Ilir Meta u bërtet anëtërëve të Konventës së PL: Thirrini mendjes, Edi Rama nuk është budalla!

27 Prill 2024, 12:29Politika TEMA

Ilir Meta u bërtet anëtërëve të Konventës së

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte kritik ndaj të tijëve në konventën që u zhvillua këtë të shtunë në Tiranë. Një aspekt ku u ndal ishte edhe “lufta” në rrjetet sociale. Ai iu kujtoi anëtarëve të PL-së që të mos e pandehin kryeministrin “budalla” pasi nëse do ishte i tillë nuk do të qëndronte në pushtet 11 vite. Sipas Metës, partia duhet të jetë e organizuar pasi po luan për kampion dhe në krah theksoi se do që të ketë vetëm ata që luajnë për të qenë kampionë.

“Sot kam ekipin e monitorimit për share, like, për komente. Nuk jam shumë i apasionuar pas kësaj gjëje, por ju mos kujtoni se Edi Rama është budalla. Po të ishte budalla nuk rrinte 11 vjet në pushtet. Ka një makineri të tërë shtetërore, e ka dyfishuar administratën, ndërkohë që Shqipëria është përgjysmuar që kur ka ardhur ai. Mos kujtoni se bën mbledhje qeverie për të diskutuar strategji për energjinë, për turizmin. Ato i ka për lajme. Ai i bën mbledhjet për të diskutuar si administrata e patronazhistëve është në rregull apo jo me planin e likeve, të shareve, të komenteve e kështu me radhë. Ne çfarë na kushton të shpërndajmë mesazhin e Ilir Metës? Çfarë na kushton të shpërndajmë mesazhin e Erisa Xhixhos? Nëse ne përtojmë të bëjmë një gjë kaq të vogël, po nesër çfarë do të bëjmë ne në kutinë e votimit. Kjo nuk është gjithçka, por kjo tregon sa i organizuar je, sa i përgatitur je, sa nerv ke për të dalë kampion. Ne nuk po luajmë as që të mbetemi në ligë, ne po luajmë për kampion. Thirrni mendjes të gjithëve. Dhe në krahë të Metës do të jenë ata që luajnë për kampion. Edhe mund të mos dalim, por ndeshjen nuk e shesim”, tha Meta.

Sipas Metës, duke u riorganizuar, Partia e Lirisë do ta bëjë Shqipërinë që të ketë “diell për të gjithë”.

“Ne duke u rioganizuar krejt ndryshe nga deri sot, me një statut të ri që shpresoj se do të votohet, me këtë program të mrekullueshëm 5 prioritete për 4 milionë plus do ta bëjmë Shqipërinë që të ketë diell për të gjithë”, tha Meta.

Sipas kreut të PL-së programi i tij është bërë nga ekspertët më të mirë vendas dhe në rajon.

5 Komente

  1. K
    Kapterri

    Po prishem prej programit,oh oh oh.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Mos e ke bër gjë programin me Gruevskin që thua se e ke bër me specialist nga rajoni ?

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesi

        Nashti, me aato miljarda qe ka qe nga Amerika, Rusia, Kongo, India e vende te tjera, do u jap ndonje leke shqiptareve ky birbo apo vetem do paguaj ZErisen per sherbimin ne darkë?!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kot fare

          Bo bo sa rende qenka eshte nja hap larg qelise flet per kampion qe edhe kur ka qene ne kulm thjesht plotesues ishte.

          Përgjigjjuni
          1. (
            (S)Taket e drejtesise .

            Ike , ike Like djali me gjith Sali e kompani . Ju shofte fara e keqe qe doni te mbillni , burgu ju pret dhe nuk ju ndihmojne dot marifetet qe beni me budallenjte qe ju vijne pas .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje