Ministri i Jashtëm Igli Hasani zhvilloi të enjten e 28 dhjetorit takimin e fundvitit me gazetarët, me të cilët foli mbi arritjet dhe angazhimet e diplomacisë shqiptare.
Pas fjalës së tij, i cili renditi arritjet e vitit që lamë pas dhe prioritetet e vitit që vjen, Hasani u pyet nga gazetarët për marrëdhëniet Tiranë-Athinë dhe çështjen Beleri, e cila si duket mund të mbajë peng integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Hasani thotë mes dy palëve po zhvillohen negociata për të arritur në një zgjidhje. Ndërsa shton se po bëhen përpjekje për t’u futur në 2024-ëm me kapituj të hapur.
Igli Hasani: Ka negociata, ide angazhim nga dy palët për zgjidhje. Po vazhdojmë përpjekje që angazhimi i Shqipërisë në rrugën për BE të jetë i qartë. Prioritetet të jenë të realizuara në mënyrë që në organizimin e konferencës ndërqeveritare të jetë gjithë puna që është bërë deri më tani. Ne të hyjmë në 2024 me kapituj të hapur dhe ide të qarta për rrugëtimin tonë drejt BE.
Në këtë proces na duhet të thellojmë reformat angazhimet dhe të marrim përsipër ato angazhime që vetë kemi marrë përsipër.
I pyetur për çështjen e Detit dhe se sa mund të ndikohet ajo nga situata e krijuar së fundmi mes dy vendeve, Hasani thotë se këto janë histori që do të “jenë të zgjidhura”.
Igli Hasani: Janë shumë çështje që është mirë mos t’ja lëmë diplomacisë mikrofonin. Janë histori që do të jenë të zgjidhura. Angazhimi është maksimal por dhe qëndrimet janë të qarta. Greqia është një fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë. Për marrëveshjen e Detit, pres nga Presidenti i Republikës nëse ka nevojë më shumë për informacion.
dmth dhe ceshtja Beleri qenka ne negociata dhe jo ne process gjygjesor
Nje zgjidhje nuk do te thote qe te shkosh kunder vendimit te nje gjykate o Dode!! Ka shume zgjidhje edhe pa nje personazh si Bejleri neper kembe, ai duhet tu pergjigjet akuzave te ngritura ndaj tij!!
Nuk tha qe negociohet Beleri o zotri,po negociohet per prioritetet per hapjen e negociatave,Beleri do perfundoj si Berisha se ka bere krime ne kufirin shqiptar,ka vrare oficer e ushtar si kelysh spiun grek!
Cfare kapitulli do hapesh jane 32....Jr I fundit...Mali zi e Serbia kane hapur rreth 28 dhe kane 6 vjet ne proces....genjeni me bukur...
Paralelizmi ska te beje ne kete rast , ato shtete kane te tjera kusure , te tjera ato , te tjera ne , Serbia psh , jo 32 kapituj te kaloj , po nuk njofi Kosoven , dhe te prese lidhjet me Rusine nje jete do ri te pragu i EU si macoku se mos ja hapin deren vec shanc nuk do kete , Turqia ka vite e vite te pragu i EU , kot e ka , asnje shanc per futje brenda …….kjo e para dhe e dyta , ska genjeshter te bukur sot , ka genjeshter dhe e verteta ….genjeshtra e bukur eshte si luga bosh….ha sa te duash , prap i uritur mbetesh …..keshtu qe e kupton kur tjetri te mashtron ….thjesht nuk ngopesh ……
Dmth çeshtja ee Çamerise nuk qenka duke u zgjedhur, por ama punet e brendshme te Shqiperise dhe vendinet e Gjykates qenkan pune negociatash me Gre qine?! Hasan o Hasan !
Pyet Idrizin se ai kishte pajtuar edhe nje studio avokatie angleze me fame boterore, qe para 7-8 vitesh. Pyete pse nuk e zgjati muhabetin?!
Po ligji luftes o Hasono....e harrove...
Kjo qeveri nuk eshte me sh se nje grup lamashesh me nje fodull frikacak te tipit Enver, me nje opozite te shkaterruar dhe jofunksionale qe ne kor me qeverine nuk kane nje program te qarte kombetare. Politika shqipetare nga te dy anet jane per te arshur keq sepse notojne ne konfuzion dhe per mos me thene jane antikombetare krahasuar me realitetin e sotem rreth e rrotull….
Zoti Minister: Mbani bythen drejt dhe mos u dridhni: Nxirrni dy materjale te plota faktike : 1)per myslimanin vrases mashtrues bejleri., 2)per popullsine e masakruar came . Qe USA ,BE dhe mbare bota demokratike te mesoje te verteten. S’ka perse t’ju dridhet qerpiku! Koha nuk pret me! E drejta eshte me ne!????????????????️????????????????
Sic duket kryehajni i ripjelljes do i sjell by….en grekut. Kjo u pa ne veprimet qe mori per Belerin qe iu pranua padia ndaj deshmitarit kryesor te akuzes dhe te tjerat pastaj vijne………….. Gjykat e pranoi padine dhe jo krye ministri se Ai nuk nderhyn ne drejtesi !!!!!!