Radiografia e disfatës: PD-PL 250 mijë vota më pak se në 2021, humbësit më të mëdhenj Gaz Bardhi, Xhelal Mziu dhe Tritan Shehu

13 Maj 2025, 17:31Politika TEMA
Radiografia e disfatës: PD-PL 250 mijë vota më pak se në

Nga Adriatik Doçi

Teksa po numërohet votat në kutitë e fundit, humbja përtej pritshmërive e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, po merr formë përfundimtare. PD, nën drejtimin e Sali Berishës, rezulton me një rënie prej 12.5 % të votave krahasuar me rezulatatin në zgjedhjet e 2021. Në zgjedhjet e 11 majit, PD, bashkë me aleatët, ka marrë rreth 170 mijë vota më pak se sa (PD pa LSI) në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Disfata e PD-së merr një tjetër përmasë nëse konsiderojmë një tjetër tregues elektoral. Në këto zgjedhje, PD-ja garonte e shkrirë me Partinë e Lirisë, ish LSI-ja. Në vitin 2021, LSI-ja ka marrë 107 mijë vota. PD dhe ish LSI kanë marrë rreth 730 mijë vota në 2021. Në këto zgjedhje, Partia e Lirisë ishte e përçarë dhe me kryetarin në burg. Ndoshta votat e PL-së janë pakësuar deri në përgjysmim në këto zgjedhje.

Gjithsesi, PD dhe PL, në zgjedhjet e 11 majit nuk arrijnë dot të marrin 500 mijë vota. Koalicioni i opozitar ka humbur të paktën 250 mijë vota në raport me rezultatin në 2021. Në të 12 qarqet, PD-ja, e shkrirë me PL-në, ka rënë nga 9 deri në 20 % në raport me zgjedhjet e 2021, kur garonte pa LSI-në.

Rrudhjen më të madhe PD-ja e ka pësuar në qarqet e Fierit, Dibrës dhe Gjirokastrës, ku fushata është drejtuar nga Gazment Bardhi, Tritan Shehu dhe Xhelal Mziu. Barra e humbjes në rang kombëtar rëndon mbi Sali Berishën, por edhe mbi Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, i cili shan dhe kërcënon çdo qytetar që nuk mendon si ai.

Opozita pretendon se 'narkoregjimi' i ka vjedhur zgjedhjet. Është një alibi që përsëritet që nga viti 2015. Por, ka një fakt që e rrëzon këtë pretendim; Opozita ka fituar në Lazarat, Kavajë, Mirditë, Kukës, Shkodër, në Krujë, në Pukë, në Has, në Kamëz etj. Së dyti, nëse bashkojmë votat e PD-së me tre derivatet e saj, digerenca me PS është e ngushtë.

Rënia e PD-së sipas qarqeve

Fier 20.2 %, drejtues fushate Gazment Bardhi

Dibër 14.4 %, drejtues fushate Xhelal Mziu

Gjirokastër, 14.2 %, drejtues fushate Tritan Shehu

Korçë, 13.9 %, drejtues fushate Ivi Kaso

Lezhë, 13.6 %, drejtues fushate Agron Gjekmarkaj

Shkodër, 13.4 %, drejtues fushate Luçiano Boçi

Elbasan, 12.5 %, drejtues fushate Tomor Alizoti

Berat, 12.5 %, drejtues fushate Enno Bozdo

Vlorë, 11.6 %, drejtues fushate Bujar Leskaj

Tirana, 10.4 %, drejtues fushate Belind Këlliçi

Kukës, 12.5 %, drejtues fushate Flamur Hoxha

Durrës, 9 %, drejtues fushate Oerd Bylykbashi

21 Komente

  1. T
    Taulant

    Ku kishte shanc Bardhi perballe Ballukut . Vetem ne Fier ka hedhur mbi 20miljon euro per blerje votash. Pastaj ne 4 vjete jane larguar sipas Istatit 200mije veta (pjesa me e madhe votues te opozites)

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      E gjete motren ti Taulant, apo ka ikur me keta 200.000 e 20 milione eurove.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1997

        "Barra e humbjes në rang kombëtar rëndon mbi Sali Berishën, por edhe mbi Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, i cili shan dhe kërcënon çdo qytetar që nuk mendon si ai", thote Adriatik Doci. Por jo mer zotni, humbja ishte e percaktuar, jo pse Noka shan popullin, po pse ne krye te opozites eshte nje vrases, nje kriminel e nje hajdut! Po pse i harron populli 4 te vraret ne mes te b uevardit si dhe 26 te tjeret ne Gerdec? Populli nuk e harron Remzi Hoxhe, te cilit edhe kufomen ja ka zhdukur krykrimineli i ketij vendi!

        Përgjigjjuni
        1. k
          kxp

          Ha ha ha. Trapat e trapit te Tropojes vazhdojne te genjejne veten me lloj lloj justifikimesh. Balluku ka hedhur 20 milion euro thote ky idioti.Ok le ta marrim si te vertete kete genjeshter.Pse nuk i hedh Sala 20 milion euro ne Fier te fitoje por ja jep La Civitas e Manafort qe ti heqin non-graten?Pastaj keta 200 mije veta (le ti quajme te gjithe te opozities) qe qenkan larguar pse nuk e moren mundimin te votojne si pjesa tjeter e diaspores? O bajga Berishiane kur populli ju merr me shpulla 10 pale zgjedhje rresht dhe ju vazhdoni te beni me faj popullin tregon qe jeni te gjithe psikopate si krye psikopati qe ju drejton partine.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muzaka i Ri

            ????????????????????Me keto mendje që keni këtë keni për të mare. Vrate dhe shkerdhyet njeri tjetrin per një vrases , bridhni me zjarre e hunje ne dorë, dhe doni dhe tju vitoj populli. Shikoni shikoni endrra me sy hapur. Kemi me shumë se 10 vjete që nuk shkojme te votojme më. Na e shpifet.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zagali

              Pika qe nuk ju bje ne koke ketyre drejtojne PD. Llapanjozet e dreqit.

              Përgjigjjuni
              1. n
                ne

                Taulant, ke harru te pish ilacet.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taulant

                  Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    doktori i shurres se hysniut ne paris

                    o taulant, o figure, penicillinen e dime kush eshte, po joti si eshte

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Demokrati idealist

                    O Taulant ke ndonjë fakt se PS ka hedhur 20 milion euro në Fier ?Nqse ke fakte bëj një padi me emra konkret dhe çoje në SPAK.Nqse jo mos fol si e ëma e Zeqos majë thanës.Ju humbët në 2025 dhe përgatituni për humbjen tjetër në 2029 nqse do mbani MALOKUN në krye të PD-s.Ju jeni të mbaruar të gjithë,sepse keni frikë nga një kufomë si saliu.Atij nuk i pëlcet as për ju e as për Shqipërinë,por vetëm për vete dhe binat e tij,zenin sypeshkaqenin dhe gitën që i ka dhëmbët si vampire.Qërojeni sali malokun,zgjidhni një lider të ri e të pakorruptuar që mund të keni një fije shprese që shqiptarët t’ju votojnë,në mënyrë që të korruptuarit e PS-s.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dor Kajelli

                      Une, Dor Kajelli, do ha mut si Vrenozi tash. E majta mori Shkodren , ca me ba.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        T

                        Ore debila nuk e shikoni mor qorra qe votohet jug ose veri mor budallenj nuk I do njeri maloket o debila

                        Përgjigjjuni
                        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                          Medemek 7X7 -ta, ka marrë më shumë vota në 2021 !

                          Përgjigjjuni
                          1. W
                            Wellsi

                            Belind kermilli akoma neper kembe tek partia ?

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Indinjata

                              Aman hapeni ate parti, boll 16 vjet Mul Noka, Jozi Topalli, Belind Kellici, Tritan Shehu, boll, boll, boll

                              Përgjigjjuni
                              1. x
                                xhon

                                Këto vota që ka marë PD vijnë nga shpellarët malok.....

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  tironsi,,

                                  ore prisini pak cfare i ka dhene tritan shehu shqiperise ,, nje zero asgje , po kjo gazia eshte bere si ato kurvat ordinere, njeher keshtu njeher ashtu,, ne presim qe te na qeverisin keta ,, pa pike vlere,, zero..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Elsa

                                    Te pafytyret Kellici, Noka, Vokshi, Shehu dhe gjithe Lista e Mbyllur duhet te largohen njehere e mire nga drejtimi i Partise Demokratike. Keto jane turpi per ne si popull qe nuk kemi opozite, qe nuk kemi te drejta te barabarta, qe na perdhoset xdo e drejte kushtetuese, cdo ushtrim profesioni te ndershem. Turp te kene Kellici, Noka, Vokshi, Shehu. Turp.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Denis

                                      Te pafytyret Kellici, Noka, Vokshi, Shehu dhe gjithe Lista e Mbyllur duhet te largohen njehere e mire nga drejtimi i Partise Demokratike. Keto jane turpi per ne si popull qe nuk kemi opozite, qe nuk kemi te drejta te barabarta, qe na perdhoset xdo e drejte kushtetuese, cdo ushtrim profesioni te ndershem. Turp te kene Kellici, Noka, Vokshi, Shehu. Turp.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Black Jack

                                        Pd duhet te zhduket nga skena politike shqiptare , eshte Parti tradhetare, vrasese, dhe shkatrruesi I kombit shqiptar ne Salen ne krye . Osht emergency kombetare qe Pd duhet te shuhet , si hyn ne pune kujt ne Shqipni , vecse sherre dhe rrumuja ka sjell ne kombin shqiptar

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          VLONJATI

                                          PD nuk eshte parti e shqiperise ,nje organizate oligarkesh ne sherbim te familjes berisha.MILIONER DEPUTETET injorant me noken .paloken dhe profesorin me presh ne byth voza e fryre me mut shehu

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje