“Ethet” e revolucionit që Ilir Meta e shtyu me 200 ditë!

12 Shtator 2022, 19:18Politika TEMA

“Ethet” e revolucionit që Ilir Meta e shtyu me 200 ditë!

Nga Ylli Pata

Deri tani nuk është vënë re, edhe pse Ilir Meta ka shpallur në një dalje direkte televizive pas homazhit në përmendoren e Azem Hajdarit se ka një ndryshim agjende.

E cila nuk është protokoll, por sipas kreut të Partisë së Lirisë, është ide e frymëzim, që vjen e forcohet sa më shumë kur njerëzit që drejtojnë sot popullin e revolucionit, marrin një pikë oksigjeni plus, pikë që sjell atë kërcitjen e trurit e cila furnizon menjëherë mendjen e gojën për të dhënë një ide të re.

Ah, idetë e reja në këtë situatë ku siç thotë Doktori “Shqipëria është në rrezik”, vijnë e ngërthehen me mërzitjen, nervozizmin, urrejtjen pse jo, e të gjitha këto sjellin pështjellime. Që varen edhe nga rrethanat rastësore.

Si shiu i Postribës, që ja trazoi pak serverin kompjuterit më të kolauduar, të cilit demokratët besojnë. Si dikur në vitet 80, kur mendonin se nëse shkruan një pyetje në një PC, edhe përgjigja vjen automatike. 

Kur kibernetika u bë edhe pjesë e letërsisë së realizmit socialist, kur flisnin për “metodat matematikore në ushqimin e blektorisë” që ne e shohim sot në filmin e Telos, por inatin e kemi me Kiço Pelën, i cili nuk e donte martesën e Verës me zooteknikun e Mollasit që përdorte kompjuterin e INIMA-s, sot AKSHI.  

I cili, sipas lajmeve është hakuar nga Hamidi, Mohamedi, Mehdiu, dhe Fatimja. Por edhe kompjuterat e kolauduar mirë si Berisha mund të trashen dreqi e mori. Siç u trash në Postribë, ku ngatërroi Jup Kazazin me Jup Kastratin. Dy shkodranë të vjetër gjithsesi, por me drejtime të ndryshme në jetë. 

Sali Berisha, asnjëherë nuk e kishte bërë këtë lapsus ku nuk ka munguar në podiumin e Postribës, të cilin e sheh si agora e njerëzve që e kanë votuar për të këto 30 vjet, ata që e kanë urryer komunizmin ngaqë i ka nxirë jetën. Por pse i ka nxirë jetën atyre, Sali Berishës, nuk i ka ndodhur e njëjta gjë. Madje siç e kemi parë, ai ka qenë edhe ndër njerëzit e afërt të rrethit të Enver Hoxhës, pa le të tjerët.

Por përveç fabulës së ish-komunistit Berisha, i cili ka 30 vjet që kërkon të bëhet një tribun antikomunist, e në fund ngatërron emrin si ajo aguridhja e foltores së Lulit në 2017-n, që ngatërroi Armand Shkullakun me Emiliano Shullazin, doli edhe Ilir Meta sot që e bëri lëmsh me ditët e revolucionit.

Kungulleshka e llogaritjes së “fatal-timing” po merrte një dramacitet inkandeshent, deri kur Nikollë Lesi nuk le gjë pa i thënë, ku shton se Edi Rama do t’i hajë me gjithë këpucë nëse nuk rrini poshtë zyrës së tij pa lëvizur.

Fraza e zotit Lesi erdhi paksa si tentativë për të hyrë në diskutimin e rëndë që ka kapur “të mëdhenjtë” për kohën e metodat e revolucionit. Pra gjithçka ngjan si një mjedis kafkian, ku protagonist është Zhvejku.

Po ky objeksion, natyrisht kërkon oponencë. Megjithatë Ilir Meta, doli sot, i ndarë nga Berisha, nderoi Azem Hajdarin në ditën e vrasjes së tij, e shpalli se ideali i lëvizjes studentore është aktual edhe sot, e shtoi se ky ideal do të jetë prezent në 200 ditët në vazhdim. 200 ditë? Domethënë më shumë se 6 muaj? Pra nga mesi i marsit kur janë zgjedhjet lokale të rregullta në shkallë kombëtare?

