Ervin Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Askush s’mund të më përjashtojë nga PD, partia nuk është pronë e tyre

27 Dhjetor 2025, 19:15Politika TEMA
Ervin Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Askush s’mund të

Ervin Salianji, në takimin me demokratët në Shkodër, bëri një koment edhe për “vetëpërjashtimin” e tij nga Partia Demokratike, duke iu referuar komentit të Flamur Nokës dhe Sali Berishës.

“Shqipëria nuk ndryshon dhe është e pamjaftueshme nëse PD nuk reflekton dhe ndryshon për të rrëzuar Edi Ramën. Shqipëria nuk ndryshon duke rikthyer politika dhe metoda të vjetra, figura të konsumuara dhe mentalitete që i kanë zhgënjyer qytetarët që shumë vite më përpara. 

E vjetra ka dështuar. Se ka folur shumë dhe ka vepruar pak. Është mbyllur në interesa të ngushta. Shikoni pak rastin e PD edhe në këtë pak rastin e PD në këtë moment. PD ka një statut dhe nuk ka asnjë shans që të përjashtohet dot askush nga PD.

Për shkak se zyrtarëve të PD, rrogëtarëve dhe përfituesve nuk iu vjen mirë që funkasionon që kanë ta mbajnë me punë por duan ta majnë me marifete dhe qyl shpikin terma që nuk ekzistojnë. Nuk ka vetëpërjashtim, ka vetëpërfshirje, vetëpërballje do tia dalim deri në fund që të ndryshopjmë PD. Politika është shërbim nuk është pronë. 

Se anëtarësia e PD dhe qytetarët nuk janë pronë, por aksionerë. Ne jemi këtu jo vetëm për PD por në betejë për shtetin e së drejtës. Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për denoncim, por për alternativë. PD në këtë moment ka një përgjegjësi historike. Rotacioni është mënyra e vetme për të ndaluar kapjen e shtetit”, tha Salianji.

3 Komente

  1. R
    Real

    Te gjitha keto foltore qe organizon babalja,ne kete kohe,jane me sponsorizimin e palloshes,dhe behen per te terheqe vemendjen e publikut nga skandalet e korupsionit te qeverise. Nje mision qe babalja e ka ndermarre mendihmen e Grides, por sic duken punet,nuk po shkohet sipas parashikimit te palloshesh, dhe misioni i Grides si ndermjetese ka pesuar fiasko , iden si me gjumashin.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali hajduti ne Burg!

      Midis vrasesit dhe babales preferoj babalen, ndersa ti vazhdo e pirdh kot!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Nuk i besoj kesaj loje. Salianji eshte nje mut si Sali kerma dhe po bejne loje, sepse Saliut nuk i mblidhen me dhe Salianji mundohet te mbledhi keshtu ata qe nuk shkojne tek Saliu por ti mbajne ne shtrungen e tyre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje