Kush janë katër kandidatët socialistë më të votuar deri tani?

13 Maj 2025, 18:17Politika TEMA
Kush janë katër kandidatët socialistë më të votuar

Në qarkun e Tiranës ka filluar numrimi i votave preferenciale për secilin kandidat. 

Kështu në radhët e Partisë Socialiste nga 120 kuti të numëruara, kryeson Blendi Gonxhja me 5333 vota.

I dyti renditet ish ministri Fatmir Xhafaj me 2123 vota, ndërsa i treti Ornaldo Rakipi me 1366.

Siç shihet nga renditja e publikuar nga KQZ, deri tani Rakipi ka kaluar edhe deputetin veteran të PS, Erion Braçe, i cili renditet i katërti me 1256 vota.

Megjithatë rezultatet mund të ndryshojnë, pasi ka ende shumë kuti për të numëruar.

2 Komente

  1. A
    AS

    Nuk e kuptoj cfare treguesi eshte numri i votave. Me duket tregues jo shume domethenes sepse varet shume nga zona e votimit/njerzve qe votojne. A do merrnin emrat me siper po aq vota nese do kandidonin ne Shkoder, Kukes, apo Lezhe?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kot

      AS ja ke futur kot po kot fare, çfare lidhje kanë emrat na shkrive.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje