Erion Isai ia thotë hapur Flamur Nokës: Nëse bashkia Kolonjë është e korruptuar, si ka mundësi që kryetari i Rithemelimit është përfitues i shumë tenderave?

28 Prill 2024, 10:04Politika TEMA

Erion Isai ia thotë hapur Flamur Nokës: Nëse bashkia Kolonjë

Zëvendësi i Sali Berishës në krye të Rithemelimit, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me mbështetës të këtij grupi në bashkinë Kolonjë.


Mes të tjerash, Noka ka përmendur aty, edhe drejtuesin e kësaj bashkie, Erion Isain, duke u marrë me përmasat e tij fizike.


Në një reagim të kryetarit të bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ai, veç të tjerash, shprehet se nëse bashkia Kolonjë është e korruptuar, si ka mundësi që shumicën e tenderave aty e fiton kryetari i Rithemelimit të Berishës.


Ky reagim i Isait nxjerr në pah edhe një herë hipokrizinë dhe retorikën boshe të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, të cilët, ndërkohë që vetë janë në pazar me pushtetin, militantëve iu servirin gjë tjetër.


Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të bashkisë Kolonjë:


Flamur Noka në një sallë me 15 veta qenkërka marrë me përmasat e mia sot. Mirë se vjen (megjithëse shumë rrallë, Flamur) Kolonja mirëpret këdo. Gabim e ke lexuar gjithmonë Kolonjën. Vjet erdhe 20 minuta dhe shpalle fitore të thellë.


Sot fole për abuzime, por pyet pak partinë tënde aty: Kur bashkia abuzon si ka mundësi që kryetari yt i Rithemelimit është fitues i shumë tenderave në atë bashki?


Shihemi në maj 2025 Flamur. Edhe më thellë!


P:S

Ajo kolona e rezultatit do jetë edhe më e gjatë vitin tjetër. Herën tjetër kur të vish, të takoj me kënaqësi; për turistët kemi respekt.

Erion Isai ia thotë hapur Flamur Nokës: Nëse bashkia Kolonjë

5 Komente

  1. T
    Teodori

    Kjo qe thua ti nuk bind askend! Sipas meje! Te korruptuaret dhe matrapazet nuk kane lidhje as me Rilindjen as me Rithemelimin. Ata biles nen keta emra fshihen dhe behen bashke!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vl

      Se hani tum te gjithe ne nje kazan...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teodori

        Kjo qe thua ti te bind me shume se ata si ti, ne aleance me Rithmelimin, jane duke u perpjekur ti bejne varrin Rilindjes! Kjo bie ere Varrezash!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shoku me rroba doku.

          Kryetari i Rithemelimit merr tendera ne bashki. Kur u shemb rruga Korce - Erseke nuk e hapi fare gojen se po gelltiste llokmat e tenderave qe si merr vesh njeri fare, se ska transparency. Kta jane mjeshtra te korrupsionit. Populli i varfer vetem rri dhe shikon si pasurohen te majte dhe te djathte.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selman bega

            Bravo eron

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje