Mediat italiane: Shqipëria po ringjall fabrikat sovjetike të armëve

27 Prill 2024, 16:42Politika TEMA

Mediat italiane: Shqipëria po ringjall fabrikat sovjetike të

Qeveria shqiptare po synon rithemelimin e industrisë ushtarake me qëllim prodhimin në vend të municionit ushtarak, ka me pasuar reagime të shumta brenda dhe jashtë trojeve tona.

Së fundmi, këtë lajm e kanë përcjellë edhe mediat italiane, duke theksuar kështu aspiratën e Shqipërisë për t’u rritur edhe në këtë drejtim.


“IlMessaggero” i ka kushtuar një artikull interesant qëllimit të qeverisë shqiptare për rithemelimin e industrisë së prodhimit të municionit luftarak, duke rivitalizuar uzinat e prodhimit të armëve të epokës sovjetike. Media italiane shkruan se kjo lëvizje synon të shndërrojë Shqipërinë në një vend tërheqës për investitorët e huaj që janë interesuar për të zhvilluar produkte të reja në sektorin e mbrojtjes.

Lini një Përgjigje