Meta zhvendos konventën poshtë ballkonit të Berishës: T'ua kthejmë vizitën Këlliçit e Balliut

27 Prill 2024, 16:32Politika TEMA

Meta zhvendos konventën poshtë ballkonit të Berishës:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në përfundim të Konventës të forcës politike që ai drejton u ka bërë thirrje simpatizantëve që në orën 20:00 të mblidhen te “Rruga e shpresës”, për t’iu bashkuar protestës së përditshme në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga radhët e Rithemelimit në këtë Konventës ishte i pranishëm ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi si dhe Klevis Balliu, për të cilët Meta tha se duhet t’i kthejnë vizitën në “Bulevardin e Shpresës”.

“Nuk jam këtu për të shpallur rezultatet sepse rezultatet do i shpallë komisioni. Por meqënëse ende jam kreu i PL dhe meqënëse erdhi Këlliçi e Balliu dhe disa zotërinj me bluzat lironi liderin e burgosur, ne kemi për detyrim tu kthejmë vizitën sot ne bulevardi i shpresës në orën 8. Prandaj i ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë që ishin në këtë Konventë që të bashkohem te bulevardi Shpresës në orën 8. I mirëkuptoj të gjithë ata të cilët kanë angazhimet e tyre dhe duhet të iknin një nga këta ishte edhe Maradona, Maradona ështën jë nga aktivitetet e Gjirokastrës. Erdhi votoi dhe shpresoi të ketë bërë gol me dorën e Zotit apo me këmbën e zotit, por me dorë se ashtu ka votuar e kërkoi lejë të ikte. Kemi shumë raste të tilla por i ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e tjerë të na bashkohen sot në orën 8 sot atje”, tha ilir Meta, teksa theksojmë se ish-presidenti do të marrë pjesë për herë të parë këtë të shtunë në protestën e organizuar nga mbështetësit e Sali Berishës.

1 Komente

  1. r
    robi

    shikoni kush jane ne salle bashke me disa shpellare.Dy fytyrat me te urryera te foltores se vicidolit, krrici i faros me 2 gishta lart dhe neonazisti Belo krrici qe dogji bunkerin ne mes te Tiranes dhe organizoi pucin ne stadium kunder Lulzim Bashes, dy fytyrat me te urryera ne mbare publikun shqiptar qe populli shqiptar i ka ndeshkuar rende me vote plebishitare duke i nxjerre me shqelma nga parlamenti.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje