Eskortë gjyqtarit që i vendosën tritol, Balla telefonon Tonin Sterkaj

28 Prill 2024, 17:31Politika TEMA

Eskortë gjyqtarit që i vendosën tritol, Balla telefonon Tonin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pasur një komunikim telefonik me gjyqtarin Tonin Sterkaj.

Burime bëjnë me dije se Balla e ka siguruar për marrjen e masave te menjëhershme për garantimin e sigurisë së tij.

Gjithashtu nesër ne KLGJ do të mblidhet dhe komisioni i posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve, ku do të marrë pjesë edhe vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00 në banesën e Tonin Sterkajt shpërtheu një sasi tritoli, Ngjarja dyshohet se ka lidhje me detyrën e gjyqtarit, teksa po punohet për kapjen e autorit. /vizionplus.tv

1 Komente

  1. d
    dsa

    Fshatari Balla ja u kap nje venes tritoli me dhjetra te tjera jane gati per veprim, si puna e e tullacit Sterkaj jane shume e shume gjyqtare grabitqare ne shenjester, jane njerezit me te pasur ne Shqiperi vetem se kane te veshur veladonin e priftit me falni te gjykatesit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje