Tensione dhe përplasje janë shënuar këtë të martë në KZAZ nr 40 në Tiranë, ku vëzhguesit e Partisë “Mundësia”, të kryesuar nga kandidatja për deputete Barbara Doda, kanë denoncuar parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave.
Sipas tyre, votat e kësaj force politike po shpalleshin të pavlefshme në mënyrë të padrejtë, me arsyetimin se vulat mbi fletët e votimit janë “të zbehta”, ndonëse janë të dyfishta dhe të vendosura nga komisioni.
Situata u përshkallëzua më tej kur në ambientet e KZAZ-së mbërriti kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.
Ai akuzoi policinë për përpjekje për të nxjerrë jashtë vëzhguesit e autorizuar të kësaj force politike, duke e cilësuar veprimin si të paligjshëm.
“Na tregoni urdhrin që nuk lejon vëzhguesit brenda. Vëzhguesit tanë janë të autorizuar dhe kanë të drejtën ligjore të jenë këtu,” tha Shehaj, teksa debatoi me efektivët e policisë.
Ai shtoi se nuk do të lejojë vjedhjen e votave dhe se, nëse do të duhet të nxirren jashtë nga ambientet e numërimit, atëherë do të jetë me forcë.
“Duhet të na tërhiqni zvarrë nëse doni të na nxirrni nga këtu. Po na vidhen votat. Ne jemi vëzhgues dhe kërkojmë vetëm një të drejtë që na takon ligjërisht. Nëse shohim padrejtësi, kemi të drejtë ta sinjalizojmë.
Nuk po kërkojmë asnjë privilegj, nuk po kërkojmë qiqra në hell. Kush është i paautorizuar? Ne jemi kandidatë!”, – deklaroi Agron Shehaj para mediave dhe autoriteteve.
Ish partia jote ta bene te keqen
Këta janë të të njëjtës shkollë te saliut. Saliu ka mbjellë farën e keqe kudo.
Paterice e Rames. Pleh njeri
Paterice e Rames haaaaa paske semundjen e Vrenozit. Bufi mesoje ....Tik Rosa ka punuar assistant i Argida Berrishes . Tik Rosa dhe budallai portokallise qe bente policin themeluan partine , sot gomari portokallise punone te kazani Bufit. Tik Rosa eshte i futur nga familja kriminale Berrisha
Mandati yt po i kalon Jorida Tabakut. Ik kerkoja Saliut, jo policit. Nje surrat keni te gjithe ju derrat e Saliut prandaj nuk ju voton ky popull. Prit mos u nxito se jane ende votat e diaspores pa lexuar.
Hhahah e sakte ...njeshe je ... por hajde mbushi mendjen ketij qe ka shume deshire te ngelet Deputet se rroge e majshme dhe Bizneset i shkojne me mire nese zene vend te mire ne force me Partine qe ka ! nje muzike ! na humben Votat ! na vodhen Votat ! Aty ka nje Polici dhe ata zbatojne Rregullat dhe Logjet dhe duhet ti Respektoje secili urdherat e Policeve ...
Turp qe nxirren veshguesit kur ata kane te drejte, duket qe ne emer, te vezhgojne procesin! Jane te protokolluar me siglat e KQZ ne varese, nuk mund tja mohojne. Policia e shtetit krah i qeverise, kane nxjerre edhe keta tipat "shef" me emer pa numer. Provo ne Gjermani apo ne SHBA te jesh polic ne sherbim pa numrin e oficerit ne uniforme!
O agron kryeministri! Psa ha mut kot o zoti skizoftrn! Apo te mungon nje vote per tu bere kryekar. Idiot funksional
Çfare ndryshimi la ky zhapik nga Flamur Noka ?
Dy komente rresht, Anal-isti e quan paterice te rames, Qytekarja e quan derr te Saliut? Mos ndoshta po shofim fushtat e fshehta te partive per te ndyre emrin e forcave te reja, se kane frike mos u iken pushteti?
Po pse zihet me grushra? Te kontestoje zarfin e te pavlefshme edhe ti ankimoje. Kshu funksionon shtetari. Ne fund imitojne te gjithe Mulin.
Nje thirje Agron Shehaj nqfs.e lexon mos i lejo dhe lufto per ate vote sepse ta kane brsuar ty populli per drejtimin e elektoratit tende prandaj mos i le me te vjedhe voten lufto lufto kame pershtypje se ti je njeriu me i mire dhe gjate fushates ke mbajte wendrim te mire pavsresisht qe une kame qene kundershtare me partine tuaj.Te uroj FITORE.
Merr Taulantin me vete Gono,se ai di te lehi me shume se ti.
trim i madh ky pinjolli ballist...