Erdogan në Tiranë: Duhet t’i themi ndal sulmeve! Takimi ynë, shpresoj të jetë i dobishëm për një Europë të sigurt

16 Maj 2025, 14:02Politika TEMA
Erdogan në Tiranë: Duhet t’i themi ndal sulmeve! Takimi

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik u shpreh se Rusia-Ukraina dhe Turqia po zhvillojnë bisedime në Stamboll, për situatën e luftës.

Ai u ndal edhe tek lufta në Gaza, ndërsa bëri thirrje që të ndërhyhet për të arritur vendosjen e armëpushimit, duke shtuar se objektivi kryesor duhet të jetë zgjidhja me dy shtete.

“Rusia-Ukraina-Turqia po zhvillojnë bisedime në Stamboll. Në këtë fazë mbështetemi tek të gjithë partnerët tanë për t’i mbajtur të hapura kanalet e dialogut. Turqia do të bëjë pjesën e saj në këtë proces.

Gaza ka përjetuar një katastrofë të pashembullt humanitare. Çdo ditë, fëmijë e gra masakrohen. Duhet t’i themi ndaj kësaj. Qëndrimi i Netanyahut rrezikon të gjithë rajonin tonë. Europa presim që të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë. Më shumë se 2 milionë njerëz po vuajnë urinë.

Nuk kemi asnjë veprim për të arritur një dinjitet njerëzor. Objektiv kryesor duhet të jetë zgjidhja me dy shtete. Në Siri një kapitull i ri e shpresëplotë është çelur. Deklarata e Trump për të hequr sanksioni është një lajm i mirë.

Shpresoj që kjo të shërbejë si shembull. Shpresojmë të ofrohet mbështetje financiare për aktivitete të rindërtimit. Unë besoj se kur garantojmë solidaritet nuk do të ketë asnjë sfidë. Unë shpresoj që takimi ynë do të jetë i dobishëm për një europë të sigurt”, tha mes të tjerash ai.

1 Komente

  1. j
    jevgu

    O Rameeeeee ahahahahahahaah erdhi noltmadhnia n Tiron O Rameeeeeee ahahahaha ka mor i taborr me ministra me vete dhe ka me nrejt cadrat ke bulevardi si maloku dikur n vaftit. Heren e funit t ka prit me kuaj dhe flamuj me banden e Stambollit pa permen borxhet qe ke me kerku o Rameeeee hajt me bismilah dhe ket her ene ishallah ska me e trrash zonin dhe t fut ke sedilja mrapa e makines

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje