Kandidati i PS-së për Vlorën, Ardit Bido foli në lidhje Skype për News 24 teksa po vijon numërimi i votave të 11 majit në gjithë Shqipërinë.
Bido projektohet si një deputet në Kuvendin e ardhshëm për qarkun Vlorë, teksa shprehet i emocionuar për besimin që i dhanë qytetarët në Vlorë dhe Sarandë.
“Rezultati janë paraprake. Në gjykimin tim PS do shkojë në 9 mandate duke parë trendin e diasporës. Nuk do jem më iu votuari në Vlorë., por trendi i qartë se mandati i garantuar në parlament.
Numërimi po përfundon në Sarandë, vijon në Selenicë dhe Vlorë. Ka ecur një proces normal pa problematikë. Gjatë ditës nuk ka patur problematika. Qytetarët dhanë besimin te PS për 4 vitet ardhshme. Për 20 minuta përfundon procesi edhe në Sarandë.”
Sipas Bidos procesi i votimeve dhe numërimit të kutive ka qenë i qetë, pa asnjë problematikë.
“Jam shumë i emocionuar. Falënderoj mbështetësit e PS, qytetarët që votuan. Falënderoj ata që më dhanë besimin për të qenë në parlament. Për të pasur një zë përfaqësues siç e kanë gjykuar. Ndihem i emocionuar për këto 3 bashki, Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Këtej vij. Besimi i tyre për mua është një moment emocional.
Procesi i rregullt, pa problematikë. Kur të certifikohen mandatet do marr telefonin dhe do përgjigjem. Kjo do mbetet në ditët në vijim.”
Sa i përket deklaratave të Berishës për tjetërsim të vullnetit të votuesve dhe mosnjohje të zgjedhjeve, Bido thekson se kjo gjë dihej që 1 muaj më parë.
“E dinim edhe para 1 muaji që do ndodhte. Nuk përbën lajm. doktori do vijonte me skemën që nuk njeh zgjedhjet. Në Vlorë nuk ka patur asnjë problematikë. Njerëzit kanë shkuar ditën e diel në kutitë e votimit kanë votuar. Denoncimet në ajër janë retorikë politike që nuk ja vlen të merremi.”
Ardit, shqiptaret do festojne diten qe Saliu nuk do njohe zgjedhjet duke mos u futur ne Kuvend. Eshte mundesia e fundit qe Saliu ti beje nje nder popullit, per here te pare, duke mos u futur ne Kuvend. Do tia dime per nder kete. Por nuk e ha kete koqe perseri Saliu, e hngri nje here me Lulin, dhe akoma i djeg e keqja e qenies jashte Kuvendit. Nuk harron Saliu se muti llapaqen Murrizi, Jorida, Alimenmeti jane gati te hyje ne Kuvend nga lista.
Bido , je djal i mire, dhe keshtu do ngelesh. Me dukesh nje Erjon Brace, Petro Koci, Antoneta Dhima, qe te gjithe keta nuk u korruptuan asnjehere.
Pak si Komisar reparti e ke dhwn prgj,ti nga michigani po vuan sistwmin komuniste aty e nw po kenaqemi me kapitalozmin e Netea Petros Braces
Urime Bido! Sa më shumë djem e vajza patriotë dhe qytetarë në parlament, në institucione, në politikë dhe në media.
Doktori? "Doktori" eshte nga ata qe vrasin pacientet e tyre.