Konventa që përjashtoi Monika Kryemadhin dhe grupin e saj

27 Prill 2024, 19:34Politika TEMA
Konventa që përjashtoi Monika Kryemadhin dhe grupin e saj

Konventa e kësaj të shtune e Partisë së Lirisë, vulosi përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe njerëzve pranë saj nga struktura e Partisë së Lirisë.

Por, përveç pjesës dërrmuese të partisë që e braktisi, ish-kryetarja e LSI u braktis dhe nga femrat e kësaj force politike, të cilat shkallët e karrierës së tyre në politikë dhe në Partinë e Lirisë, i kanë ngjitur dhe falë mbështetjes së Kryemadhit.

Monika Kryemadhi u shfaq sot vetëm me Elona Gurin në krah. Ish-Sekretarja Organizative e shkarkuar si pjesë e klanit Kryemadhi ishte me të gjithë kohës.

Ndërkohë, që gratë e tjera të Partisë së Lirisë ishin në krah të Ilir Metës.

Erisa Xhixho e cila duartrokiste me pasion rëzimin e propozimit për buxhetin e grave që propozoj  Kryemadhin. 

Kryemadhi u braktis dhe nga Silva Caka e Kejdi Mehmetaj e shumë gra të cilat i ka mbështetur në karrierën e tyre.

Por, megjithëse e tradhëtuar nga gratë që vetë i rriti dhe teksa paralajmëroi një lloj tërheqje, akti i fundit politik i Monika Kryemadhit ishte për gratë e Partisë së Lirisë.

Ajo propozoi që 30% e buxhetit të fushatës elektorale, të shkonte për gratë që do kandidonin për deputete.

Propozimi në fillim u rrëzua ku të gjitha gratë në krah te Ilir Metës votuan kundër,  por me këmbënguljen e Kryemadhit, Konventa u detyrua t’a votojë.

Ilir Meta teksa e shikonte nga podiumi kryesor, u ndje i sfiduar dhe u detyrua të propozojë që nga 30% i Kryemadhit të bëhet 50%.

Pas miratimit të propozimit, Monika Kryemadhi me një hap prej fituesje u ngjit në podiumin e sallës së Pallatit të Kongreseve, duke thumbuar të gjitha gratë që e lanë vetëm, por dhe bashkëshortin e saj Ilir Meta.

E vetme dhe e tradhëtuar, Monika Kryemadhi aktin e fundit politik e kishte dhe për gratë, dhe për ato që e hëngrën në besë.

7 Komente

  1. S
    Sqepari

    Estrade partish per shqiptaret. I keni merituar!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Likja me dore te hekurt

      Likja e beri nje konvente si ato te Enverit pas clirimit qe i perjashtoi disa nga shoket edhe Mones ashtu i ndodhi , sa per perjashtimin mire ja beri ajo keto kohe nuk po rruante fare po e mbante di fole pet minjte .

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        prape me sharebajgat e Jales keto monstrat e leshelise.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni, antar i LSI që në kohë të pordhës.

          Keqardhje të thellë për Monika Kryemadhin, për këtë grua simbol të nderit dhe drejtësisë! Por t'a dini ju që e latë vetëm këtë grua sokoleshë, e cila ka treguar me vepra se nuk e rruan organin e qejfit për SPAK-un, jo më t'a rruaj për ju, për inatin tuaj pyll ka për t'a lënë, xhungël të vërtetë, duke kontribuar me këtë rast edhe në luftën kundër ngrohjes globale.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Velo

            Mos kini merak, nuk e le pyll ajo, se vete e rruan ne Sanmarino me leket tona.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjeto

              Mos ia beni qefin me keto fotoshopet se i duket vetja Kleopatra apo MonaLiza.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zeqine sallaksja

                E rruan, se rruan, kete duam ta shofim me sy qe ta besojme? Se thone qe e ka rimodeluar zogun e nuk e ka lene ashtu si e ka bere zoti? Ta shohim ça forme e ka bere?? Se ka paguar miliona evro per ta bere te bukur? Qe ta pelq ky fshatari Skraparit?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje