“Gonzato është shërbëtor i Ramës” – Zyra e BE përgënjeshtron portalin e familjes Berisha

13 Maj 2025, 18:43Politika TEMA
“Gonzato është shërbëtor i Ramës” –

Portali i familjes Berisha dhe Çim Peka kanë sulmuar sërish ambasadorin e BE-së në Tiranë, duke e akuzuar si bashkëpunëtor të Edi Ramës.

“Ja prova qe hedh poshte ambasadorin e BE i cili pretendoi te kunderten e lajmit te SYRI se zyra e BE ne Tirane nuk ka nderhyre ne raportin parazgjedhor te OSBE. Sms eshte e nje vezhguesi nderkombetar te OSBE! Do kemi lajme ne vazhdim, por ky ambasador eshte nje me Ramen dhe jo me ate qe perfaqeson! Rrime ne kontakt!

Ps: Keto zgjedhje nuk ka ambasador qe i shpeton. Me dt 16 te gjithe ne Tirane, eshte dita e fundit ku mund te ndaloni instalimin e regjimit”, shkruan Çim Peka.

Por pas kësaj ka reaguar zyra e BE-së në Tiranë.

“Deklaratë: Pretendimet se ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga Syri .net, janë të rreme.

Siç theksoi së fundi ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë.

Për më tepër, raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve.

BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë.

Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike”, thuhet në reagimin e BE-së.

6 Komente

  1. P
    PDISTẼ, BERISHA JU MORI ME QAFẼ.

    PD ESHTE E KRIMINALIZUAR . NUK KA SHPRESE .

    Përgjigjjuni
    1. N
      NOCRROKU

      O QIM KARI DHE SALI BISHTI ! NUK KA DATE AS ZOT QE JU SHPETON PA NGRENE BAR DHE PA MARRE SI SHPERBLIM NOC RROKUN ! HIQENI NGA MENDJA NJE HERE E MIRE. KOHA JUAJ KA MBARUAR. PERGJITHMONE, MADJE ME TURP.

      Përgjigjjuni
    2. k
      kxp

      C'fare ben SPAK? Pse nuk hap padi per denoncimet qe Syri financohet nga familja Berisha me parate e vjedhura shqiptareve.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spaku ta hetoje Qim dezinformuesin e qellimshem

        Po Spaku cfare ben, mire nga Saliu dhjet gjak, por edhe nga Qimi/qeni i Zenit? I mjeri Duman don pastaj ti zgjetet mandati. Jo Duman jo, ka te tjere djem e vajza qe do ta bejne punen shume me te mire se ty, pale pastaj krahasuar me punen e Olsi Dados! Te mori ne qafe Dado more Duman, sa keq na vjen.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bufi kenetes i abandonuar nga familja

          Protest madheshtore ... Ne krye te turrmes Bufi .Vrenozi .Stresi .Ludoviku . Peka. Te shpetojme Bufin , na iku dhe Latifi..... Ti tregoje botes qe narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici rregjimi masaker elektorale bandat ...na vodhi zgjedhjet , Rama i ka ditet te numeruara , Rama po dridhet ......

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjynah !

            Keto te PeDe - s kane rrjedhur te gjithe.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje