Erdogan: Vendosëm bast dhe unë e mbajta fjalën për ndërtimin e spitalit të Fierit. Batuta e Ramës: Në Turqi janë të ndaluara me ligj

20 Shkurt 2024, 19:28Politika TEMA
Erdogan: Vendosëm bast dhe unë e mbajta fjalën për

Presidenti turk, Erdogan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ankara me kryeministrin Edi Rama, nënvizoi se bashkëpunimi i Turqisë dhe Shqipërisë është shumëdimensional. Gjatë fjalës së tij foli për spitalin rajonal në Fier, për bastin që do të ndërtohej brenda 2 muajve dhe që bë realitet.

“Jam shumë i kënaqur që pres kryemisnitrin Edi Rama në Ankara. Ju uroj mirëseardhjen edhe një herë. Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet. Me marrëveshjet që nënshkruam, përforuam bazën juridike. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard dollarë dhe objektivi është të shkojë në 2 miliardë dollarë.

Në janar 2021 dhamë lajmin që do ndërtonim një spital në Shqipëri. Vendosëm bast me zotin Rama. Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtua për 2 muaj. Do ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe ketej e tutje do te jemi pranë popullit shqiptar”, theksoi Erdogan.

Rama-Erdogan: E fituat bastin me shqiptarët për spitalin memorial të Fierit

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Erdogan e falenderoi për mbështetjen ndaj Shqipërisë.

“Shumë faleminderit për fjalët të një miqësie të posaçme, por e kam të pamundur të mos bëjë një sqarim. Zoti president ne nuk kemi vënë bast për spitalin, sepse në Turqi janë të ndaluara me ligj, ndërsa në Shqipëri lejohen vetëm online. Ju e fituat bastin me shqiptarët për spitalin.  Ai spital ishte investimi i parë publik në botë me 3 milion supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët.

Dua tu falënderoj për mikpritjen e dua të them ndoshta duke e përsëritur por besoj se sa herë flitet në këtë nivel për marrëdhëniet me Shqipërinë shqiptarët Shqipëria Kosova nuk mund të harrojnë tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë për sot dhe për nesër. E para falë jush dhe qeverisë tuaj Kosova u njoh si republikë e pavarur pas minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë.

E dyta kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja të rënda ju ishit i pari  që komunikuat me mua më thatë që sa të jetë Turqia Shqipëria nuk do jetë kurrë vetëm. Dhe ndërmorët iniciativën për fillimin e ndërtimit të 500 apartamenteve të reja”.

4 Komente

  1. S
    Sara

    o ti je diplomat! pse s'e merr serish postin e Ministrit te jashtem vete s'e kuptoj

    Përgjigjjuni
    1. F
      Franci

      Nuk e mer dhe nuk duhet ta mari ......pastaj do te ngjaj me Enver Hoxhen ...qe i kish te tera postet e rendesishme reth tij , kjo e para dhe dyta volumi i punes dhe takimet , dhe e treta ....cfare sinjali kep ne kabinet ??? Nese e mban postin e rendesishem eshte nje soj sikur u thua bashkepunetoreve ministrave te tu qe : nuk kam besim te ju dhe mbledh reth vetes gjithe postet e rendesishme ....nuk behet me asnje lloj menyre ...

      Përgjigjjuni
    2. D
      Ducja

      I fut ca kopace ky Ramiu yne .Po gjene i varin lesht dhe se marrin seriozisht, pikturist thone, kaq ja pret, por per popllin tone eshte i mire se e bon zap si ne kohen e Osman Gazepit. Te na rroje sa malet se pastaj ne dur te Gaz Bardhit do mbetena.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Ed ja ke dhi per batuda edh Ermal Mama-qi.

        Ed Droga batede e dobet, basti u vu ne Tirane ku ljohen e mbrohen nga qeveria, ato menaxhohen e drejtohen nga vellaio yt Olsi Rama.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje