
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, reguar pas një ngjarjeje të bërë publik një ditë më parë, ku u raportua se bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, ka plagosur me thikë rreth 5 muaj më parë, drejtorin e ATK-së.
Në një deklaratë për mediat, Karabina e ka cilësuar ngjarjen skandal, ndërsa thekson se rasti është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga Eri Koshaj, por institucionet shtetërore kanë heshtur.
Sipas saj, “ngjarje të tilla dëshmojnë se si funskionon shteti i korruptuar i Edi Ramës. Qytetari është i pambrojtur dhe i pafuqishëm ndërsa pushtetarët me imunitet mbrojnë jo vetëm veten por dhe familjarë të tyre”.
Një ngjarje në përmasat e skandalit ka ndodhur mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023 në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK) është kërcënuar dhe qëlluar me thikë nga A.I., bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Rasti është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga shtetasit E.K., por institucionet shtetërore kanë heshtur.
Ngjarja është denoncuar nga një media e cila jo vetëm e ka bërë të njohur për publikun ngjarjen e rëndë të një vepre penale që ka për objekt jetën dhe shëndetin e njeriut, por njëkohësisht ka dëshmuar skandalin e fshehjes së ngjarjes nga Policia e Shtetit.
Pas denoncimit në media, ka reaguar Ministrja Ibrahimaj dhe e ka pranuar faktin por pa dhënë shpjegime për shkakun e vërtetë se pse dhe si ndodhi ngjarja.
Pse Ministrja priti 5 muaj që të reagojë për këtë ngjarje të rëndë? Pse Policia e Shtetit e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen?
Pas reagimit të ministres dhe pranimit të përfshirjen së bashkëshortit të saj në këtë skandal, Policia e Shtetit duhet të japë shpjegime dhe të hedhe dritë mbi motivet e ngjarjes.
Ngjarje të tilla dëshmojnë edhe njëherë se si funskionon shteti i korruptuar i Edi Ramës: qytetari është i pambrojtur dhe i pafuqishëm ndërsa pushtetarët me imunitet mbrojnë jo vetëm veten por dhe familjarë të tyre edhe kur bëhet fjalë dhe për akte dhune me pasoja për jetën apo shendetin e njeriut.
Denoncimi nga media i këtij skandali dëshmon qartë rolin e madh që ka ajo si aleate e publikut për të denoncuar dhe kontribuar në të mirë të tij.
Kryeministri Rama, të cilit është bërë zakon t’i hanë dardha e kumbulla pas shpine, nuk mund të fshihet më pas përgjegjësisë individuale. Ose duhet të shkarkojë ministren Ibrahimaj, për ushtrimin e pushtetit në fshehjen e ngjarjes, ose duhet të japë vetë dorëheqjen si kryeministër i paaftë i një qeverie të korruptuar!
Ka vetëm një zgjidhje për këto që po i ndodhin qeverisë së Edi Ramës, dorëheqja e tij dhe kalimi në zgjedhje të parakohëshme. E mbështes këtë mbi bazën e kësaj logjike: Për gjithë këto çudira që po ndodhin në qeverisjen e tij e vetmja rrugë për t'u thyer turinjtë dhe për t'u shkëputur nga këta individë të cilëve ju besoj dhe i bëri pjestar skuadrës së tij, (siç e ka qejf t'a quaj ai) është dorëheqja. Dorëheqja nuk tregon dobësi, përkundrazi, tregon se ti ke gabuar në zgjedhjet që ke bërë dhe nuk mund t'i lejosh vehtes që ecet akoma më tej në këtë rrugë që po të çon drejt katastrofës. Është e vetmja rrugë për t'u shkëputur nga ata që po të marrin shpirtin me paudhësitë e tyre, të cilët po të përdorin si jorgan për të mbuluar maskarallëqet që bëjnë. Ndaj them, një drejtues me mënd jep dorëheqjen, shkëput lidhjet me të ligën që e ka zënë për fyti, del përpara popullit dhe sinqerisht i flet për situatën ku po të çojnë ata që u besove. Populli është gjeni, ai di më mirë se kushdo për t'a trajtuar situatën dhe t'a jep përseri besimin nëse e bind për të vërtetën. Por që të vazhdohet kështu, kjo është fatkeqësi, për partinë që drejton dhe sidomos për popullin. Politikan i zoti është ai që në një kohë të caktuar bënë atë që koha kërkon si domosdoshmëri. Sidoqoftë nga Rama kurrë nuk mund të presësh që të jap dorëheqje. Kjo për faktin se lidhjet e tij me botën e krimit janë evidente. Si mund të presësh dorëheqje prej Ramës, kur ai shkon dhe i kërkon edhe vetë kryeministrit të Spanjës të mos e çojë nëpër mënd dorëheqjen, kur gruaja e tij akuzohet për korrupsion? Ne vërtetë jemi udhëhequr e udhëhiqemi nga njerëz skandaloz.
Është gënjeshtër e instrumentalizuar nga Media filo Rithemelim dhe filo Vula, sepse bashkëshorti i ministres Ibrahimaj nuk ka kryer një gjë të tillë, por ka qenë aty si dhe disa të tjerë ku ka ndodhur ngjarja midis dy personave të tjerë.