetë nga lista e hapur socialistët Damian Gjiknuri, Ardit Bido, Vullnet Sinaj, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini. Nga kjo listë preferenciale mbetet jashtë kandidatja që përfaqëson komunitetin rom, Ina Majko, të cilën kreu i PS Edi Rama ka thënë se do t’i japë një post si ministre në qeverinë e re.
Ndërkohë PD nuk ka arritur që të sigurojë asnjë ulëse në Kuvendin e ri për kandidatët në listën e hapur, duke lënë jashtë Petraq Gjikurinë, i cili kandidoi për kryetar bashkie në Himarë, dhe humbi përballë Vangjel Tavos.
PS 5 mandate nga lista e hapur:
1 Damian Gjiknuri 7064
2 Ardit Bido 6520
3 Vullnet Sinaj 5485
4 Vasil Llajo 4772
5 Brunilda Mersini 2770
BRAVO VLORA,EDHE PA ASNJÈ MANDAT TE BBETEJ PD AKOMA ME MIRÈ DO ISHTE.
Lavdi Labërisë dhe kombit tonë!