Çdo të ndodhë pas 200 ditësh? Mos vallë do të dalin Berisha, apo edhe Meta e të thonë që ne nuk hymë në zgjedhje me kryeministër Ed i Ramën? Logjikisht përjashtohet ky opsion, ngaqë e kanë bërë helaq Lulzim Bashën për bojkotin e 30 qershorit 2019, kur Basha ishte thjesht zëdhënësi. 

Po çfarë parashikon revolucion i 200 ditëve? A, këtu, të lutem shumë: plas variacioni mbi temën si puna e telenovelës së Elvis Martinajt. Ku ndoshta, po në Postribë, pas 200 ditësh do të nisë revolucion i madh, detajet e të cilit duken janë mbajtur sekret për efekt operativ.

Po kush do ta drejtojë: Kastrati apo Kazazi? Hm, kjo ishte loja, Doktori si gjithmonë e lë mister…  

Edhe pa dëshirën e tij!

TemA

9 Komente

  1. E
    Elvis

    Pyes vall kush do ta ndjek kete spiunin ne proteste

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Do ta ndjekin budallenjet.Ka plot budallenje ne PL-se dhe ne PD-ke.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kristi

      Ky iliri qe nuk kishte as 100 veta ne jale do bej proteste kombetare ah medet si esht katandisur opozita

      Përgjigjjuni
      1. S
        Stiljan

        O meta o kokbole

        Përgjigjjuni
        1. R
          Runi

          Ilir Meta t**** ropt oe oe

          Përgjigjjuni
          1. r
            raul

            Revolucioni i shtatorit deshtoi pa filluar akoma se ne Jale moren pjese nja 30_40 cupelina 16_18 vjecare qe u trajnuan nga Kejdi dhembcakallja dhe gjithollog'ja surratgerdalle e leshitlikes Nora bythderrja . Keto cupelina nuk u frymezuan dot as nga Agush spiuni kur kercente poginishten , as nga premtimi i tij qesharak dhe i pabesueshem se me 1 tetor ai do behej kryeminister pasi te mbaronte revolucioni dhe keto cupelinat do te punesoheshin tek ministria e arsimit ku ministre do ishte sharebajga me shkolle te mesme shalepiprra Kejdi dhembcakallja. Cupelinat u trajnuan mire me droge, seks, nje pjate patate skuqur nga instruktorja e bodrumeve te shallvareve e viteve 80 Nafije dybeku i leshelise. Menjefjale u dhi nusja ne kale thote populli se nuk behet revolucion me cupelina qe dijne vetem te ngrejne shalet, cel. 24 ore, hardallosje pa fund dhe droge.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatmiri

              Nuk e kam lecuar,as degjuar,qe nje revolucion te nise te fusha e plehrave.Damat e kavaljeret nuk e durojne aromen e plehrave.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trapi

                Ndryshim i math me Sali Berishen. Veshur me jeshile dhe biciklete i qeshur, duket sikur nuk ka frike. Sali Berisha me breke banjo lart i veshur me antiplimb dhe ne kembe alete te bardha me corape te zeza deri tek gjuri duke ecur shikon mbrapa i trembur nga hasmi. Hajdut Iliri ka vjedhur shtetin kurse Saliu vec se ka vjedhur shtetin ka vrare si cub….dallim i math. Iliri per Kryeminister!

                Përgjigjjuni
                1. Çekiçi

                  Është qudi dhe fajin per ketë qudi e ka EDI si e ka bërë president nji vagaband nji spiun nji faqezi nji hajn qe nuk meriton asgjë më shumë se burgun e REÇIT KY idiot në vend qe ti therret femijtë më shku në shkollë dhe tu uroj suksese I thrret femijtë më dalë në demostratë Mjer Shqiperija kend e ka pas president EDI nese do duhej te jepte dorheqje është e vetmja arsye pse nji faqezi e vuri në krye te shtetit

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje