
Emisioni i bujshëm i Rai – 3 i transmetuar mbrëmjen e së dielës në një ndër kapitujt e tij shënjestronte dhe biznesmenin Luftar Hysa.
Pretendimet dhe të dhënat e ofruara nga gazetari i emisionit rezultojnë manipulative, të cekëta, të pavërteta.
Më poshtë po rendisim shtatë pika të një procesi “fact checking” ku demontohet themeli i pretendimeve të këtij emisioni dhe qartësohet stuhia mbi një çështje që ekziston vetëm në portale dhe gazeta.
1.Personi në fjale z. Hysa nuk është i dënuar dhe as nuk është dënuar ndonjëherë për veprat që insinuhohet. Më saktë pastrimi i parave, apo çdo lloj krimi apo vepre penale tjetër.
2.Nuk ka asnjë procedim penal ndaj z. Hysa ne Kanada apo kudo ne Bote. ( 18 muaj që shkruajnë vetëm gazetat dhe akuzojnë gazetat dhe asnjë fakt, prove, etj nga organet kompetente në asnjë vend të botës.)
3.Ka një deklaratë të Prokurorisë së Përgjithshme në Meksikë që ky person nuk është në hetim dhe se nuk akuzohet apo hetohet për asnjë vepër penale.
4.Mediat në meksikë kanë përgenjeshtruar lajmin dhe të detyruar nga gjykata kanë berë shkrime përgenjështruese.
5.Lidhja ndërmjet Valona Konstruksion dhe z Hysa është sajese e qëllimshme e pabazuar. Valona konstruksion është kompani e krijuar në vitin 2001 në qytetin e Vlorës, (kohë në të cilën z. Hysa ishte akoma në Shqipëri dhe nuk kishte shkuar ndonjëherë në Meksikë apo ku pretendohet). Që atëherë deri tani ka pasur dhe ka të njëjtin aksioner 100% Besnik Lulaj. Në fokus të saj ka qenë ndërtimi.
6.Nuk ka asnjë lidhje ndërmjet Marina Bay dhe z. Hysa. As ai ose asnjë nga familjarët e tij nuk kanë qenë kurrë aksionerë, administratorë, investitorë apo punëtorë të thjeshtë të kësaj kompanie. (Ka një relatë shumë të fortë miqësie ndërmjet familjeve).
7.Z Hysa është viktimë e një vale sulmi mediatik për çështje konkurence në sektorin e lojërave të fatit.
8 ....padit ne prokurori RAI 3 per shpifje ne se vertete je i tille , ne se nuk bene padi je dyshues .
Sikur thane qe ka pas probleme me ligjin ne Kanada jo ne Meksike!!
Asnjē drogaxhi , oligark apo i korruptuar qē ka Vila , hotele, prona, nē shqiperi nuk ka asnjē proçedim penal dhe prova gjyqẽsore. As berisha me 12 pallate dhe femijet miljarderē, as meta qē erdhi me shapka dhe asnjē tjeter. Me kētē argument, mbroni hajdutët e korruptuar, drogaxhijtë dhe pastruesit e parave te pista.
Hidheni ne gjyq ne Itali Rai 3, do vonoje por nese keni te drejte do fitoni dhe demshperbleheni.
Po pse kryehajni i ripjelljes thote se e kam takuar vetem nje here? Mos i perzieni Meksiken me Kanadane. Mos u fshihni pas gishtit per te bere ::::::: lepirsin per krye hajnin dhe krye kriminelin e sektit te ripjelljes..
Problemi është se në thelb qeveria Shqiptare dhe sidomos Rama kanë mungesë të thellë transparence. Këta i quajnë shtetin ai punët e tyre. Pra njëlloj si "gjërat e tyre"- Cosa Nostra. Kur normalisht duhej të kishte nje rregjistër dhe lehtësisht të shikohej se kush hyn në kryeministri dhe me kë takohet, patjetër dhe protokoll për temën e bisedimeve . Flas realisht se teorikisht një gjë e tillë duhet të ishte qoftë dhe si detyrim ligjor. Dhe kushdo gazetar apo publiku të ketë akses e të shohi... X u takua me Y (bisedë psh investimet strategjike etj). Por kjo është shtet-bërja e Edit dhe Rilindjes... (njëlloj si Saleh dhe Like asnjë ndryshim). Ky që thoshte në Rilindja bëjmë shtet... Shtet - Privat dmth !!!
Atehere Hysaj te behet kryeminister ! Mqs qenka kristal I paster, dje ndogti Ramazoni qe I kerkoi pluhur te paster. Durian Duçka duhet ta kish paralajmeruar Hysajn qe po takon nje kryeminister te koruptuar.
"Fact check"???? Pse nuk shkruan verifikimi I "fakteve" te permendura nga RAI3
Tema beri direkt Fact Check per Hysajn. Mund ta kishit bere edhe per raste te tjera por nuk ju ka interesuar.
Ma merr mendja se dhe luften me Putinin, vetem gazetaret e rangut RAI3 dhe Lela do ta ndalojne po te duan. S'ka njeri tjeter me te besuar se keta dhe me kompetent, vetem duhet te falen poshte dritares ne rrugen "Mustafa Matohiti" 3 here ne ditë . U befshi mut edhe me te birin e Dora Bakojanit qe udheheq poziten greke, njesoj si i biri Karaxhit qe rri ne dritare. Po si ka ndodhur keshtu vertete?!