Episodi i RAI 3, deputeti i PS: Biseda me Ahmetaj nuk ishte kamera e fshehtë, s'luftohet korrupsioni me intervistë të korruptuar

5 Qershor 2024, 09:15Politika TEMA
Episodi i RAI 3, deputeti i PS: Biseda me Ahmetaj nuk ishte kamera e

Emision i Rai 3 për Shqipërinë vijon ende të diskutohet pasi në episodin e dytë doli biseda me ish zv/kryeministrin në arrati, Arben Ahmetajn dhe intervista me kryeministrin Edi Rama.

Në Repolitix në Report Tv, deputeti socialist Petro Koçi shprehet se biseda e gazetarit italian me Arben Ahmetaj nuk ishte kamera e fshehtë.

"Ahmetaj nuk është bashkëpunëtor i drejtësisë. Nuk është një rrëfim. Biseda nuk është kamera e fshehtë. Bisedë që kanë rënë dakord. Për tu shitur emisioni si më interesant. Maksimumi mund të ishte audio konsensuale.

I intereson që vëmendja mos jetë mbi të dhe te çështja që ka hapur drejtësia. Ahmetaj është në konflikt interesi nuk është dëshmitar i besueshëm. Nëse ai paska qenë i ndershëm dhe paska këto gjëma të mëdha dhe nuk ka reaguar nuk di çfarë note ti vësh.

Mund të kishte dhënë dorëheqje dhe pastaj të shpjegonte këto. Është një fabul nga dy palët. Emisioni në Itali nuk ka ndonjë famë të madhe. Gazetari zbuloi se mund të bëhej i famshëm në ndonjë vend tjetër. Jemi në këtë përralle. Ahmetaj është gjetur për të justifikuar përrallën. Nuk duhet të tregojmë vëmendjen këtij emisioni. Fillesa ka qenë sulmi ndaj qeverisë italiane", tha deputeti socialist. 

Koçi shton se nuk luftohet korrupsioni prej një emisoni të korruptuar.

"Me një intervistë të korruptuar nuk luftohet dot korrupsioni. Korrupsioni duhet luftuar, nëse një klasë opozitare distancohet nga korrupsioni vetë. Nuk mundet në një episod që vjen nga një emision opozita të dali si vetëpastruar moralisht e gatshme për të pretenduar luftën nga korrupsioni dhe të marrë pushtetin.

Ka liderë kryesor, ka dy persona njëri Sali Berisha që i thotë SPAK organizatë kriminale dhe Ilir Meta që i thotë Altin Dumani nuk e di.. si mundet kjo opozitë të shfrytëzojë një intervistë të korruptuar të luftojë korrupsionin", shtoi ai. 

Lini një Përgjigje