Fact check/ Gafa e Sali Berishës me tabelat e excel-it, si gënjeu prapë për inceneratorin e Tiranës

28 Dhjetor 2023, 19:25Politika TEMA

Fact check/ Gafa e Sali Berishës me tabelat e excel-it, si gënjeu

Ende nën ethet e pritjes së vendimit të Gjykatës për arrestimin e tij, Sali Berisha mbajti sot një konferencë shtypi, ku deklaroi se kishte “fakte” të tjera për inceneratorin e Tiranës. Ai solli si provë një tabelë excel-i, të marrë nga një publikim zyrtar i Ministrisë së Financave për koncensionet/PPP, duke pretenduar se Bashkia e Tiranës kishte alokuar një fond prej 12 mln euro për inceneratorin e Tiranës për vitet 2024, 2025 dhe 2026. Sipas tij, edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës kishte bërë një alokim fondesh për inceneratorin, duke parashikuar dy herë financim për të njëjtin zë.

Por, nga një verifikim i thjeshtë që i bëmë dokumentit të Buxhetit të Shtetit, i cili është publik dhe mund të verifikohet nga të gjithë, rezultoi se as Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe as ndonjë ministri tjetër nuk ka parashikuar fonde për inceneratorin e Tiranës për vitet 2024, 2025 dhe 2026.

Institucioni i vetëm që ka bërë këtë parashikim, sipas ligjit dhe detyrimeve që ka, është Bashkia e Tiranës.

Nuk dihet nëse kjo gafë e Sali Berishës është e qëllimtë ose jo, por gjithsesi logjika të shpie në dy përfundime të mundshme:

1.    Ose personat që i kanë servirur Sali Berishës këtë “provë” të re janë të paaftë nga kapaciteti për të kuptuar një dokument si Buxheti i Shtetit (dhe kjo është diçka e kuptueshme për Belind Këlliçin, i cili s’ka punuar asnjë ditë në jetën e tij, por është e papranueshme për Berishën, i cili e ka drejtuar vendin si kryeministër);

2.    Ose në këtë rast kemi të bëjmë thjesht me disa mashtrues kronikë, që përpiqen të gënjejnë opinionin publik.

shqiptarja.com

4 Komente

  1. N
    Noci

    Tek inçeneratori i Tiranes po ben hulumtime zbuluesi i famshem i cili nuk arriti te fitoje Bashkine e Tiranes,Belind Kelliçi i cili harton nga nje dosje ne jave me fantazi per inçeneratorin e Tiranes.Jane edhe nja dy tre pordhalet qe e mbushin FB sipas tyre me fakte dhe dikush i beson,por ne fund eshte SPAK u ai qe merret me te verteten I

    Përgjigjjuni
    1. a
      adem

      berisha me mire njefund i tmerrshem sesa nje tmerr pafund.. sa me shume do te perpiqet te zvarrise me avokate e me tv-ra burgun aq me i cmendur do te behet. Me sa duket ka deshire te perfundoje ne nje spital psikiatrik

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Inceneratoret jane grabotja me e hapur e Shqiptareve...nese ne Gerdec u vrane 21 vete nga parate qe granites aty do ishin shpetuar mijera jete ne spitale....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          Jo 21 por 26 vet u vranë në Gërdec o grabotja…hahaha

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje