Për ata demokratë që e braktisën Berishën…

13 Maj 2025, 17:24Politika TEMA
Për ata demokratë që e braktisën Berishën…

Nga Endri Tafani

Demokratët që këto zgjedhje u larguan nga PD në drejtim të partive të tjera duke thënë që Berisha ishte problemi dhe do mbante në fuqi Ramen kishin të drejtë.

Ata demokrate ikën në drejtim të partive të tjera të djathta megjithëse e kishin shumë të qartë që nuk ishin projekte fituese. Në një vend ku në përgjithësi preferohet ti ngjitesh nga pas fitimtarit sjellja e tyre ishte kurajoze dhe për këtë arsye meritojnë respekt.

Ashtu siç meritojnë respekt edhe për faktin që nuk ranë pre e kultit të individit Berisha.

Ashtu siç meritojnë respekt edhe që ishin më të qartë politikisht (nga pjesa që ngeli me Berishën) me realitetin e elektoratit shqiptar dhe për të ardhmen e të djathtës që duhet të ishte ndryshe.

Tashmë një pjesë e PD po zgjohet nga gjumi dhe po e kupton që ata anëtarë partie, nuk po flas për liderat, por per ata anëtarë partie, që ikën jo vetëm që kishin të drejtë, por mund të ishin edhe një nga pjesët më të mira të saj. Me të qartë politikisht, të paverbuar nga kulti i individit dhe jo servila që i ngjiten fituesve nga pas.

Nëse PD do që të ringrihet përveç heqjes dorë nga berishizmi duhet dhe që të bëjë përpjekje për të marrë brenda saj pikërisht këta të larguar. Janë aset i çmuar jo vetëm për ato që thashë me sipër, por dhe për faktin që e njohin mirë PD.

Kjo është dhe sfidë e PD për të ardhmen, sepse nëse nuk arrin të marrësh brenda partisë këta njerëz qe kane po te njëjtat bindje të djathta dhe kane milituar me vite në PD, atëherë nuk ke shance që të rritesh si parti por vetëm do atrofizohesh.

Dhe diçka tjetër.

Nëse fillohet të veprohet në këtë drejtim, nuk mund të niset si negociator një berishist që shikon si armik cilindo që nuk mendon si ai. Atyre nuk mund tu shkohet për t'u kërkuar llogari por për tu kërkuar falje që nuk u kuptuan nga pjesa tjetër e partisë që kishin të drejtë.

Mbase një pjesë e tyre nuk do duan të rikthehen, por ky proces negocimi duhet bërë nga PD sepse i shërben dhe vetë asaj si një proces reflektimi, katarsisi dhe ndryshim qëndrimi nga kursi i mëparshëm.

10 Komente

  1. s
    sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

    sali krimineli ne nevojtore. edi rama. ne. fitore.

    Përgjigjjuni
    1. G
      GEZUAR BAJROMIN

      ME VJEN KEQ PER NJA DY GRA QE I PUTHEN DOREN BERISHES TANI LE TI PUTHIN BYTHEN E THARE.EDHE STRESI HAJVANI LE TI PUTHE BYTHEN.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haka Tekizoti

        Vlerësimi për respekt ndaj tê ikurve nga PD-ja e Berishës është i drejtë, edhe nevoja për t'u kërkuar falje dhe thirrja për t'u kthyer te njê PD pa Berishën. Por cili do jetë ai që do t'i thërrasë? Kush do ta bëjë spastrimin e PD-së Berishës nga Berisha e të tjetët si ai? Duket një rreth vicioz. Të vdekurit s'e lëshojnë vetë varrin.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nina

          E gjithe lista e mbyllur e PD eshte fytyra e vertete e kesaj humbje katastrofike, qe sigurisht, bello dhe mul noka do kujtojn se demokratet jane budallenj qe te besoj genjeshtrat e rradhes. Turp tju vije

          Përgjigjjuni
          1. E
            EMIGRANTI

            SHUME SHPEJT PDja DHE SI PARTI DO SHPALLET NON GRATA NGA USA DHE EVROPA. DHE LE TE VIJNE VERDALL NE BATTHORE .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kutuzovi

              Mos u beni merak. Sali Berishen do t'a heqin vete demokratet nga kryetar partie sepse, me keq se Basha,Saliu po e çone partine nga humbja ne humbje. PD-ke kete radhe nuk fitoi nga Sali Berisha,i cili kerkon t'a verin paartine ne sherbim te familjes se tij. Nuk i ka faj aspak Edi Rama. PS-te korri nje fitore kaq te madhe sepse ka punuar per shqiperine dhe ka nje plan prognoz te shkelqyer. E ardhmja me PS-te dhe Edi Ramen do jet e shkelqyer. Saliut kete radhe i rane pordhet ne zemer dhe per te pjerdhur mendjen e demokrrateve do beje proteste ne 16 Maj se, gjoja atij ja ka vjedhur votat Edi Rama. Mbroçkulla. Saliu bene mire te dalin ne pension dhe te lerin demokratet rehat.

              Përgjigjjuni
              1. b
                beni,,

                te gjithe qe ju shkeputen berishes ne fund, e kuptuan qe nuk ishin per tu fut ne lista ,jo qe ishin me te mire ,te hajne mut tha vrenozi , çdo post e kan pas nga berisha ,i njejti berish qe nga 90,pse e pranuan postin, hani mutin e rames njashti

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mesuesi

                  Formezimi I nje PD-je normale , te djathte dhe shprese , sic dhe lindi , eshte shume I veshtire ne kete realitet toksik nga mbeturinat e se shkuares ne mentalitet , ne emocione , pse Jo edhe fizike ( Jane gjalle akoma , S. Berisha per shembull ) , por Jo I pamundur . Do te dalin djem dhe vajzat te rinj , madje ndryshe nga xerxebilat e tipit A. Shehaj apo te atij halabakut Lapaj . Me durim I duhet dhene edhe koha .

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xxx

                    Largoni Berishën dhe behuni realiste o demokrate që të fitoni, ndryshe harrojeni pushtetin

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kuolas

                      iken ca do bejne, do i sherbejne spiunit tserbis a greqis.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje