Pse votat nga Greqia po trajtohen si pengje?

13 Maj 2025, 18:20Politika TEMA
Pse votat nga Greqia po trajtohen si pengje?

Nga Ylli Pata

Pak orë pas idiotësisë në Vorë, ku Flamur Noka iku me bisht ndër shalë, se një xhabaft Vore i përmendi një rast të pakëndshëm për të, shkoi në Parkun Olimpik dhe solli fatvan e Sali Berishës, që votat e emigrantëve të Greqisë të mos hapen pa dhënë izëm “I madhi”.

PS e Edi Ramës që duke e ka tërhequr për hunde Berishën që pas shpalljes Non Grata në një marrëveshje të ndërsjelltë bëri sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ashtu siç u bë me votat elektronike të Vorës.

Flamur Noka, bëri të njëjtën gjë si paramilitarët e Hamas, por natyrisht me mjetet e tjera në 7 tetorin 2023 dhe mori peng votat e dhjetra mijërave emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Po përse është bërë kjo? Ka fjalë që thonë e mund të prishë ekuilibrin në Lezhë, që mazhorancës nuk i prish punë,, ca thnë në Fier ku PS ka arritur çatinë apo soletën më të madhe të të gjitha kohërave. Faktikisht e gjitha bëhet për Vangjel Dulen. Pasi nëse votat e diasporës i japin PS në qarkun Vlorë mandatin e nëntë, Dule nuk zgjidhet dot deputet.

Duket qatë se gjithçka lihet nga qarqe ekstremiste greke siç ishte bluza numër një 12 ju dha Sali Berishës në prezencë të Chris La Civita-s me flamurin e Greqisë. Që Beleri këtu është thjeshte aktor, por qarqet eksptremiste greke duken të futura me kokë.

E gjithë ky synim i qarqeve greke në Athinë apo SHBA është legjitim për interesin e tyre, por nuk mund të jenë institucionet shqiptaret peng i një objektivi politik sidoqoftë ai.

E gjithë kjo ngjan me një taktikë terroristi, i cili votat e Greqisë po i trajton si pengje, dhe për të cilat ka urdhëruar numëruesit që në ditën e parë që nuk duhet të preken.

A negocohet me pengmarrësit? Natyrisht që po, sepse rëndësi në këtë rast nuk ka Flamur Noka dhe fytyra e tij por vota e qytetarëve të Greqisë. Por kjo nuk mund të bëhet, duke poshtëruar institucionet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Rëndësi nuk ka as Celibashi, as Flamur Noka e as mazhoranca, por vota e zovranit, që në këtë rast janë votat e qytetarëve të Greqisë. Ndryshe, kemi të bëjmë me një grusht shteti tipik në kuptimin e plotë të fjalës.

3 Komente

  1. A
    Andreas

    Shume e sakte...

    Përgjigjjuni
    1. s
      skelari

      saktë

      Përgjigjjuni
      1. M
        Merre me lëng

        Shkrim rrokopujë. fare i paqartë. Vetëm titulli ishte si duhet, por shtjellimi... Merre me lëng.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje