Erisa Xhixho del hapur: Vota e 11 majit, na duhet për të liruar Ilir Metën nga burgu

25 Prill 2025, 09:51Politika TEMA
Erisa Xhixho del hapur: Vota e 11 majit, na duhet për të liruar Ilir

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë dhe kandidatja e koalicionit “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, ka deklaruar se Ilir Meta pritet të lirohet pas zgjedhjeve të 11 majit, nëse siguron mandatin e deputetit.

“Ilir Meta nuk preferoi të ishte në listat e mbyllura. Ai donte të përballej drejtpërdrejt me qytetarët. Për këtë arsye, çdo ditë u shkruan letra personave të ndryshëm, duke u kërkuar mbështetjen e tyre me votë,” – u shpreh Xhixho.

Sipas saj, objektivi është që Meta të marrë 30–40 mijë vota në Tiranë.

“Nga kalkulimet që kemi bërë, mjaftojnë rreth 12 deri në 15 mijë vota që ai të sigurojë mandatin. Por konkurrenca është e fortë dhe ndonjëherë edhe një votë mund të bëjë diferencën në listat e hapura” – tha ajo, duke shtuar:

“Jam e bindur se Ilir Meta do të jetë emri më i votuar në qarkun e Tiranës.”

Xhixho shprehu siguri për fitoren e koalicionit në Tiranë

“Koalicioni ynë do të marrë 20 mandate në Tiranë, për këtë jam e sigurt.”

E pyetur nga gazetari Roland Qafoku nëse Ilir Meta do të lirohet nëse fiton mandatin, ajo tha:

“Në momentin që ai merr mandatin dhe certifikohet, brenda një muaji, pra rreth datës 11 qershor, ai lirohet. Nuk besoj se ka ndonjë pengesë që mund ta ndalojë këtë proces. Me 11 maj ne fitojmë dhe Shqipëria çlirohet.”

Xhixho e quajti arrestimin e Metës të turpshëm dhe tha se nuk dëshironte të ndalej më tej në atë temë.

6 Komente

  1. t
    tit vasili

    ...i paske pre damaret mi per Liken... kshu tha Mona dje...allah allah...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vicidoli

      Kur te lirohen rrathet poshte ty, athere do dale like pordha

      Përgjigjjuni
      1. N
        No Shtetit te Politikanve Kriminel !

        Kjo lavire bandes se AliBabes me 40 -hajdute eshte duke ngren shum MUTE !

        Përgjigjjuni
        1. c
          ce

          E bija e hajdutit ordiner, sharebajga e neveritur e haremit te Jales , xhixho hundpinokja ne delir ekstazi halucionante. Noc rrokun do marresh moj shore. Nuk e sheh qe ne sondazhe spiuni Agush eshte njeriu me 0.000001% mbeshtetje ne popull se leshelija e Nafije dybekut ka vdekur, ka shkuar ne ilegalitet pas mikut te spiunit Agush Altin hajrit te akuzuar per zhdukje kufome te Jani Prenges. Me kete bandit drekonte ne resortin e tij te droges Golden cdo jave spiuni Agush para 3 vitesh.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhixhua nga Suha e Lunxhërisë .

            Më pëlqen ky optimizmi i tepruar i Xhixhisë . Meta mezi ka dalë deputet në kohë normale në Tiranë , jo sot që është arrestuar si hajdut , bashkë me Monikën , që jep edhe jetën për babën e fëmijëve . Po kjo Xhixhia ka dhe oreks të madh , i jep Likes 30 deri në 40 mijë vota . Nuk kandidoi në Skrapar se ishte i bindur që nuk do të merrte as votat e fshatit Cepan .

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              Nuk voton kurre populli i Tiranes nje spiun qe per 50 leke spiunoi shokun e bankes ne gjimnaz vetem per te fituar vete shkollen e larte. Shqiptaret gjithmone i kane urryer shume spiunet, bile me shume se hajdutet, se spiuni shqiptar dergoi milicet italiane tek shtepia ku strehohej i madhi Qemal Stafa, spiuni tregoi dhe shtepine ku strehohej Vojo Kushi, spiunet drejtuan ballistet e Xhafer deves per te vrare 84 djem te rinj ne Tirane me 4 shkurt 1944, spiunet denoncuan tregtaret shqiptare pas luftes dhe moren ne qafe mijra vete per nje fjale goje. Prandaj dhe spiunit Agush 50 lekesh populli i Tiranes do i tregoje vendin me 11 maj 2025.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje